Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, deputeti Nasip Naço i ftuar në RTSH, u shpreh se ende nuk e di a do të jetë në listat për deputet të PS-së, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Nuk jam unë ai që vendos nëse do të jem në listat për deputet të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit”-nënvizoi Naço.
“Janë qytetarët nëse unë arrij të marr besimin e tyre, janë strukturat e partisë nëse duhet apo s’duhet të jem.
Unë jam përfshirë në zgjedhjet e 2021 dhe bashkë me disa miqtë e mi jemi shkëputur nga LSI për shkak të eksperimenteve politike të dështuara.
PS-ja në qarkun e Beratit në 2009, 2013 dhe 2017 kishte marr 4 deputet ndërsa në 2021 për herë të parë në qark u morën 5 deputet dhe ky është sukses i PS-së.
Unë nuk kalova thjesht si individ në PS, por 50 – 60 % e strukturave të LSI së Beratit më mbështetën.
I vetmi kusht i vendosur nga strukturat që më ndoqën ishte që votën ta kisha vetëm për PS-në. Dhe unë sot jam më rekorde që 70% e premtimeve të mia si deputet janë të realizuara", tha ai.
Po ik o Nasip ne shtepine e harruar, merru me niper e mbesa, nese ke e nese te njohin!?
Mos e vrit shumë mendjen për nipat dhe mbesat e këtij “socialistit të flaktë” i ka rregulluar Nasipi në ministri dhe drejtori administrative si pjesë e 70 përqindëshit të premtimeve të mbajtura.
"Një hyn një del, një Spiro një Vangjel!"-thonë nga Gjirokastra. Kështu ka ndodhur dhe me rastin e dy krushqve Nasip-Mondi: Nëse 'tradhëtari' i LSI Naço nuk do kandidojë për PS se nuk do jetë më në listën e Beratit dhe do dalë nga Parlamenti, s'ka gjë, do hyjë krushku i tij Haxhinasto që i qëndroi besnik LSI-së (sot LR e Metës). Kjo do ndodhë prej futjes së tij në listën së sigurt të PD së "non grata"s, bashkë me vetë hajdutin Meta, zagarin Blushi dhe të adhuruarën e tij Xhixho. Nuk thuhet kot: I duruari i fituari! Kështu ndodhi dhe me Edmund Haxhinaston, në këtë rast, mbase dhe si kompesim për 'humbjen' e Naços.