
Senatori i SHBA-ve nga Montana, Steve Daines ndodhet këtë javë për një vizitë zyrtare në Shqipëri si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë.
Pasditen e kësaj të enjte, senatori Daines ka zhvilluar një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begaj, teksa e pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim.
Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit strategjik, Presidenca njofton se Begaj ka vlerësuar se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie parësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke iu referuar lidhjeve të forta miqësore e njerëzore, vlerësoi se ato janë shumëdimensionale dhe shumë dinamike, dhe se Shqipëria do të mbetet një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të reformave të domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, ku padyshim reforma në drejtësi ka marrë vëmendjen kryesore.
Duke u ndalur te bashkëpunimi shumëpalësh, presidenti Begaj evidentoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria prej 1 janarit 2022 mban një vend jo të përhershëm. Presidenti Begaj nënvizoi se “hartimi së bashku i disa rezolutave, veçanërisht atyre që dënonin agresionin rus ndaj Ukrainës, por jo vetëm, dëshmuan besim të fortë ndaj Shqipërisë mike dhe aleate”.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek efektet, në shumë aspekte, që agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka prodhuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar se mbështetja thelbësore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i shërben së pari normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe paqes së qëndrueshme e sigurisë në të gjithë rajonin.
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, ku theksohet se Daines do të vizitojë edhe Bazën Ajrore të Kuçovës.
“Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Cmenduriiiiiiiii te besoi dikush se mes nje amerikoni Steve dhe nje shurrsi arob Bayrom te exsistoi nje aleance e "shenjte"...!!!!
10 miljarde dollare kinezet (nje nga vendet me te varfra te globit aso kohe) ne 1968 per Kucoven; baze, tunnel, fortifikim, aeroport, avjone, pjese kembimi, armatim, kualifikim personeli, inxhenjeresh dhe kuadrosh aviatore, por mbi te gjitha prone sovrane e ushtrise dhe shtetit shqiptar. 58 miljon dollare ne 2023 nga superfuqia ekonomike ushtarake me e madhe e planetit dhe organizata ushtarake me e madhe dhe e pasur e botes, si prone sovrane e tyre. Zero personel ushtarak shqiptar. 0 avjon shqiptar. 0 sovranitet shqiptar mbi bazen. Shqiptaret do ju lajne halet e bazes dhe do ju shesin farà lule dielli tek dyert e bazes. Zagare te percmuar ne koliben jashte mureve te BEse. Zagare akoma edhe me te percmuar, ne kolibet jashte bazave dhe pasurive shqiptare te naftes dhe gjithckaje
Ore kastravec e gjithe Evropa eshte ne NATO vetem Serbia qe nuk pranon te hyje, me te vetmin shtet qe Shqiperia mund te hyje ne lufte eshte Ger-qia anetare e kesaj organizate, ku akoma e kesaj dite ka ne fuqi ligjin e luftes ndaj nesh. Kete t'i kerkoje ketij Senatori dhe jo ti ritregoje qe jemi qen besnik te Amerikes, jemi partnere dhe jo te nenshtruar ore toc
Si ka mundesi ne 2023, gjithe ky mllef per USA? Ju ka torollepsur Sali-halja. Pa Ameriken, Shqiperia do ishte zhdukur nga harta qe ne luften e pare boterore, pa Ameriken, Kosova nuk do egzistonte as si emer, cudi e madhe kur merr trurin e gomarit dhe e fut ne koke, duke menduar se ke trurin e Ainshtajnit
Cfare do sjellin si investim me kaq para? Dy krahe avjoni?! Asgje serioze per shqiptaret! Vazhdon gllaberimi dhe kanibalizimi i Shqiperise i shoqeruar me nje propagande te ndyre trushpelarse, kolonializuese spastrimi etnik.