Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte pasditen e sotme në studion e News24, teksa foli për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë Tiranë më 9 nëntor.
Këlliçi theksoi se edhe pse dekreti i Begajt për Tiranën ishte jokushtetues, PD është e detyruar të marrë pjesë pasi ajo luftoi për shkarkimin e Veliajt muaj me radhë.
Sakaq, bëri me dije se nesër pritet mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku pritet që të njihen emrat e mundshëm për të zgjedhur kandidatin e opozitës.
Këlliçi bën me dije se brenda pak orësh pas mbledhjes së Kryesisë, PD dhe opozita do zyrtarizojnë emrin e kandidatit që do garojë përballë Ogerta Manastirliut më 9 nëntor.
Belind Këlliçi: Represioni i kryeministrit ndaj tij është i jashtëzakonshëm. Nuk e them me keqardhje. I këtillë ka qenë profili i Veliajt. Ka qenë yes man i përjetshëm i Ramës dhe po gëlltit atë që ka gatuar vetë. Edhe pse e njohim se Begaj nxori një dekret antikushtetues për 9 nëntorin për kryeqytetin.
Kemi kërkuar dorëheqjen të kryebashkiakut dhe mbajtjen e zgjedhjeve sigurisht e përshëndesin faktin që ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do lëmë garën bosh. Duke vënë interesin e opozitës para interesin politik, nuk mund të lëmë garës së Tiranës bojkot. Kemi një qëndrim. Ne do kemi kandidaturën tonë.
Asnjë nga emrat që keni parë nuk është një emër zyrtar. Deri tani kemi patur një ngritje profili që do maksimalizonte votat e opozitës. Si kemi dakordësuar të gjithë se jemi të hapur për dakordësinë për një kandidaturë që vjen edhe nga shoqëria civile. Tre emrat nuk kanë qenë asnjëherë emrat definitiv. Janë emra të nderuar i respektoj.
Por është shumë më e gjerë se kaq gama e kandidaturave ditën e nesërme ka mbledhje kryesie ku në rendin e ditës pika e parë është raporti i negociatave me aleatet në parlament dhe jo për të raportuar idetë e tyre. Më pas brenda shumë pak orësh, do të finalizojmë edhe emrin që do kemi si opozitë e bashkuar për të shkuar në zgjedhje më datën 9. Tiranës do i japim një alternativë.
Ky eshte kandidat perfekte haaaa humbi me 160 mije vota oooo me falni ketij ju vodhen votat po ky kishte fituar , narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest madheshtore farse...... PO ju keni plot kandidat fusin Berrisha Çuni paçe pilafit, Bardha , Noka , Vokshi , Ludoviku aristokrat kanalesh , Kalaja, Kujtim Gjiza, Paloqe, Gjekmarkaj , Vrenozi pse fshihen ta provojne sa i blen lekura Pse lodheni fusni nje nga keta dhe e keni te fituar...
Debili ekselent, e mundi Lali me 160.000 vota, ha mut tani
Amon Belo ju kam rixha mos ma harroni krricin e faros me dy gishta lart se eshte kandidati me potencial I foltores se vicidolit. E mbani mend para disa vitesh kur bllokonte unazen ne ndertim cdo nate duke torturuar qytetaret e Tiranes ne trafik. Dhe tani ai duhet te shperblehet dhe te dale ne gare per Tiranen. Emblema e fushates te jete ajo fotoja legjendare ku krrici I faros me kollaro, floket llakuar lart, gergufur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke bere garipin para shpellareve te Astirit.
Aman kandido ti, se ato 160.000 vota ishin spektakel! Zyrat i ke nga une, se ja vlen shfaqja!