“Nga ngujimi te greva e deputetëve”, Belind Këlliçi: Të gjitha opsionet janë mbi tavolinë

22 Mars 2026, 18:40Politika TEMA

“Nga ngujimi te greva e deputetëve”, Belind

Pak para nisjes së protestës së radhës kombëtare, opozita ka ashpërsuar tonet dhe ka paralajmëruar hapa të rinj në përballjen me qeverinë. Nga deklaratat publike, duket se strategjia e saj mund të hyjë në një fazë më të fortë presioni politik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se protesta e sotme ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se opozita është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion, duke përmendur se “nga ngujimi te greva e deputetëve, të gjitha opsionet janë mbi tavolinë”.


Këlliçi u ndal edhe te ajo që e quajti “rasti Balluku”, duke akuzuar kryeministrin se ka përdorur Kuvendin për të mbrojtur zyrtarët e përfshirë në afera korruptive. Sipas tij, kjo ka krijuar një klimë ku zyrtarët ndihen të paprekshëm dhe mbi ligjin.

“Për të mbrojtur atë dhe veten, Rama e ktheu Kuvendin në bunker, duke u dhënë mesazh zyrtarëve të korruptuar se janë mbi ligjin”, deklaroi ai.

Sipas Këlliçit, protestat dhe denoncimet e opozitës kanë bërë që, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, të flitet për një “autokraci elektorale” në Shqipëri.

7 Komente

  1. N
    Nje gabel don me u ba minister

    O gabeli Kellici. Nuk ta mban ty per greve urie se je bythec pa shkolle, por me diplome false. Pak esmer te thote Saliu, e ti perseri i puth bythen. Ju jeni jashteqitja e Tiranes!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironc

      Ngujohuni sa do ju sjellim mut qe te hani e shurē qe te pini , do Zoti e mbani fjalen .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi denbabaden

        Nuk e di ky magjypi se sot eshte festa e S Novruzit

        Përgjigjjuni
        1. B
          Byrektore Shqupi

          Unë jam shumë dakord për krijimin e një qeverie teknike por me një kusht; në krye të saj të jetë Bukurosh Kërriçi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latini

            Belind, duhet te jesh racional mor djale! Si mund te leri pushtetin nje parti qe ka fituar 83 vende ne Parlament nga 140 qe jane gjithesej! Vitin tjeter jane zgjedhjet lokale dhe duhet te punoni t’i fitoni! Lerini tallavate rrugeve te Tiranes cdo jave; dhe hiqni dore nga mashtrimet!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kështu o posi!

              Kur të shohin se nuk do u vijë pas askush,do hyjnë në grevë urie. Kjo do u mbetet.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sala

                E ke gerneten gabel

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje