Nga pushimet në Dhërmi, Rama iu përgjigjet kritikëve: Për ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë ‘u zbraz’ Shqipëria…

2 Gusht 2024, 09:41Politika TEMA
Nga pushimet në Dhërmi, Rama iu përgjigjet kritikëve:

Kryeministri Edi Rama është duke pushuar në dhërmi.

Me këtë rast ai ka komentuar dhe debatin për "zbrazjen" e plazheve.

"Përshëndetje. Ca ditë pushim, si gjithnjë prej 10 vitesh, këtu në Dhërmiun magjik.

Mbrëmë mora të dhënat për hyrjet në Shqipëri, vetëm nga kufiri ‘Nënë Tereza’ dhe në pikën kufitare të Morinit dhe m’u duke  udhës t’i ndaj me ju. Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se sa vjet.

Madje, këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Fatmirësisht, për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë ‘u zbraz’ Shqipëria. Për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë i parë në këtë rajon", shprehet Rama.

"Edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës ku mund të lexohet cdo hyrje, tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë makina më shumë se vjet, ndërsa në korrik, 3 mijë më shumë se vjet.

Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur në këtë sezon se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë është një zero më xhufka”, tha Rama.

Kryeministri i konsideroi të gjithë kritikët që mendojnë se në Shqipëri nuk ka turiste si një sy i keq.

“Tamam si ato hudhrat që e mbrojnë vendin nga syri i keq”, u shpreh Rama, i cili theksoi se po mbajnë shënime nga ky sezon, për të nxjerrë mësime.

21 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

    Idioti i Lindes.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      O artist, pikturist, skicist, 3-Dimensionalist! Të kom thënë, leni shifrat se për shifrat ti je më LUL se Luli... Qëndro tek vizat. Ca njerëzit e mi udhëtuan për disa probleme familjare dhe me këtë rast dhe pak pushime. Më pass të huaja, pse AL ju kishin skaduar. Në Rinas ti i rregjistrove si të huaj. Nuk po them se nuk po vijnë të huaj më shumë se është logjike që ndoshta edhe Po. Por mos n'a i fryn shifrat. Pasi nga ata 1 Milionë që kanë ikur gjatë kohës tënde normal që ça do të kthehen pas qoftë dhe për pushime. Por mos e quaj shokun tim nga BR se erdhi të takoj prindrit ça ditë (Kanadez pastaj). Hë të keqen leri shifrat. Se ty më shifra të kapin dhe kalamajtë e fillores. Në Dhërmi nuk vijmë dot të gjithë se nuk jemi të gjithë të pasur si ty, Damian, Bella, apo deri dje Ben Tigrushi me vila tek Samiri. Pasi nuk kemi 200€ për Shezlong apo 50€ për një picë sallatë pije. Apo 200-300€ për një natë në një dhomë normale më self-service se pastruesja dhe room service nuk ka. Apo 10€ një shishe ujë!!! Hë të keqen leri mashtrimet me shifra....

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vojo

        Shenime mba mirë ben, por liro hipotekat dhe jep leje njerzve se nuk marin frym vetëm ata të dhërmiut….

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elisa-beth Spirokaripali von de Prrenjas

          Të na rroç sa xhezllonët e Dhermiut o shoku Edver. I numuron turistet me satelit, nje nga nje, duke shqyer karkaleca e Dhermiut, me dhembet prej tefloni. Enveri shkruante " veprat" dhe punet I bente populli me partine ne balle. Ne epoken tende ti shkruan vepra, bën te gjitha punet vete, shpon, numuron, nderton, korrupton...ndersa populli dhe partia ben sehir! Rrofte kryministri Erion Veliaj dhe shoku Arbjon Mazniku

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ikir

            Ik or hajdut, e ke kethyer Shqiperine kolateral te Zahos.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant

              I dashur kryeministri im! Statistikat e tua janë të rreme, se në çdo cep të botës ke shqiptarë. Unë jam një prej tyre. Ika nga vendi im me dhimbjen më të madhe se kam lënë prindërit vetëm, por ika se ky vendi që ti e quan "parajsa mbi tokë" qeveriset nga vemje si puna jote, të cilët dhe minimumin jetik që u ofrojnë shqiptarëve e quajnë luksin më të madh që ata meritojnë. Në këto statistikat e tua vetëm unë kam hyrë 5 herë këtë vit, se vij çdo dy muaj të kujdesem për prindërit që i kam të moshuar. Unë ua plotësoj dhe pensionet, se edhe pasi kanë kontribuar për 45 vjet me taksa në shtetin shqiptar, pensioni që u jep ti nuk u mbulon dot as ilaçet. Ndaj lëri dënglat, hap krahun dhe lërja vendin të rinjve. Më vjen keq dhe turp që kam votuar gjithë jetën për krahun tënd politik dhe për ty në veçanti

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti qe katundaret javl shuan andrrat

                Ne Shengjin nuk ka uje.U vu edhe zjarri malit.Sulltanpiktori merret me perrallat me polic per legalizimet informale!?Ky eshte shkaku i zjarririt.Parimi beishjan:” toke e xanun”!?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vosela

                  Ka nje gjë qe nuk shkon ne Jug.Po shkruaj nga Dhermiu dhe vetem 25% e çadrave jane te zëna ne këtë moment qe po shkruaj.Nje çader kushton 1500-2000 Lek.Çmimet ne resorante jane normale.Ne se çmimi i çadrave do ishte 1000 lek dhe cmimet e dhomave pak me ulet dhe nje reklam e paster besoj bizneset do kishin dy fishin e pusheseve dhe dyfish fitime

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    trojan

                    Plehre ,plehre ,u ngopem me ty qerohu

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari nga Kosova

                      O zoti kryeminister qe te kemi ven ne krye per te qeverisur pa hilera. Boll ma me demagogjira. Njerez do vijne ndoshta edhe me shume, por problemi eshte se ata qe kane kete biznes te mos i ngrisin çmimet perdite se pastaj do ngelen me gisht ne goje. Shkoni mor merrni shembull ne vendet tjera, qe kane turizem shumehere me te zhvilluar dhe çmimet jane ato qe ishen qe 10 vjet. Keshtu ishte edhe ne Kroaci. Bum i madh me turista. Eshe ata gabuan duke ngritur çmimet me shpejtesi. Ne Kroaci( siç kam degjuar) , shkojne gjithmone e me pak turistë. Arsyeja: shtrejtimi. Pra mos gaboni se do ju ngelen hotelet bosh. Shikoni Antalyan. Per nje person , me te gjitha( bileta e avionit, me te ngrena e me te pira, sa ta doje kokrra e qefit), per nje jave 800 euro. Edhe çfare sherbimi seee! Prandaj vejeni gishtin kokes sa nuk behet vone. Nuk duhet te mendoni sot per neser.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Piktori i gjithe i lajthitur

                        Piktorit te gjore,xa vjen dhe po i mbulohet truri me te zezen e bllokut,ku dhe ka dhe origjinen propaganda,vec suksese,kur ky vend njesoj si ahere ne 90,´´sukseset komuniste´´vajten ne te semes.Nje cmenduri e keqe,qe vazhdon te jape cfaqie te neveriteshme me shume jashte se brenda zooparkut arna-mut.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Buda

                          Edi, pusho, se po t'i pergjigjesh cdo qeni qe leh, nuk do te arrijme dot ne destinacionin BE!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Buda

                            Me kupton o bythqir sigurimi besoj. KCK dhe zhduku. U be muti mullar

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Mero kokebytha

                            ti mund te besh propagande sa te duash, por populli thote “fshati qe duket, nuk do kallauz” ! Keshtu qe leri llogjet, mblidh mendjen e kokes e merr masa kunder ngritjes fiktive te cmimeve neper plazhe, ndryshe sa me shume vite kalojne aq me pak turiste te huaj do shikosh.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlonjati

                              O krymashtrus mos shko ne Dhermi hajde ne plazhin e vjeter ne VLORE ku te shqyejne qente dhe deti gjithe fekale se parat i vodhe Ti me shoket e tu hajduta kriminela mashtrusa me Salmutin e Ilir kakan

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rama luli eri meta dhe ti llum

                                Doganat, policia, ikmt, tatimet, hipoteka, dhe pothuaj 80% e administrates tende patronazhiste ose jo i ke tave. Po ti? Apo ti sdin gje se kumbullat i ha ti por thartohen tjeret.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Ben

                                  Edhe pas 2 dekadash ne pushtet akoma nuk e ka marr vesh se cfare pozite dhe detyra ka ky njeri! Ne qe komentojme ketu jemi Shqiptar qe shumica jemi ne emigracion. Nuk kemi lidhje me politiken dhe politikanet Shqiptare. Kishim besim se do beje shtet demokratik kur e mora pushtetin. Por kjo nuk ndodhi! Korrupsioni vazhdon edhe ne keq. Tani keni zene edhe reren dhe detin. Nuk ka bashkia te drejte te jap reren me qera sepse nuk eshte prone e saj por e te gjithe Shqiptareve! Bashkia apo pronaret mund te japin cadra dhe karrige me qera po te kete nevoje. Hajde ore tutkun ne Plazhet Amerikane ku shkojme cdo vere ta kuptosh se cfare themi. Perse je kthyer ne nje influencer me keto videot? Nuk merret nje Kryeminister me keto gjera. Dhe mos na quaj ne, emigranteve, armiq. Nuk je kunder Shqiperise sepse je kunder Korrupsionit!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    ToniTR

                                    Shume ironike qe erdhi dita te perfundoje me keq se Saliu. E nise rrugetimin si arkitekti rilindjes dhe e mbylle si kreu i nje bande xhepistash. Delirant dhe krejtesisht i shkeputur nga realititeti!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Turizmi vu.

                                      Shyqyr që është plot vetëm se ne jemi pa drita këtu. Edhe diçka vjet nuk gjeje vend nëse merje në telefon dikë për ndonjë dhomë bosh, këtë vit ke plot, mu desh të zgjidhja këtë herë. Gjithsesi këtej nga borshi ska drita.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        pensionisti

                                        O @emigrant..,jam me ty për çfar thua 100%..por nuk po komentoj më ,se komentet e mia kur janë 'të hidhta' karshi kryemininistrit,më çensurohen të gjitha dhe s'ja vlen..prandaj dhe kam ikur nga ky vend,se nuk ka minimumin e drejtësisë..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Ha ha , degjoje o Duman

                                          Me pushime dhe i paskan ardhur informacionet nje nga nje. Edhe sa vete kane hyre e ku kane shkuar. Kurse per ato tenderat mezallah qe i kane sjelle ASNJE informacion, por ja kane ngrene pas shpines fiqte.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje