Ngjarjet e Kurbinit: PS padit median e familjes Berisha: Lajm i rremë

9 Maj 2025, 14:59Politika TEMA

Ngjarjet e Kurbinit: PS padit median e familjes Berisha: Lajm i rremë

Kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj ka paditur median pranë familjes Berisha për dezinformim dhe denigrim të figurave të PS. Ai mohoi se punonjesit e njesive administrative po blejne vota në Kurbin. 

Partia socialiste në Kurbin ka hedhur poshtë akuzat për angazhimin e njërëzve të saj në blerje votash. Kryesiocialisti Bernanrd Palaj, dorëzoi mbrëmë një denoncim në polici

“Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë,” deklaroi Palaj.

Sipas tij, këto shpifje lidhën me lajmet e publikuara nga media e familjes Berisha, SyriTv dhe portali Syri.net. Sipas këtyre mediave disa punonjës të njësive administrative Mamurras, Milot dhe Kurbin po kërcënojë e shantazhojnë  banorët e zonës për të orientuar votën për llogari të kandidates së Partisë Socialiste, Marjeta Neli, e madje se për ta ishin gati arrestimet.

Në deklaratë për mediat, Bernard Palaj foli për akuza të pabaza dhe një fushate denigruese ndaj figurave të Partisë Socialiste.

Kryesocialisti i Kurbinit kërkon nga policia dhe prokuroria e Lezhës të hetojnë  këtë rast dezinformimi, duke e cilësuar informacion të rremë, të përhapur qëllimisht në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

2 Komente

  1. P
    Populli

    PD gjithmone ka perdorur dhune terror shpifje qe ne 92 per te ardhur ne pushtet

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

      Sa te ndyre jane ! Ate qe enderrojne ta bejne vete ia atribojne kundetsharit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje