"Pse nuk besohet lajmi i gazetarit amerikan për Sali Berishën"

9 Maj 2025, 11:29Politika TEMA
"Pse nuk besohet lajmi i gazetarit amerikan për Sali

Gazetari Mark Caputo në rrjetin social postoi një lajm, i cili, sipas tij është njoftim nga Departamenti i Shtetit, ku thuhet se Sali Berisha mund të udhëtonte në SHBA me leje të posaçme.

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Fatos Çoçoli shpreh skepticizëm për lajmin.

Ai thekson se një informacion i tillë duhet të konfirmohet zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pra nga Sekretari i Shtetit ose një përfaqësues i lartë i tij.

Ndër të tjera Çoçoli tha se edhe pse lajmi ka ardhur nga media të rëndësishme amerikane dhe lobimi ka qenë i fortë kohët e fundit, pa një deklaratë zyrtare nga Departamenti i Shtetit, nuk mund të quhet i besueshëm ose i konfirmuar.

“Së pari, lajmi duhet të ketë, në radhë të parë, konfirmim nga Sekretari i Shtetit Amerikan ose nga vetë Departamenti i Shtetit përmes një deklarate zyrtare. Ndoshta edhe vetë Rubio nuk është në gjendje ta realizojë një gjë të tillë, pasi vetëm konfirmimi nga Departamenti i Shtetit e bën të zyrtarizuar heqjen e statusit të personit të padëshiruar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, pa e pasur këtë konfirmim, e kam të vështirë ta besoj.

Fakti që lajmi ka ardhur nga një burim mediatik, sado i rëndësishëm dhe serioz nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta jep përshtypjen se rasti po merret në shqyrtim. Ne e dimë që kohët e fundit është bërë një lobim i fuqishëm në këtë drejtim, por pa një deklaratë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit qoftë nga Sekretari i Shtetit apo nga ndihmëssekretari për çështjet e Evropës Lindore dhe Jugperëndimore, gjykoj se është ende herët të thuhet se kjo është e vërtetë” u shpreh Fatos Çoçoli.

1 Komente

  1. P
    Po Bufi poooo

    O popull mos u béni qesharak si Bufi kenetes . Bufit i erdhi nje leter nga département shtetit américain ku e njoftonin per ndalim hyrje ne Amerike dmth non grata kjo leter iverdhi nepermjet ambasades amerikane ne Tirane. E njejta procédure ne se te eshte hequr ndalim hyrje dmth non grata do te vije nje leter ku te lajmeron qe ky sanksion te eshte hequr jane problème administrative , mos u béni si njerez te dale nga shpella. A ka te drejte te shkoje ne Amerike pooo ka te drejte me nje vise spéciale nese département shtetit américain e pranone si kerkese . Une posedoje nje pasaporte europiéen eshte pasaporte e dyte ne bote nga força ne funde maji do shkoje New York nuk kam nevoje per visse por bera nje kerkese ambasades amerikane mbusha nje formulaire dergova foto pagova 19 euro dhe mbas dy oresh me erdhi pergjigje pozitive per dy vjet, por kjo nuk eshte e gjitha nese ne kontroll frontière polici nuk e shikone te aresyeshme me kthene mbrapsh dhe kjo PO ndodhe shpesh me qytetar gjerman. Mos u genjeni nga propoganda e Bufit amerikanet te marin dollaret dhe te fusin hajdarin jane njerez te kqinje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje