Sarandë, Gjiknuri takim me banorë të Berdeneshit: Kërkoj mbështetjen tuaj

9 Maj 2025, 11:28Politika TEMA
Sarandë, Gjiknuri takim me banorë të Berdeneshit: Kërkoj

Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Berdeneshit.
Duke përmendur zhvillimin e Qarkut të Vlorës, gjatë këtyre mandateve, në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se, "Partia Socialiste ka bërë shumë por është një projekt akoma i papërfunduar. Më shumë investime do të ketë si për Vlorën ashtu edhe për Sarandën, dhe gjithë zonat. Projektet e parashikuara do të krijojnë ekonomi.

Objektivi ynë kryesor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Futja në BE do të bëjë që të çlirohen një pjesë e fondeve, pasi investimet për infrastrukturë dhe në sektorin e bujqësisë do të vijnë nga BE dhe buxheti i shtetit do të lirohet duke adresuar nevojat kryesore të komunitetit. Skema e subvencioneve do të jetë edhe më efikase dhe këtu unë do të loboj fort. Nëse unë marr shumicën e votave, unë do të jem deputeti juaj. Unë i kam dhënë provat me punë konkrete. Dua mbështetjen maksimale për t'ju përfaqësuar dhe adresuar problematikat e zonës suaj deri në zgjidhje përfundimtare.".

Banorët deklaruan mbështetje për Partinë Socialiste dhe për kandidaturën e Gjiknurit, duke theksuar se Gjiknuri është i vetmi njeri që mund të bëjë për Berdeneshin.

Lini një Përgjigje