Zgjohet Petrit Vasili: Trump i hoqi Berishës non gratën dhe riktheu dashurinë e shqiptarëve për Amerikën. Zoti të bekoftë Donald…

9 Maj 2025, 11:08Politika TEMA
Zgjohet Petrit Vasili: Trump i hoqi Berishës non gratën dhe riktheu

Petrit Vasili ka zbuluar se vetë Donald Trump, i paska hequr non grata-n Sali Berishës.

Me këtë gjest, Vasili shkruan se Trump ka rikthyer dashurinë e shqiptarëve për Amerikën, pasi ajo ishte zbehur kur iu vendos non grata Sali Berishës.

“Shpejtësia e reagimit ndaj situatave apo çështjeve të mprehta është kjo cilësia e paarritshme e Amerikës.

Ndërsa të tjerët nëpër Europë mbeten peng i burokracive, inercive dhe tradicionalizmave anakronike, përkundrazi Amerika, sapo konstaton se një çështje apo situatë ka degraduar, ndërmerr veprime që i lënë kundërshtarët e saj gojëhapur.

Rasti i Berishës është shembulli më emblematik për këtë.

Amerika sorrosiane i shkaktoi dëme të pallogaritshme demokracisë në Shqipëri.

Askush nuk ka harruar ligësinë dhe komprometimin e thellë të deklaratave të Youri Kim, apo më tej ato të Palmerit e pastaj të Eskobarit.

Mjerisht, përmes këtyre personazheve — dhe më lart, me vetë Blinkenin — Amerika u shfaq para shqiptarëve si shkatërruese e atyre parimeve të demokracisë që vetë ajo i kishte mbrojtur dhe kultivuar më parë si askush tjetër në Shqipëri, duke mbajtur gjallë zemrën e demokracisë: pluralizmin politik.

Ambasada amerikane, që shqetësohej për kërpudhën prej porcelani te Kryeministria, dhe nuk shqetësohej fare për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira, korrupsionin e tmerrshëm dhe kanabizimin e Shqipërisë, duke e kthyer në një narkoshtet, ishte fytyra e një Amerike që zhgënjeu thellësisht shqiptarët — popullin që më shumë se kushdo tjetër ka dashur Amerikën.

Sanksionimi i Berishës ishte kulmi i komplotit.

Nuk u shpall non grata Rama i McGonigalit, i Sinaloas, i gruas së Bilalit, i fushatës së ndyrë kundër vetë presidentit Trump, por u sanksionua Berisha, sepse banda sorrosiane duhej t’i hiqte çdo pengesë Ramës, që ai të qëndronte në pushtet dhe të vazhdonte të korruptonte.

Kjo solli atë që askush nuk e kishte menduar: një rënie dramatike të besimit të shqiptarëve te Amerika — kur dihet që shqiptarët kanë qenë populli më pro-amerikan në Europë.

Ndaj, vendimi i Trump, më shumë se vetë heqja e non gratës ndaj Berishës, është rikthimi i besimit te Amerika si një vend mbështetja e të cilit për Shqipërinë ka qenë dhe mbetet e pazëvendësueshme.

Ky vendim i Trump solli ringjalljen e besimit te demokracia dhe funksionimi i saj.

Vendimi i Trump e shpëtoi opozitën nga asgjësimi mafioz sorrosian.

Vendimi i Trump i hapi rrugën çlirimit nga narkoshteti dhe narkoqeverisja.

Vendimi i Trump solli një kohë krejtësisht të re, të paimagjinueshme pak muaj më parë për Shqipërinë.

Zoti e bekoftë Presidentin Trump dhe Amerikën — sërish të madhe në vlera dhe parime”, shkruan Vasili.

Epo urime!

13 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Nga doli ky qenef.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E bre Tit Vasili, dhembet te lane, po rrota?

      Tit Vasilit i paskan rene dhembet! Tani han vetem qullin qe dhejt Likja dhe Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyy

        Vasili nje vemje dhe hajdut i vjeter, nje servil i felliqur i familjes simbol te korrupsionit Meta.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LESHELIJA

          O Petrit kari qe dukesh si rreqebull ! Kur e ka hequr Trampi non-graten e berishes dhe nga kush e more vesh ? ta tha gje gruaja apo vajza, se ato mund te kene lidhje direkte me pastruesen e zyres se Tramp ? Po ik o njeri pa dinjitet. je thjesht njeri nga shume bandite politike dhe persona publike pa integritet moral, madje edhe i pakulturuar, qe ka Shqiperia.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tit lamashi

          Bravo Titi i paske then te gjitha , shko e ha ndonje kaush me fara lule dielli , pastaj laj dhembet e prishura e futi nje loqe Monikes se i eshte dergjur vrima ….dhe me Ilir Metaj muti spiunin je ne regull pastaj , e ke bere detyren si militant i qeruar , si lamash e bythlepires ….ptuuuu qelbs muti

          Përgjigjjuni
          1. t
            taku

            Uaaaaaa cfare fytyrash ..........mbani larg kalamajt se do llaftarisen

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrac Muti paskeniken o Hale

              Dy Talentat e Shqiprarve Vetem shifni qar Surrati kan Klyshat vun pasuni pa punu kun e kuje Baloza Ju Qit Zoti Fare e Fis Pencionistat desi per nje gjylpan kurse Tit Kari tadh lesht

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shifni dy KERMAT e lsi si tallin KERMEN salesh

                ah Tik Dumdumi ta shkerdhfte AFRIKA majmunin e cirkut KAPS,te te bej Kizma , qe ta shbllokoj o katunar i qlbt ,qe degradut Shqiperine

                Përgjigjjuni
                1. L
                  L A B I

                  Hani fara kungulli se kunguj jeni te dy.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati idealist

                    Ti,like floriri dhe bibilushi,plus sali malokun,mulin,nallbatim,xhelal kakën @ Co jeni gjirizet e Shqipërisë.Pasnesër shqiptarët do t’ju bëjnë kakën në fytyrat tuaja të ndyra.Malokut dhe binave të tij nuk i është hequr non grata.Juve ju gënjen mëndja,sepse jeni të pashpresë.Maloku Viçidolit do të japë llogari se ku i ka gjetur paratë që ka paguar Latifin dhe po ashtu për 6 milion dollar për t’i hequr vulën e turpit non gratën.Krimineli i përbindshëm do japi llogari për paret e vjedhura nëpërmjet korrupsionit.saliu do ta përfundoj me turp karrierën e tij politike.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      PO NUK JA KA HEQUR AMOMA,VETEM EDHE PAS VDEKJES NUK I HIQET KERMES NONGRATA .....

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mërkuri

                        Si mo deri tani ja kishte hequr na e tha Edit Harxhi, ja paskan vën prapë non gratën? Flini mendjen tja heqi Amerika, Britania dhe kush të dojë nuk ja heq populli shqiptar. Fal me shëndet fizit!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shigjetari

                          Peço Vasili , shume i entusiazmuar nga lajmi i rreme per heqjen e damkes se Sali Berishes , si hajdut special dhe dhunues i demokracise nga Amerika . Ngopet me luge boshe mavria Peço , kujton se Departamenti Shtetit te Sh B. A -ve , eshte si si qeveria e Ilir Metes .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje