Rama: BE-ja ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3, ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

9 Maj 2025, 10:19Politika TEMA
Rama: BE-ja ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3,

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se "Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 - “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel".

Kreu i qeverisë thekson se mbeten për t’u hapur edhe 11 grupkapituj të tjerë.

"SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 - “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel

Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve", shkruan Rama.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ....ky ka harruar dhe te mashtroj......lol

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uranjaku

      Je njesh! Fitore o gjigant!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poshte Berisha

        Si shpjegohet qe fshataret gjithmone votojne te majten!lol

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje