
Me vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje dhe kandidati për deputet në Tiranë si bashkëdrejtues i koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet', ka marrë mbështetjen e një grupi eurodeputetësh të grupit më të madh në Parlamentin Evropian.
Eurodeputetja Anna Strolenberg, përfaqësuese e lëvizjes panevropiane, ka shprehur mbështetjen e saj për Shabanin përmes një video-mesazhi, duke vlerësuar angazhimin e tij dhe të Nismës Thurje në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht për denoncimin e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në sektorin e bujqësisë.
Në mesazhin e saj, Strolenberg thekson rëndësinë e zgjedhjes së liderëve të rinj me mendësi evropiane, që përfaqësojnë një Shqipëri më të ndershme dhe më pranë Bashkimit Evropian: “Kur mendon për Shqipërinë, a të kujtohen plazhet e bukura apo anëtarësimi në BE? Unë do të doja të vizitoja Shqipërinë për pushime, por më shumë do të dëshiroja ta shihja si vend anëtar të BE-së. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, por përballet me sfida – dhe më e madhja prej tyre është korrupsioni.
Këtë të diel, shqiptarët kanë mundësinë të zgjedhin një udhëheqës të ri, me vlera evropiane dhe një angazhim të fortë kundër korrupsionit. Endrit Shabani është një prej atyre që lufton për një Shqipëri të ndershme dhe të drejtë. Nëse je shqiptar, voto për ndryshimin."
O eurodeputet sa je paguar , mos na jep mend se kemi vete dime ti percaktojme personat qe I kane dhene Shqiperise diçka .Ju euro deputete nuk keni mend per vete , si mundet te dalesh ti garant per nje person qe nuk e njeh , ? Je ne shkelije te ligjit .
Kush te detyroi per te emigruar? Kush i ka dhene apo kush i ka marre?
Për sa pemë ka - derisa ka lëndë , drusore - ka dhogë ka dhe mole .
haha.
Bravo per vleresimin. Per fondet e fermereve Endri ka ber ķaĺlzim ne SPAK. Vota per Endrit Shabani vota per ndryshimin
Ja dhe Shaba do icik deputet si Llapa .Gonia.Soko-Loko dhe AliBeeu .........nga ime gjejn paret keta per te paguar per keto reklama ..........apo si Llapa qe kish nxjerre ate kandidatin per te shit droge.........te vjen per te vjelle kur flasin keta per moral
Po!... Po e thanë të huajt, meqë ata dinë "gjithçka", u bë. Shabani do fitojë lesht e currës. Ata që japin lajme të tilla kanë rrjedhur krejt. Ata mendojnë sikur shqiptarët rrinë e përgjojnë çfarë thonë bota për hallet e tyre, kur bota nuk di si të zgjidhë hallet e veta.
Nga të rinjtë, ky Shabani dhe ai Qorri më duken pak më të saktë. Ai Shehaj nuk është as mish as peshk kurse Llapajn as nuk ia vlen ta përmendësh. I vetmi gabim që bëri Shabani ishte që u lidh me sharlatanin Llapaj.
keto idiotesirat duhet te marrin fund ,mbeshtetja e atij mbeshtetja e ketij ,sipas ketyre po e tha i huaji e voton shqiptari?.....inferiore qe ne lindje qia ropt ....