Nga Danjela Maloku
E frymëzuar nga fitorja presidenciale e Donald Trump, Partia Demokratike nisi fushatën 30 ditore të saj nën një premtim: Për ta bërë Shqipërinë Madhështore sërish.
Për këtë, hapi i parë i demokratëve ishte blerja e konsulentit të Presidentit amerikan Trump, Chris Lacivita, për të cilin premtoi të ishte arkitekt i fitores së saj.
Por, në fakt LaCivita qëndroi shumë pak ditë pranë fushatës së demokratëve. Shpejt, ai e braktisi selinë blu, ndërsa fushatën e saj e ndoqi në distancë.
Nën sugjerimin e konsulentit amerikan, fushata u përqendrua te programi, të cilit Sali Berisha i vuri vetëm fytyrën e tij.
Kandidatët u panë shumë pak, vetëm në ato raste kur shërbyen si dekor të liderit të tyre në mitingje.
Ndonjëherë, programi i tij për ta bërë Shqipërinë Madhështore, shkaktoi jo pak habi edhe te vetë qytetarët.
Për të ardhur ndryshe, jo si një figurë e konsumuar e politikës, ai u përpoq të freskonte pamjen e tij me një imazh të ri, por sërish nën gjurmët e presidentit amerikan Trump, me kapele me numrin 1.
Por rrugës, fushata e Sali Berishës, nisi t’i përngjajë më shumë asaj të Joe Biden-it, se sa të Trump-it: gafa të njëpasnjëshme, të cilat bënë edhe xhiron e rrjeteve sociale.
Në përpjekjen për të dëshmuar forcë dhe siguri, ai kërkoi në mënyrë të përsëritur një përballje publike, me Ramën.
Ftesat u refuzuan me injorimin e tyre, ndërsa Rama nuk linte rast pa vënë në pah gafat që shoqëronin Berishën.
Ndërsa debati me Ramën, mbeti thjesht në distancë
Nga Amerika, Chris Lacivita nuk qe i vetmi lajm i PD-së në 30 ditëshin e fundit të zgjedhjeve. Në mes të saj, fushata u trondit edhe nga publikimi i një kontrate lobimi që selia blu kishte lidhur në SHBA, më një vlerë 6 milionë dollarë. Berisha nuk dha kurrë një përgjigje bindëse për burimin e parave.
“Është gjithçka në përputhje me ligjin”, shprehej ai.
Afrimi i datës së zgjedhjeve u shoqërua nga një ashpërsim i gjuhës së kryedemokratit. Strategjia e ditëve të fundit i diktoi paralajmërime të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës.
“Edi Rama, jam betuar para Ismail Qemalit se do të marrësh atë që meriton”, do të shprehej kreu i PD-së.
Ndërsa disa nga kandidatët e tij përfshinë në konflikte apo akte dhune: Xhelal Mziu në Bulqizë me përfaqësues lokalë të PS-së, Bledion Nallbati në Devoll, i cili së bashku me vëllain goditën një shoferi kamioni e deri te kërcënimi për përgjakje të fushatës njëjtë si në 2021.
Në 30 ditë të fushatës së tij, Berisha pati rreth 80 takime mes të cilave disa në diasporë, nga e cila pret mbështetje të lartë. (Shqiptarja.com)
Boll mer me kte Karikature Njerezore ,se i nxoret trut gjith fisit te shpelles
Perkthim i gabuar i shprehjes amerikane:: Started like a lion, left like a lamb". Ishte shprehje ofenduese nga ana e Rames, ose perkthim i keq. Me mire mos kopjoni.
sali maloku dhe Kris Lachivita do marrin një dru në by.th nga shqiptarët pasnesër.saliu është një fytyrë e ndyrë,të cilin e urrejnë shumica e shqiptarëve,orandaj i kanë përgatitur një humbje spektakolare e turpëruese më 11 Maj.Shqiptarë mos harroni 1997-n,1998,2008 dhe 21 Janarin 2011 kur kjo kufomë ka vrarë qytetarë të pafajshëm.Mendohuni mirë para se të hidhni votën në kuti.Po i dham pushtet malokut ai do të vrasë sërish shqiptarë,sepse është gjakësor dhe ushqehet me kufoma.
sali maloku dhe Kris Lachivita do marrin një dru në by.th nga shqiptarët pasnesër.saliu është një fytyrë e ndyrë,të cilin e urrejnë shumica e shqiptarëve,orandaj i kanë përgatitur një humbje spektakolare e turpëruese më 11 Maj.Shqiptarë mos harroni 1997-n,1998,2008 dhe 21 Janarin 2011 kur kjo kufomë ka vrarë qytetarë të pafajshëm.Mendohuni mirë para se të hidhni votën në kuti.Po i dham pushtet malokut ai do të vrasë sërish shqiptarë,sepse është gjakësor dhe ushqehet me kufoma.