30 ditët e fushatës së PS me Ramën në qendër! Premtimi për BE-në, nga ironia, te batutat e folklori

9 Maj 2025, 14:00Politika TEMA

30 ditët e fushatës së PS me Ramën në qendër!

Pas 12 viteve pushtet, me 3 mandate të fituara, 2 prej të cilave me “timonin” krejtësisht në kontroll të tij, Edi Rama u kërkoi qytetarëve ta besojnë edhe njëherë si shofer të zotë, me premtimin se këtë herë do t’i japë gaz për BE.

“Për ne sot këtu, nis e përpjeta e fundit të Europës. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën", tha Rama në hapjen e fushatës.

Në qendër të fushatës 30 ditore, ishte vet kryesocialsiti Rama, madje edhe slogani i këtyre zgjedhjeve për herë të parë mbante emrin e tij: Shqipëria në BE, vetëm me Edin dhe PS-në.

PS u zhvesh plotësisht nga ngjyrat dhe logot e saj, asnjë simbol dhe asnjë flamur partie në 30 ditë fushate. Element i mirëstudiuar për të mbështetur retorikën e Edi Ramës në këto zgjedhje, që votën e kërkoi përtej të majtës.

“Vota përtej së majtës, duhet të bëhemi bashkë për një moment historik”, shprehej Rama.

Sipas sondazheve të brendshme të PS, 56% të mbështetjes partia e gëzon prej grave. Për këtë Rama i dha një fokus të veçantë këtij fakti. Gjithnjë sipas mënyrës së tij, provokative.

Një vend jo të vogël, i kushtoi kundërshtarëve të tij të vjetër.

Ironisë dhe statirës që Rama përdori për Sali Berishën iu bashkëngjitën edhe elementë folklorikë.

Rama nuk i kurseu as partitë dhe figurat e reja të shfaqura në skenën politike.

“Janë si ndjesë pastë LSI-ja”, do të shprehej kreu i PS-së.

Dhe këtë herë, si kurrë më parë, basti i vënë prej tij është më i larti: 78 mandate

1 Komente

  1. R
    Rama duhej te kishte fushatuar me fort per 11 maji

    Me Saliun kundershtar Rama duhet te pretendoje 100 deputete. Eshte e vertete se PD eshte nje sekt njerezish te paditur qe drejtohen nga nje grup komunist dhe ish sigurimsash dhe spiunesh. Merrini me rradhe dhe do shihni cfare del. Me mire do ishte qe pas 11 majit, PS dhe partite e djathta te verteta ti kerkojni Autoritetit te Dosjeve te shprehet per secilin anetar te Komitetit Qendror dhe byrose Politike te PD-se. Kete punen e komunisteve dhe sigurimsave te PD Rama duhet ta kishte bere pjese se fushates se PS, sepse Rama duhej ta degjeneronte krejt PD, keshtu qe nje e djathte e vertete te krijohej me shpejt ne Albanine tone te dashur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje