Noka nuk mohon takimin e gjyqtarit Zhukri me anëtarë të “Rithemelimit”: Nuk përbën krim janë njerëz të lirë

26 Mars 2022, 13:08Politika TEMA

Noka nuk mohon takimin e gjyqtarit Zhukri  me anëtarë të

Flamur Noka teksa ka inspektuar heqjen e dyerve te blinduara në PD ka komentuar para gazetarëve dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili miratoi statutin e Berishës. 

Noka nuk e mohoi takimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili një ditë më parë legjitimoi Komisonin e Rithemelimit duke kthyer Berishën në PD.

“Doja ta hidhnim pas këtë histori. Nëse është takuar me një kriminel është tjetër gjë. Drejtësia meriton të hetojë. Nëse është takuar me një qytetar të lirë të këtij vendi, s’po kuptoj ku është problemi.

Kërcënim dhe vepër penale është shantazhi që iu bë gjyqtarit 24 orë para vendimit. Është takuar edhe me njerëzit më të afërt të Bashës, po për ne nuk ka asnjë rëndësi. Disponoj foto duke pirë kafe, po janë gjëra pa rëndësi. Nëse inskenon një skemë kriminale është tjetër gjë.”- tha Noka.

2 Komente

  1. s
    shura e mul nokes ne dere te kuvendit

    Duhet sqaruar ky takim, ai qe takoi zhukrin, a kishte ndonje cante te zeze me doreze ngjyre kafe dhe me kod sigurie per tu hapur ?

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Kasemi nga Cepani

      Nuk permban krim ,kur gjyqtari takohet me nje demokrat e aq me shume ,kur takuesi eshte i derguar i mikut te tij ,Sali Berisha. Aman,aman ,po te takohet gjyqtari me nje socialist e sidomos miku i rames ,he...he... eshte krim dhe kaluar krimit. Ja me thoni ju ? A nuk eshte drejtesia e kapur nga Rama ,kur vendimi jepet ne favor te PS-se ? Pooooooo ! Dhe dje a ishte i kapur gjyqtari nga Rama ,qe dhe vendimin ne favor te PD-se se Saliut ? Joooooooo. Vendimi i drejtesise nuk komentohet -thote zoti Flamur. Ndaj tij duhet te heshtet,por jo kur ky vendim jepet ne favor te nje socialisti e aq me keq kur i jepet Rames.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje