Shpërthimet me eksploziv në Shkodër, Spahia: Sulme të tilla rrisin pasigurinë, qyteti nuk i përkulet krimit

26 Mars 2022, 12:25Politika TEMA

Shpërthimet me eksploziv në Shkodër, Spahia: Sulme të tilla

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me dy shpërthimet e njëpasnjëshme të ndodhura në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në kryeqendrën e Veriut, ku një prej tyre ndodhi në godinën në pronësi të ish kandidatit për kreun e bashkisë Xhemal Bushati.

Spahia shkruan në Facebook se dënon aktet kriminale që kanë tronditur Shkodrën. Sipas tij skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti dhe rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve, ndaj kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune. Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.

Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë! Shkodra nuk i përkulet krimit”, shkruan Spahia.

 

6 Komente

  1. J
    Jorgo

    qyteti ka kohe qe i eshte perkulur krimit, me baze ne beograd

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bredhi

      Vêt i ke vendosur or mut!Te ka dhene urdher plaku felliqesire.Por edhe ti or bukurosh do perfundosh si Babaj,sa ti duhesh plakut vazhdo por brapa kokes e ke 'ga plaku.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Njelloj foli si i jati i tij me 2 prill qe organizoi masakren.Muti nen bythe bie

        Përgjigjjuni
        1. a
          am

          Leshtecurrit

          Përgjigjjuni
          1. c
            cris

            Babai plehre dhe i biri plehre do te dal . Intelektualet e shkodres jane larguar atje kane mbetur ato qe skane mundesi te largohen dhe injorantet. Shkodra e kultures eshte kthyer ne shkodren e injorances. Shkodra meriton me shume se plehrat e Berishes apo Rames.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhani

              O pall, të bënë dhe kryetar. Kur ti digj/je shkollat filluan dhe tritolat.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje