Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi si një seancë “të paligjshme”, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Sipas Bardhit, seanca është thirrur jashtë ditës normale të zhvillimit të saj, që është e enjtja, dhe me një rend dite minimal që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.
Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.
Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.
Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve.
Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.
Prapa diellit vafshi o ndyrēsira Debilokratike!
Ooo Nuk paskemi portokalli kete jave
Bravo Gaz bytha, mos shkoni ne Kuvend fare! Shkoni per qejf me mish e peshk me ambasadorin gjerman, paguan drogaxhia Elda Hoti, por hani e pini fshehurazi mos e merr vesh DEA ne Tirane/Greqi. Dhe, beni kujdes se mos hyni u mbetet ne fyt, pasi te gjithe si grup parlamentar mund te futeni ne objektivin e DASH per nje damkosje si nongrata e terroriste.
Pritjani rrogen pederastoit e kompani
o bythac i babit te zenit
Nuk paskemi estrade nga PD
PD kriminale spiune dhe barbare. Ju në rend të ditës keni vetëm një ide si ta djegin dhe shkatërroni kombin dhe shtetin Shqipëri. Sipas skenari tash më të dituar që nga viti 1990 ashtu siç i kërkojnë çetniket serb dhe komunistët rus etj. Mos shkoni kurrë sepse nuk bëni asnjë punë të ndershme veç ulëritës dhe vandalizmit mesjetar.
Imagjinoni t’ju kerkoj punedhenesi te shkoni ne punë dhe ju ti thuani JO. Degjoni o njerez keta te pedesë shkojn ne punë po i deshi menderja. Mos haroni ti votoni prap se ketyre i digjet barku per juve.