"Nuk fituam asgjë as me çadra", Kulluri: Opozita e ka të pamundur të bëjë Ramën të dorëhiqet

3 Qershor 2024, 15:02Politika TEMA
"Nuk fituam asgjë as me çadra", Kulluri: Opozita e ka

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Edvin Kulluri, foli në lidhje me intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për RAI3.

“Ajo që ndodh është që pjesa dërrmuese e atyre që thuhen atje ne i dimë. Vendi nuk është në kushte normale nga ana e qeverisjes. Nuk mund të kemi përfshirje të krimit në nivelet e larta qeverisëse, në momentin që ke këtë status ndërkombëtar.

Këto që u thanë janë të rënda për publikun italian por jo për ne. Rama dje nuk dha asnjë përgjigje është një njeri që nuk përballet me krizat. Si mund të thotë kryeministri Ben Ahmetaj nuk ia vlen ta dëgjosh, pyll pa derra nuk ka?

Ky është kompleksi i fajit të Ramës, që nuk përballet dot më me të vërtetat e akumuluara në 11 vite.
Me këtë emision u rikonfirmuan me zë ato që ne i kemi thënë. Dhe ka shumë më keq se kaq.

Ajo që më shqetëson është këmbëngulja e Ramës për të mos mbajtur përgjegjësi, dhe vetëm të mburret me arritje. Krekosesh për 2-3 suksese të kësaj qeverie”, tha ai në rubrikën “Opinion” në News24. 

Ndërkohë në lidhje me protestën e së enjtes, Kulluri tha se opozita e ka të pamundur momentalisht të detyrojë kreun e qeverisë të japë dorëheqjen.

“Kërkimi i dorëheqjes ha diskutim,. Nëse Rama nuk e jep, duhet ta detyrosh nëpërmjet forcës, protestë masive. Opozita në këtë moment që është e ka të pamundur një gjë të tillë. Një qëndrim i tillë radikal kërkon disa kushte.

Ne jemi në nisje të punës për të ndërtuar 2025, lidhur me programin dhe gjithë të tjerat. Ende presim një vendim për vulën. Nuk u arrit asgjë as me çadrat, qe e kemi provuar më parë”, tha ai.

4 Komente

  1. D
    Demokrati i tradhetuar

    Kulluri miku i familjes es Sali NonGrate nga Vlona. Kullurin Ssli Vicidoli e beri Sek. Pergj. ne Min. Mbrojtjes me Minister Gjeneralin Grek te 1997 Arben Alia ( Imami ). Vodhe ne mase pronat e ushtrise , tani perfaqson Familjen NonGrata te Birishes , te Lul Basha , ashtu si Arben Imami perfaqsonte Ramiz Aline tek P.D - me dhjetor 1990....Nuk largohen spiunat e sigurimit kollaj nga strukturat ..e shtetit dhe partive...

    Përgjigjjuni

        1. S
          Shpendi

          Kulluri eshte bere per kallam kusuri . Njeri me personalitet te pa qendrueshem dhe pa integritet . Asnje here nuk ka qene ne nivelet e larta te politikes . Fryhet me shume se ç'eshte ne te vertete . Luli e beri sekretar i detyruar nga momenti i veshtire qe po kalon partia e tij .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje