Lapardhaja: Partitë e reja duan ta 'ngasin autobusin horizontalisht', ata që ikën te Berisha menduan se do bëheshin lidera

3 Qershor 2024, 14:22Politika TEMA
Lapardhaja: Partitë e reja duan ta 'ngasin autobusin

Analisti dhe pedagogu Namir Lapardhaja komentoi zhvillimet më të fundit politike, teksa pak nga pak po ndizen motorët për fushatën elektorale në zgjedhjet e 2025. Fokusi së fundmi ka rënë tek propozimi i PS për një komision parlamentar që do të luftojë korrupsionin.

Laparadhaja shprehet  se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin është mbështetja e SPAK dhe GJKKO pa kushte, të cilën PS po refuzon ta bëjë.

"PD zyrtare ka shprehur skepticizmin ndaj këtij komisioni dhe synimeve të Ramës dhe PS. Por shpreh mbështetjen e saj për SPAK me amendamente. Nga njëra anë Edi Rama dhe PS ngrejnë komisione antikorrupsion nga ana tjetër nuk marrin në konsideratë propozimet e PD.

Ka një paradoks, mosbesimi nga palët. Kemi një qeverisje që po përballet me denoncime dhe afera ndërkohë kemi një kryeministër që nuk mban përgjegjësi por në mënyrë hipokrite tenton të ndërtojë komisionet që në fakt nuk e përmirësojnë qeverisjen. Nëse kemi vullnet të luftojmë korrupsion është të mbështesim SPAK dhe GJKKO pa kushte", tha Lapardhaja në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. 

Ai dha edhe një koment për partitë e reja që janë krijuar si dhe për deputetët që kaluan në anën e Berishës.

''Ata që ikin te Berisha menduan se do kishin të ardhme dhe do bëheshin lider atje. E kanë antropologjike duan ta ngasin autobusin në mënyrë horizontale. Edhe këta që krijojnë parti politike kështu më duken. Këto lëvizje të reja nuk kanë sjellë asgjë të re por kanë shumëfishuar problemet e politikës së vjetër'', shtoia ai.

Ndërkohë, në lidhje me intervistën e Ramës mbrëmjen e djeshme në Rai 3, analisti thotë se kryeministri ishte i qetë pasi asnjëherë nuk mban përgjegjësi.

''Edi Rama është gjithnjë i qetë se nuk mban përgjegjësi për asgjë. Edi Rama është lehtësisht i qetë sa kohë SPAK nuk ngre akuzë në bazë të indicieve të atyre, jo mediave, kemi një protagonist si Arben Ahmetaj që ka qenë nr.2. nuk thuhet se sa herë një bashkëpunëtor kapet në gabim të justifikohesh se nuk ka faj kryeministri. E njëjtja gjë ka ndodhur me Tahirin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. E veçanta është ajo që tha Ahmetaj se Rama ka pritur në zyrën e tij personazhe të botës së krimit, që kanë përfituar tendera", shtoi Lapardhaja. 

 

 

Lini një Përgjigje