“Nuk kam shkëmbyer letra”- Rama flet për njohjen me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën

25 Janar 2023, 18:22Politika TEMA

“Nuk kam shkëmbyer letra”- Rama flet për njohjen me Agron

Kreministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me njohjet e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët implikohen në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Rama tha se Agron Nezën e ka takuar vetëm në prani të ish-zyrtarit të FBI-së dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të apo të ketë shkëmbyer letra.

Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjitikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.

“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilIn nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.

Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë ish-punonjësi i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, Agron Neza, si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Ndër personat të cilët Mcgonigal akuzohet se ka mbajtur takime të fshehta është dhe kryeministri Rama.

29 Komente

  1. J
    Jugu

    Ha, ha, ha... o gjigand. Me mire mos fol se e dhjeve fare. Ai ka punuar per ty pa pagese??? Whaoo, po kush nuk do te punoj per kryeministrin pa pagese? Te gjithe duan, se keshtu u hapen dyerte per ndonje koncension, korrupsion, tender, etc. Ke nevoj per "damage control", shpejte versule Agacin, Fugen, po sidomos kete Meron se ky ka eksperience nga Sala per versulje.

    1. p
      pilo lala

      Nuk e ke degjuar ndonjehere qe ka keshilltare pa pagese?

      1. S
        Synetlliu Sumëpërpjetë

        Pilo Lala vëllai I karit. Komu isti gjirizesh qe ha mutin e sociopatit

      2. p
        pilo lala

        Oops, filluan te dalin te palarat e biznesit te Agron Nezajt me kete te FBI ne vitin 2007. Pra, sapo ka ardhur ne fuqi Saliu, ka ardhur edhe Tropojanet per biznes. Por duket se dyshja Neza-Dizdari, shtetasi amerikan McGonigal, ashtu si edhe ndërmjetësi Duçka kanë mbaruar punët e tyre me të gjitha qeverisjet. Paraja dhe interesat i kanë hapur dyert e zyrave kryeministrore pavarësisht kush ka qenë brenda tyre. Sipas dokumenteve që publikon sot redaksia e Abc24.al Charles F MC Gonigal, i cili McGonigal figuron edhe qytetar nderi i Tropojës, rezulton në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007. Më konkretisht në 10.07.2007 Charles F MC Gonigal ka hapur kompaninë me nr NIPTI K81310029E me kapital fillestar 80 milion lekë.

        1. P
          Politikane te degjeneruar duke folur si kukulla

          Ky Ducka pak me pare u akuzua me dy vellezer merreshin me biznes ne Meksike (doli ne klan tv, jam i paster si biznes dhe qe shoqeronin nje te huaj ne oborrin e Rames). Prandaj punohet falas se Rama e ka bere kryeministrine duke pastruar parate e pista me biznese si ndertim dhe takime lobingje per tia futur popullit ne zgjedhje. Cdo dite Rama po del n vorbulla te pista si Sala me Fazllicin, Meta me Priftin etj.

          1. P
            Politikane te degjeneruar duke folur si kukulla

            Ky Ducka pak me pare u akuzua me dy vellezer merreshin me biznes ne Meksike (doli ne klan tv, jam i paster si biznes dhe qe shoqeronin nje te huaj ne oborrin e Rames). Prandaj punohet falas se Rama e ka bere kryeministrine duke pastruar parate e pista me biznese si ndertim dhe takime lobingje per tia futur popullit ne zgjedhje. Cdo dite Rama po del n vorbulla te pista si Sala me Fazllicin, Meta me Priftin etj.

        2. E
          Eni

          Keshilltar pa pagese !!!!!!

          1. G
            Goni

            Po te flasin per ndonje gje te hajrit te pakten se na lodhen me thashetheme

            1. B
              Beni

              Ju dini sesi ti vleresoni njerezit

              1. P
                Permetari

                Kushuriri i Etildes ky Ducka

                1. J
                  Joni

                  Mos u merr me keta se keta vetem te shpifin dine.

                  1. A
                    Ani

                    Po mos u mer fr me keto o rame se keto nje muhabet kane

                    1. E
                      Eno

                      Keto lajme ja meson sala ketyre se duan qe te heqi vemendjen nga vetja

                      1. M
                        Marsel

                        Akuza pa lidhje dhe shume te shpifura,po merreni me llafe kot se zoti kryeminister ska lidhje fare me rastin.

                        1. p
                          pilo lala

                          Agron Nezaj eshte takuar ne 2007 me Argita Berishen.

                        2. P
                          Poni

                          Me te qarta gjerat ska ku te shkoj me!

                          1. P
                            Peku

                            Sulet dot leht nje njeri me akuza te kota qe i drejtoni

                            1. b
                              ben.

                              Sufllaqet e rilindjes. Eshte ne hetim ne amerike ky lideri juaj ,JO NE SHQIPERI. E di qe e keni te veshtire ta pertypni qe do ju shkoje lideri ne koker te burgut, po ju keni pertypur lloj peshtirosje, nuk perypeni dot kete?? Prisni se do degjona thagma, nga drejtesia amerikane per kete liderin tuaj.

                            2. e
                              edmond( koder rreshen)

                              Un si lexues si ta kuptoj thenien : keshilltar me pages,dhe keshilltar pa pages !!! I zgjuti paguhet dhe budallai nuk paguhet ?!

                              1. M
                                MESIM NGA JETA

                                Heshtja eshte kapak floriri. Ke leshuar larot. Po ti takove dhe Thacin me kompani, e ce pastaj? Mo deshe mos e tako presidentin amerikan, edhe pse eshte nen hetim. Mallkuar qofte ai qe shpiku "Parane".

                                1. P
                                  Piktori

                                  Dy gra tradhetojne burrat , njera me pagese , tjetra pa pagese .Ku eshte ndryshimi ? S'ka ndryshim , te dyja kurva .

                                  1. D
                                    Dani USA

                                    Kur the njerez te nderuar per Azemin dhe ducken me vure nje?te madhe ne koke.

                                    1. s
                                      sapa

                                      Dhe vjen nje dite....

                                      1. L
                                        Lupi

                                        Nuk mund të punosh pa pagesë se ka konflikt interesash në mënyrë automatike. Sidomos në shtet.

                                        1. V
                                          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                                          Po Linda cfare mendon valle apo ajo kujdeset per lejet e ndertimit qe ka ne patronazh e bija?

                                          1. H
                                            HOMERI

                                            Qent lehin karvani ece perpara

                                            1. A
                                              AI

                                              Mos u lodhni futini nga nje corbe se ftohte sot...do e zgjidhi Daj Semi kte pune....se po te jete per ne.....ky rro 499 vjet.

                                              1. x
                                                xzy

                                                Azem Hajdari dhe Besnik Mustafaj "njerëz të nderuar"! Ky Zullapi i Gjatë do të kishte bërë shumë mirë të rrinte te PD-ja sesa erdhi te PS-ja për ta kthyer në një parti të korruptuarish dhe oligarkësh pa principe.

                                                1. L
                                                  Loni

                                                  Keta me emra te shkurter shkruajne njelloj, e njejta dore qe as lodhet te fantazoje pak me emrin e permbajtjen, shume nivel te ceket patronazhistet

                                                  Lini një Përgjigje