Grupet e PD mbledhje me deputetët në të njëjtën orë! Xhaferraj i bashkohet Alibeajt, Salianji mungon te Berisha

25 Janar 2023, 15:37Politika TEMA

Grupet e PD mbledhje me deputetët në të njëjtën

Dy grupet e demokratëve u mblodhën këtë të mërkurë për të diskutuar rendin e seancës së radhës plenare dhe qëndrimet që do të mbajnë nesër në parlament.

Paralel në Kryesinë e Kuvendit dhe në selinë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha u takuan me deputetët që i përkrahin në dy mbledhje të ndryshme, duke konfirmuar vijimin e ndarjes së grupit parlamentar.

Në  takimin e Alibeajt, i pari për këtë vit, mori pjesë krahas deputetëve të tjerë edhe Ferdinand Xhaferraj që kishte deklaruar se do të firmoste nismën e Ervin Salianjit për shkarkimin e kreut të grupit, ndërsa ky i fundit, pavarësisht se gëzon mbështetjen e Berishës nuk iu bashkua mbledhjes së tij.

1 Komente

  1. S
    Si ka mundësi të mungojë kryetari ?!!’

    Si ka mundësi që Babale Kryetari i grupit parlamentar të Foltores të mungojë në mbledhjen e grupit , apo është akoma ay i pari , kryetar Boçi ?!!!

    Lini një Përgjigje