Akuzat për lidhjet me Charles McGonigal, Dorian Duçka: Pyesni Departamentin e Drejtësisë Amerikane

25 Janar 2023, 11:22Politika TEMA

Akuzat për lidhjet me Charles McGonigal, Dorian Duçka: Pyesni

Dorian Duçka, refuzon të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?

Duçka refuzon të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA, përgjigje të cilat sipas tij mund t’na i japë vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion”, shprehet Duçka

1 Komente

  1. J
    Just

    You damn wright Albanian hillbilly fuck

    Lini një Përgjigje