21 Janari, Petro Koçi: PS e vendosur t’i shkojë deri në fund hetimeve, nuk është arritur tek përgjegjësit kryesorë

25 Janar 2023, 10:19Politika TEMA

21 Janari, Petro Koçi: PS e vendosur t’i shkojë deri në

Hetimet për vrasjet e 4 personave në 21 janar 2011 në Bulevard dhe dalja e një audio në media ka sjellë sërish diskutime dhe debate mes palëve politike.

Deputeti Petro Koçi në një intervistë për Vizion Plus tha se PS ka pasur një qëndrim të qartë dhe tu shkojë hetimeve deri në fund. Sipas tij, nuk është arritur deri tek përgjegjësit kryesorë, Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi.

Dalja e audios, sipas Koçit nxorri në pah që dëshmitarët e deritanishëm kanë mashtruar.

“PS ka patur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe të vendosur për 21 janarin. Ka kërkuar që çështjes ti shkohet deri në fund. Kësaj çështje nuk i është shkuar deri tek përgjegjësitë e vërteta.

Dyshohet se përgjegjësit janë ish kryemistri, ministri i Brendshëm por edhe drejtuesit e lartë që kanë drejtuar Gardën. Është një regjistrim i thjeshjë. Mjafton të kesh një radio të njëjtë në të njëjtën frekuencë dhe e regjistron.

PS po ta kishte do e dorëzote me kohë, por mesa duket e kanë pasur persona të tjerë, dhe kjo është një indicie që të detyron t’i rikthehesh çështjes.

E para është që të bëhen gati armët e të gjuhet turma dhe turma u qëllua. Flitet edhe për një takim me ministrin e Brendshëm dhe drejtuesin e gardës. Dëshmitarët e deri djeshëm mund të kenë mashtruar në krahasim me audion.

PS nuk ka pushuar në asnjë çast ti shkoje deri në fund ngjarjes. Ka pasur analistë që thonë duhet të hetohen edhe organizatorët, më falni për shprehjen por ky është një budallallëk.

Vrasjet nuk kanë lidhje me akte të drejtpërdrejta të dhunës. Unë nuk e besoja që plumbat ishin të vërtetë. Mendova se po hidheshin plumba gome”, tha Koçi.

 

2 Komente

  1. V
    Vetem keshtu i kthehet Dinjiteti nji Shteti

    Do ishte e turpeshme madje kriminale nqs Shteti Shqiptare ,nuk do fillonte edhe pas gjithe asaj maskarade 32-vjecare ,te dilte nga ajo Grope e erret e Kriminalizuar dhe e Korruptuar ne te gjitha inastancat e gjithe Institucionet ,kur gjithcka duket sheshit ,e ktu kemi parasysh jovetem surratet e Peshtira te Malokut e Fshatrit Dy Monstrave Imorale qe kriminalizuan shoqerine Shqiptare , por edhe Pasurite qe kta te dy s'i Justifikojne dot ne asnji menyre , kur shikon Vilat e Lazit qe jane nji Muze i Korrupsionit e vjedhjes qe kta te Dy i kan ber Shtetit Shqiptare dhe abuzimit me Postin . Sot duhet t'i shkohet gjithcka deri ne funde e fillohen te hidhen themelit e nji shteti sipas Modelit Perendimore (nqs Miqte tane te Medhenje jan te ngpur me Experimentimet e tyre Demokratike ne Shqiperi ) qe edhe duket sikur po heqin dore ,sepse ndryshe nqs nuk na lejojne te ndertojme Shtetit e se Drejtes ,atehere asgje Pozitive sdo te ndodhe nga ajo qe Shqiptaret enderruan ne vitet 90. Rrespekt Petro Koci ,nji nder te paktit Politikane shembull ne ate Shtet

    1. h
      hetuesi

      Ps-ja eshte pristitute per vete ndaj dhe e ka lene zvarre kete proces,mos me thene e ka fshehur qellimshem.Boll prokuroria te kape prej bithe ate pedrastin LLupon e kryetarin e Gardes dhe ato do te tregojne dhe sa here i ishin qepur grate mbas pallimit para se te martoheshin me te

      Lini një Përgjigje