“21 janari”, Skënder Minxhozi: Është një ngjarje e paqetë, sepse është e pazgjidhur

24 Janar 2023, 18:07Politika TEMA

“21 janari”, Skënder Minxhozi: Është një ngjarje

Kallëzimi në SPAK nga Ministri i Drejtësisë, Ulis Manja për 21 janarin ka ndezur retorikën nga të dyja kampet e politikës në Shqipëri. Gazetari Skënder Minxhozi, i pranishëm në studion e ABC tha se ngjarja e 21 janarit është një ngjarje, e cila nuk ka gjetur ende qetësi.

“Një ngjarje të vjetër duhet pak sforco dhe fantazi ta shohësh në këndvështrim të ri, por megjithatë ajo që është ngjarje komplekse, e avancuar në kohë, por shumë aktuale. Ajo është një ngjarje se nuk ka gjetur qetësi. Është një ngjarje e paqetë, sepse është një ngjarje e pazgjidhur. Të gjithë aktorët janë aktivë dhe kjo e bën 21 janari të rikthehet kaq vrullshëm.

Është shumë i vonuar si rikthim, i vonuar edhe si zgjidhje, si paqtim dhe si gjetje e drejtësisë, ajo që kërkojnë familjarët e viktimave. 21 Janari është një ngjarje ndër më të zbardhurat që kemi si ngjarje politike dhe e kronikës së zezë, sepse është ngjarje që është konsumuar në bulevard ku ndodhen institucionet kryesore të shtetit. Të gjitha faktet që dolën ishin flagrante dhe kaq të dukshme”, tha ai.

Ai theksoi se provat për 21 janarin dolën në dritë ditën e nesërme të vrasjes së katër qytetarëve, por shtoi faktin se shteti shqiptar u përpoq të zhdukte provat.

Për gazetarin, ngjarja e 21 janarit mund të cilësohet lehtësisht si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

“Është një ngjarje e rëndë në të dyja krahët, i ndez, i ndez, sepse drejtësia nuk është bërë.  Kjo është më e rënda pas vrasjes së Azem Hajdarit. 21 janari është krim shtetëror dhe shteti u përpoq të fsheh provat”, tha ai.

4 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Zoti Minxhozi, me staturen e larte dhe me integritet qe keni si gazetar, duhet ta terhiqni intervisten nese gazeta TEMA ka qene besnike me fjalet tuaja: “Kjo është më e rënda pas vrasjes së Azem Hajdarit". Jo, Minxhozi. Nuk ka asnje paralele!!!!!!! Nuk besoj se keni nevoje te beheni i besueshem keshtu! Perkundrazi, humbisni shume, shume!!!!!!!!!!

    1. G
      Gent

      Minxhozi ka kohe qe eshte bere i pabesueshem. I sherben qence Rames. Nuk ka thene nje fjale per inceneratoret. Dhe sot nuk po thote asnje fjale per skandalin Rama-Groningam qe po ben buje ne Amerike.

      1. V
        Veleciku

        Ne SHBA jetoje, por asnje fjale nuk e kam ndegjuar per keta qe ju po tregoni. Ju tani po mundoheni te gjenji dishka paralel me plakun e shkorllur. Ay eshte non-grata dhe pike.

      2. B
        Bujar Kanapari

        Gazetareve u falet, por jo juristeve, si bie fjala z. Ngjela. Arma ndaj personit, nuk perdoret me urdhera nga eproret, por vetem kur je ne rregull me ligjin. Ky mision eshte kompetence vetem e ushtarit qe kryen sherbimin, i cili eshte instruktuar para marrjes se sherbimit dhe ka firmosur ne librin e sherbimit. Hapi zjarr ndaj njerezve, ushtari duhet te pergjigjet para ligjit, ka vepruar sipas ligjit ose jo, dhe nuk mund te justifikohet se dikush tjeter ka dhene urdher, qofte dhe eprori me i afert i tij. Cdo urdher ne kundershtim me ligjin, nuk zbatohet nga ushtari. Ministri, Kryeministri e kushdoqofte, presupozohet se nuk e njeh ligjin, dhe nuk eshte instruktuar. Ose une, nuk kam kuptuar asgje nga edukata ushtarake, ku kemi dhene provimin shteteror sipas programin te kohes.

        Lini një Përgjigje