Deputetja e PD: Bashkimi nuk mund të ndodhë me një drekë dhe as duke mbledhur firma nëpër skuta! Ngërçi i madh që kemi është ‘non-grata’

24 Janar 2023, 14:11Politika TEMA

Deputetja e PD: Bashkimi nuk mund të ndodhë me një drekë dhe

Deputetja e PD, Oriola Pampuri tha se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të realizohet me dreka dhe as duke mbledhur firma për shkarkimin e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar.

Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ajo tha se interesat personale duhet të mënjanohen përballë atyre publike, duke theksuar se ngërçi më i madh ishte shpallja ‘non-grata’ e Berishës që ndante PD-në në dy pjesë.

Pampuri tha se ngërçi më i madh për PD-në është 'non-grata' e Berishës pasi për të njëjtën gjë vetë deputetët e PD kishin akuzuar zyrtarë të PS në 2021-shin. Sipas saj PD nuk mund të ketë standarte të dyfishta për të tilla çështje. 

“Bashkimi nuk mund të ndodhë as me një drekë dhe as duke mbledhur firma nëpër skuta. Bashkimi ndodh me platforma reale duke u mbështetur në disa modalitete mes dy palëve.

Ashtu sikurse u diskutua mes Bardhit dhe Palokës. Kjo mundësi për të pasur kandidatë nën logon e PD-së nuk duhet kurrsesi të vendosen kushte.

Ne kemi ngërç të madh, non-gratën e Berishës. Në në 2021, kemi akuzuar shumë herë zyrtarë të PS dhe nuk mund të bëjmë lojë të dyfishtë, duke shkelur standartet tona.

Në këtë moment, duhet të kishte një bashkim të bazës me qëllim që të ofronim një opozitë të fortë përballë Ramës”-tha Pampuri.

3 Komente

  1. r
    raul

    Dakord Orjola se je grua simpatike dhe e zgjuar. Le te behet trim dikush dhe ne mbledhjen e keshillit te foltores ta kape per zhelesh sic thote Jozi , perbindeshin e vicidolit dhe ta nxjerre jashte nga salla dhe ti thote : shko ne shtepi , na cave trapin , ke 32 vjet qe vetem nxin, perbalt, shpif, kercenon dhe tani non grata dhe na ndave partine. Bejeni dhe ju si e bene kinezet para 2 muajsh ne kongresin e tyre kur nxorren per krahesh me force para 2000 delegateve ish udheheqesin Hu Xhintao 80 vjec qe rrinte si mumje ne salle dhe flinte gjume. Po e bete dhe ju te nesermen pdja do bashkohet dhe ka shprese per ndryshim drejt pushtetit perndryshe ne aleance me spiunin Agush Askush kokeducja po shkoni drejt fundit politik me 14 maj , le te beje garipin i forti i pazarit te ri, por ai eshte shfryre tashme si tollumbace dhe me 89% te shqiptareve qe e urrejne tmerresisht dhe nuk duan t'ja shohin surratin .

    1. S
      Sauku

      Kjo ka lidhje me PD sa çkanë Glshtenjat, Haçka (më mirë do ishte Shane Muda shoqja e saj) Eralda Bano (shitse ke Nino Vitali) etj etj

      1. C
        Col LAPRAKA

        PD - mblidhni mendjen e bashkohuni se do t’u hipe Edi Rama edhe 12 vjet te tjera.

        Lini një Përgjigje