Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’: Braçe: Për shpirt nuk e votoj, s’ka mbështetje për fermerët! S’e kuptoj për çfarë vjen deputeti në Kuvend, s’e dëgjon askush

24 Janar 2023, 11:49Politika TEMA

Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’: Braçe: Për

Deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë vijon të kritikojë qeverinë përse nuk ka përfshirë në Pakon e Madhe fermerët. Braçe tha se për shpirt nuk do e votonte Aktin Normativ për Pakon e Madhe, por do ta bëjë vetëm sepse shkon në mbështetje të shtresave në nevojë.

“Për shpirt nuk e votoj Aktin se s’ka kuptim! Po e vërtete, janë paratë e me nevojtarëve, u thashë s’do i realizoni dot këto shpenzimet. Prapë si keni realizuar shpenzimet.

Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se dëgjon askush. Për gjëra që provohen realisht. Kthehemi te programimi, e kam tek njësitë zbatuese. Kur ti e shikon një vit, 2,3,4 vite nuk e programon dot ti çosh aty ku mund të përdoreni paratë. Ishte data 23 dhe brenda 6 ditëve mund t’ia çonim naftën fermerëve.

Atëherë kemi programimin jo, zbatimin e buxhetit jo e jo. I japim paratë një bashkie për shkollë, ajo se bën dot për shkak të tenderit, digjen paratë. S’ka fermerët brenda. Ideja është që unë se votoj si frymë, por Akti është ok për të ndihmuar familjet në nevojë etj.

 

Lini një Përgjigje