Grenell akuzon fort: Një gazetar në Tiranë ia tregoi përgjimet e manipuluara ndaj Thaçit

24 Janar 2023, 09:39Politika TEMA

 

Grenell akuzon fort: Një gazetar në Tiranë ia tregoi

 

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Specialja që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit.

Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar sot një gazetar në Tiranë. Sipas tij, arsye për këtë është pasi që ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre.

“Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur asgjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”, ka shkruar Grenell.

Më tej, Grenell ka shkruar se “Audioja e zbuluar është e “dëshmitarit” që i thotë zëvendësit të Jack Smith, Alan Tieger se ai madje ka pamje nga ekrani dhe regjistrime të bisedave midis Jack dhe djalit të rremë të CIA-s”.

“Jack Smith e dinte se këta “dëshmitarë” pretendonin se ai i kishte gënjyer dhe manipuluar që nga tetori i kaluar, të paktën. Audioja e zbuluar është nga tetori 2022 – ai sigurisht e dinte më pare” ka përfunduar postimet Grenell./Gazeta10

1 Komente

  1. T
    Troç

    Ore sikur nuk qenkan te keqinj keta njerezit e Trumpit ashtu siç perpiqet ti beje media e korruptuar,vetem kane kurajo ti thone gjerat siç jane.Apo prape do fillosh ta shash Mero.

    Lini një Përgjigje