Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese pushon çështjen. Bie kërkesa e PD së Berishës

23 Janar 2023, 20:31Politika TEMA

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese pushon

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Olta Xhaçkën. Gjykata pranon padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme.

Sa i takon padisë së grupit të Berishës, gjykata e ka rrëzuar me argumentin se përpara se sa të shqyrtohet legjitimiteti i mandatit duhet të shprehet Kuvendi.

Sipas këtij vendimi, Kuvendi do të duhet të pranojë kërkesën e opozitës për të dërguar nëe Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e mandatit të deputetes të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në datën 18.01.2023, në orën 10:00, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 9 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

Deklarimi i vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç”, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

3. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

13 Komente

  1. F
    Flori

    Hajdytat komunista fundurina kurverira drogaxhinj

    1. t
      tata luigji

      Flor tregon se sa ke mbyllur kopen dhe ke filluar te besh koment, ne tre fjale dy i ke shkruar gabim,kjo me jep te kuptoj se je lodhe nga studimet

    2. A
      Adam

      Dmth nuk ka shkelur ligjin? Nuk eshte duke vjedh? Dakort atehere. Secilit i lind e drejta te beje aq sa mundet me vendin e tij te punes.Te grabite sipas mundesise.

      1. N
        Neritan Liçaj

        Hani mut tani or cecenet e Non Grates

        1. Kush di anglisht le ta lexoje artikilln e CNN https://www.cnn.com/2023/01/23/politics/fbi-official-charles-mcgonigal/index.html

          1. L
            Lindita

            Nje Xhacke e shfrytezuar iken, nje Brixhide e re fringo do te zere karriken ne zyren ovale te qeverise "Goca dhe Gra"...

            1. C
              Cecua

              Ja kjo tregon qe reforma ne drejtesi nuk ka bere as edhe nje gje korrupsioni valon nga kurvat komuniste kur ky popyll te fshije armet mund te rregullohet ai vend ndryshe kemi mbaruar edi rama paska qe kopil e bir kopili nga ana tjeter arben ametaj vate takon prokurorin e spakut i vellai edi rames po vjeth qytetaret me ate josifin keta jane komunistet.Gramos ruci ka thene e kemi marre me gryken e pushkes dhe me ate e leshojme.

              1. C
                Cecua

                Fajet i ka shume dhe kjo ambasadorja eka genjyer edi rama e ka sjelle verdalle si dhi

                1. D
                  Dardhari

                  Pse mo cfare beri?Shpalli burrin investitor strategjik.Per te miren e popullit e beri. Se mos do fitoje gje per vete. Me sa duket Olta ka goxha para.Se cfare do investoje.Me sa buket i ka fshehur mire nuk ja ka vjedhur pastrusja. Bravo te qofte moj Olte e nderove Korcen!

                  1. A
                    Ali baba me 40 hajdutet

                    Funderrinat me te medha jane Mero, Frroku , Bedriu e Viktori qe nuk lene gje pa bere vetem e vetem qe Rama mos kete kundershtar ne votime. Maskarenj e kaluar.

                    1. T
                      Turi

                      Rrofte drejtesia e pavarur.Ju thashe qe Olta kurva ska faj.Ashtu si dhe Elisa Spiropidhi qe e akuzuan kot,megjithese mungonin 300 milion euro ne dogana.Rrofte burri I Lindes dhe vellai I Erdoganit.

                      1. H
                        HAJDUTIA

                        Le te kene sado pasuri kurvat, kurva mbeten. Ju rrofte parja. Dinjiteti 0. Njerez qe e kane henger dhe e hane turpin me buke. Familje ordinere. Gjykata Kushtetuese tregoi se cfare truri ka. Vetem kjo gjykate s'behet normale. Ne perberje te saj ka njerez pa moral, pa integritet. E dihet se cfare do presesh. Hajduti mbron hajdutin. Nuk e leshojne njeri-tjetrin.

                        1. B
                          Bardha

                          Hani mut ju shpellaket e sheqeres

                          Lini një Përgjigje