Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt përfundimit, PD e Berishës kërkon zgjatjen e tij

23 Janar 2023, 17:11Politika TEMA

Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.

Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”. 

Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.

Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove. Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.

Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Akskonerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar.

Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro). (BIRN)

12 Komente

  1. ?
    ?./

    Shumë mirë që ështê "shtetëzuar" o plehra PeDe. Duhet të shtetëzohen të gjitha pasuritê nëntokësore dhe mbitokësore dhe të kthehen në pasuri publike. Boll na kanë vjedhur oligarkët dhe të huajt deri më sot. Shteti i dalë nga populli duhet të bëhet përsëri zot i pasurive të veta. Si ka mundësi që të gjitha pasuritë publike të Shqipërisë, që i takojnë një populli të tërë, të jenë privatizuar, pra të bien në disa duar, gjatë këtyre 32 vjetëve të fundit. Por e di mirë se me Bishën, Floririn dhe Zullapin kjo nuk do të ngjajë kurrë.

    1. L
      Llogaritari

      Po taksa ka paguar kjo kampani???

      1. G
        Gangsterri

        O Floriana nuk eshte shtetezim por karezim i pidhezimit tend te shpartalluar

        1. T
          Taulant

          Ketij koncesioni te pakten i dihet pronari. Vetem pasaportat nuk u hakeruan dot sepse firma Aleat ka ndertuar nje sistem mbrojtes me ekspert jo militant . Persa i perket vleres se koncensionit duhet te merret prokuroria . Por kam frike qe kerrici i Vucicit mbas ndonje viti do t'ja jap koncensionin ndonje kompanie offshore ...plus te dhenat do dalin rrugeve. Nuk duhet te gezojm para kohe . Kerrcici duhet te jap shpjegim pse iku ndricimi tek tuneli i Delvines po rruga e Arbrit qe eshte katandisur si shteg dhish ??? Mos te flasim per qindra koncensione te tjera qe ky bastard ua dhuroi miqve te tij.

          1. N
            Noci

            Me sa duket po i nderpritet nje burim familjes prandaj e kerkon te vazhdoje koncesionin garda e vjetet.Nuk dihet deri kur eshte ngjyrosesi i karburanteve dhe skanerit e doganave qe u bene me kerkese te kompanive qe i kane dhe qe marrin para dhe i ndajnë me miqte qe ua dhane.

            1. D
              Dardan

              Shume e sakte.

            2. B
              Bardha

              Shume mire shteti dhe qeverria qe ua merr pasurite oligarkeve te sali qelbesires dhe ja sjell popullit. Sali berisha dhe ballistat e pd na kane pire gjakun keto 30 vjet. Por historia po ndryshon. Bijte dhe bijat tane pasardhes te prtizaneve po u tregojne vendin ketyre qelbesirave kolaboracioniste qe ua shiten vendin te huajve. Tashme bijte fhe bijat e popullit do gezojne pasurite e ketij vendi te bekuar.

              1. S
                Sali qeni

                O Bardha , hahahahaha po relaksou pak moj zonje , po na con 80 vjet pas , me keto qe shkruan na kujton Verin , tua marim pasurine tokat bejlereve dhe agallareve dhe tua japim popullit .....akoma me keto mend do ecim ??? Leri oligarket menjeane se imbulon sistemi qe zgjodhem te ecim perpara , apo se ke kuptuar qe nderuam sistem ne 1990-91 ?? Ka te jeter perpara oligarkeve , shiko pasurite e Metes dhe te Saliut , pasurite e poliikes se koruptuar , gjyqtareve ,prokuroreve , leri oligarket , kudo ne bot ka oligarke , nuk ua mer dot moj zonj .....keto shiko , oligarkeve nuk ua mer dot me o Bardhaaaaaaajane pjelle e sistemit kapitalist .....nejse ....tung

              2. E
                Eni

                A do ulet cmimi I pasaportave? A do hakerohen? Mesa di une ato shpetuan....tani o burra shyqyr te marim shtetesi te EU po nuk ma ndjen shume.

                1. E
                  E verteta

                  Po si mund ta quash shtetezim kur edhe ne vendet perendimore eshte shteti qe leshon pasaportat. Une konkretisht para pak ditesh rinovova pasaporten italiane qe ishte ne skadim dhe e bera ne questure, shqip stacioni i policise. Tju vije turp ore merde qe mundoheni qe tju hillni helm njerzve.

                  1. S
                    Shkodrani-Belgjike

                    Pak nga pak po ngordh qeni sali. Ju moren frynen njerzve kto privatizime.

                    1. B
                      Bobi

                      Nga pashaportat marin bakshishe te majme te dyja palet. Nuk thote nje gazetare qe eshte vjedhja me sheshit qe u behet shqiptareve me pashaportat. Ne maqedoni e njejta firem prodhon pashaportat biometrike dhe cmimi sa ngjysma qe kushton ne shqiperi.

                      Lini një Përgjigje