Çollaku kërkesë për Autoritetin e Dosjeve: Verifikoni ‘spiunët’ në Kuvend

23 Janar 2023, 12:29Politika TEMA

Çollaku kërkesë për Autoritetin e Dosjeve: Verifikoni

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka depozituar sot në Kuvend kërkesën ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me hapjen e dosjeve të të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Çollaku  shtoi se do t’i kërkojë autoritetit të dosjeve që t’i vërë në dispozicion të gjithë listën e deputetëve të verifikuar nga viti 1991 deri në vitin 2023.

“Sot kam depozituar pranë zyrës së protokollit të Kuvendit kam paraqitur kërkesën time për të më vënë në dispozicion një kopje të dokumenteve . Nëse që nga marsi i91 deri më sot ka pasur bashkëpunëtorë apo elemente në shërim të ish bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit.”- tha Çollaku.

Me propozim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 72/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Në përmbajtje të këtij ligji, është parashikuar që në nenin 20, pas pikës 1, të shohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

1.1 Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi është i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorim të informacionit të marrë.

Ndërsa, në nenin 44, është parashikuar shtimi i pikave 4 dhe 5 me përmbajtje si më poshtë:

4. Të deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të parashikuara në këtë ligj për periudhën 29 nëntor 1944 deri ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.

5. Autoriteti përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Pikërisht, në zbatim të dispozitave të sipërcituara, si dhe në mbështetje të neneve 8 dhe 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, kërkoj nga ana juaj vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023.

Sjell në vëmendjen tuaj, se neni 8, paragrafi i dytë i ligjit nr. 8550/1999, përcakton një afat 15-ditor për kthimin e përgjigjes, megjithatë duke pasur parasysh volumin e informacionit të kërkuar, mirëkuptoj kohën e nevojshme shtesë që mund t’iu duhet për përgatitjen e përgjigjes.”- tha Çollaku.

3 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Zoti Collaku ! Do besh histori po ta realizosh kete qe ke kerkuar. Po ama duhet ta dishe se falangat e Saliut te vicidolit kam me se paku me te pengu, me se shumti....!!!.. Saliu te gjithe Drejtuesit e PD- se, Deputet Ministra Zv/ Minstra ,Prefekte ,Ambasadore ,Gjygjtare Prokurore ,Drejtues te Policise , Te org. Kushtetuse i ka pase te gjithe Spiuna Sigurmi s thote populli te tredhur, qen te rrahur se ate latforme i dhs per zbatim Ramiz Slia

    1. D
      Darien Pavli i shastisur nga habia

      Collaku eshte i pari ne liste. Spiun vullnetar

      1. L
        Linda

        Çollak me nje fjale puro arkadash anadolli .cfare fytyre o Zot ,nga bytha ka lindur ky

        Lini një Përgjigje