Berisha e quajti ‘horr bulevardi’, ish-presidenti Topi zbardh prapaskenat: Ju tregoj se çfarë kam kërkuar që në vitin 2013

24 Janar 2023, 09:13Politika TEMA

Berisha e quajti ‘horr bulevardi’, ish-presidenti Topi zbardh

Ish-presidenti Bamir Topi tha se nuk mund ta komentojë deklaratën e Ulsi Manjës për 21 janarin pasi nuk është gazetar.

Topi tha në emisioin “Drejt” se që në vitin 2013 ka kërkuar që të rikthehet gjyqi politik për 21 janarin dhe politika nuk mund të godasë institucionet.

“Nuk jam opinionist apo gazetar në këtë çështje ndaj nuk mund të komentoj diçka të tillë. Që në vitin 2013 kam kërkuar që të rikthehet gjyqi politik për 21 janarin. 

Kjo është një defekt shumë i fortë kur bëhet fjalë për institucionet, kur kërkohet një gjyq politik për ta cuar drejtësinë deri në fund. Ngjarja e 2 prillit në Shkodër me 4 të vrarë, po ashtu edhe në 21 janar dhe politika nxiton të thotë autorët, pse?

Po të flasim për politikën dhe maturimin e saj duhet bërë një emision vetëm për këtë dhe për të treguar se si është e konceptuar. 

Dhe këtu kthehemi sërish tek gjyqi politik për të mbrojtur institucionet, pasi kemi vetëm një palë që shihet, ku vetëm politika sulmon institucionet dhe këto nuk kanë mundësi të sulmojnë politikën.

Institucionet e drejtësisë kanë të drejtën ekskluzive për tu marrë me këto. Por unë e kam me politikën, pasi pas vitit 2013 socialistët nuk janë marrë fare me këtë çështje”, deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.

Kujtojme se Berisha e quajti Bamir Topin, presidentin e asaj kohe nje “horr bulevardi” dhe kreun e “puçit” per rrezimin e tij nga pushteti.

10 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Bamir Topi u zgjodh presidente vota te blera prandaj nuk ka pasur moral para popullit . Faji eshte i mediave qe i therasin per te dhene opinione keta politikane ose edhe prokurore te shkarkuar nga vetingu per te bere gjykime apo edhe te bijen e Fatmira Hajdarit per te folur per korupsion. Jane televizionet qe mbajne akoma gjalle figura te peshtira per opinionin.

    1. K
      Kalec Dega

      horr ai qe iku, horr ai qe erdhi....ahahahahhahahahah, lol = pellazg sunmutus albanus turkus shqipfoles...si keni lane gja kushurinjve ne Afganistan..... = lol

      1. L
        Lam Zagradi

        Të paska zënë keq SIDA, ty Kalec Dega! Ta paskan kallaisur keq sumën, asaj Elade, trimat e janullës...ta paskan nxjerrë te goja kokën e manivelit...

      2. p
        pilo lala

        Shume sakte... Te therrasesh per ekspertize ne studio, ca njerez te mbaruar si Bamir Topi, apo ajo Tropojanja Prokurore, kamikaze e Berishes, apo ca me keq Fatos Lubonjen, faji eshte i atyre qe i therrasin keta cyryk.

      3. B
        Bjosa

        Ti e ke bere punen tende, si askush tjeter , ke folur me heshtje, ndaj me mire hesht edhe tani.

        1. L
          Ledina

          Jo, pseudonimi "Bjosa", tani i ka ardhur radha ish-presidentit Bamir Topi te deponoje ne SPAK te gjithe te verteten e asaj ngjarjeje tragjike. Zoti Topi esshte akoma i ri dhe i duhet Shqiperise ne krye te Partise Republikane.

        2. p
          paulini

          Topja eshte qylaxhiu me i madh i politikes shqiptare...Tenton te jape mend , por kur ske mend ske cfar te japesh..Krijoi parti dhe asnjeher nuk e provoi veten ne fushata elektorale sa i vlente lekura...bile nje dite para zgjedhjeve hoqi dore nga drejtimi i partise ne menyre shume te pakuptueshme..mgjs kuptohet fare lehte qe ka marr ndonje zarf nga Rama, i cili edhe per 5 vota qe mund ti humbasin shqetsohet ne kulm dhe perdor cdo forme dhe mjet...

          1. "
            "BOHOTINA"

            Institucionet ne demokraci jane te pavarura nga njera tjetra, por te gjitha punojne ne te mire te shtetit. Kjo nuk ndodh ne Shqiperi. Kryeministri i 21 janarit 2011 ishte i plotfuqishem sipas mendjes se tij diabolike. Nuk la gje pa fshehur, pa zhdukur gjurmet e krimit dhe tani perpelitet... Ky e ka dhe nje eksperience me 2 prillin e 1991 ne Shkoder. E mbani mend nje lloj Qazimi qe ishte gjyqtar se ç' gjyq farse beri...

            1. A
              ATDHETARI

              Dihet qe eshte faji i televizioneve pse vendi po shkon drejt gremines. Sejcili shikon te fitoje sa me shume. Prandaj nuk shikohet asnje kanal televiziv shqiptar, sepse e ndyjne emisionin me njeres pa moral, pa autoritet, mashtrues dhe hajdute. Keto televizione po prishin rinine shqiptare e mbare vendin, kush nuk ka tru. Mjerre ky vend qe nuk mendon askush qe ka dicka ne dore, per te miren e vendit. TURP.

              1. S
                SPAK

                PO pse nuk thirret Blendi Fevziu nga prokuroria per genjeshtrat qe tha ne 2011, me 21-22 janer?

                Lini një Përgjigje