Kreshnik Spahiu zbërthen provat e 21 janarit: Çfarë mund ta burgosë Berishën

24 Janar 2023, 09:00Politika TEMA

Kreshnik Spahiu zbërthen provat e 21 janarit: Çfarë mund ta

Sipas Kreshnik Spahiut, nëse 4 kufoma nuk konsiderohen provë, atëherë është e vështirë që të konsiderohen provë 4 përgjime.

“Vetë përgjimi në kuptimin e ligjit nuk është provë. Përgjimi në kodin e procedurës penale konsiderohet mjet i kërkimit të provës,” – tha ai.

Spahiu u shpreh se do të kemi përgjime të tjera. Ai tha se edhe nëse nuk ka prova që drejtpërdrejt ka urdhëruar Berisha për vrasjen, ka prova që Berisha me gjithë mekanizmin e tij ka tentuar të mbulojë vrasjen.

“Sepse nuk ka lejuar oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët që të këqyrnin vendin e ngjarjes atë ditë.

 Pra, nuk është mundësuar që brenda 24 orësh të këqyret vendi i ngjarjes. Berisha pengoi ndalimin e urdhërit të ndalimit për 6 ushtarakët e lartë që nxori Ina Rama. 

Së treti, vetë Berisha në kryeministri pengoi dhe fshiu serverat dhe kamerat e kryeministrisë. Së katërti është manipuluar arma e kryetarit të gardës sepse është ndërruar shuli dhe kjo është e provuar. Asnjërën nga këto që po të them nuk i ke në dosje. 

Së pesti është tentuar që të ngrihet një alibi mediatike nëpërmjet mjeteve të Berishës që vrasjet u bënë nga vetë turma me çadra pistoletë, me thika me helm, i ke me deklaratë të Berishës, pra Berisha ngriti një mekanizëm për ta mbuluar vrasjen. 

U shpallën institucionet e shtetit nën hetim dhe në komision hetimor. Së shtati u tentuan të manipulohen familjarët që të tërhiqeshin nga kallëzimi, prokurorët u sulmuan shumë ashpër,” – deklaroi juristi Spahiu.

12 Komente

  1. a
    astrit

    Berisha mund te denohet ne qofte se ligji ka parashikuar qe me veprimet ose mosveprimet e tij ai ka shkelur ligjet.Nuk di qe te kete ne kodin penal shqiptar ndonje nen qe garda urdherohet te qelloj nga kryeministri apo kushdoqofte.Keshtu qe mos na lodhni me gjera te kota po te jeni te ndershem me veten vini para pergjegjesise ligjore e morale te dyja palet.

    1. T
      Toni

      Ti astrit thu te vem baraz vrasesin me te vraret????

      1. S
        Sllobodanka

        O pseudonimi "astrit", kesaj radhe bli nje pako sapun me arome se do t'i duhet Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryhajdutit Sali Sheqere Vuk Karaxhich Berishes ne burgun e Recit.

        1. K
          Kalec Dega

          zberthen te mamase, more like.....lol

        2. k
          k

          Krimi më i madh i non gratas është fakti i provuar i ndjelljes së hordhive shpellare ne Tiranë. Sikur qyteti të kishte mbetur i qytetëruar siç ishte më parë, nuk do kishim pasojat e degradimit të pakorrigjueshëm që do vazhdojnë .

          1. V
            Vlonjati

            Te lumte Z. Spahiu, as qe ka nevoje per prova te tjera per te prangosur vrasesin dhe njeriun me te lig te ketij kombi.

            1. R
              Realisti

              Të dënohen ata që gjuajtën me armë. Ata kur të venë në burg do nxjerrin emra të tjerë.

              1. T
                T

                Mereni llupon dhe prendin jepini nga 25 vjet per vrasje dhe shife si i nxjerin ata kush ka dhen urdher .

                1. L
                  Liria

                  ... 25 vjet, kaq pak, me burgim te perjetshem eshte minimumi.

                2. "
                  "BOHOTINA"

                  Ish Kreu i KLD deklaroi: "Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume". Kjo gozhde qe ngule ne trupin organeve ne ate kohe, beri nje dem katastrofik. Tani broçkullit sa te duash...

                  1. T
                    Toni

                    Garda s prêt KM apo ministrin per te goditur nese cenohet objekti apo persona qe ajo mbron. Ka ligjin e vet qe flet. Ndersa krimineli Sali B duhet të dali ne gjyq per veprimet qe au beri mbrapa. Dhe aty, nese prokuroret kane këllçe, kane plot me materiale qe deshmojne qe kanceri i popullit shqiptar te pas viteve 90-të ka bere gabim, dhe duhet ndeshkuar!

                    1. F
                      Ferdiu

                      Po ne se dikush ka vullnet te ndeshkohet krimi, provat jane ashiqare. Ne i a kerkojme Altin Du anit. Altin Dumani eshte njeri me integritet, por qe ai dhe ndonje koleg i tij qe te realizoje pritshmerite qe ka Kombi Shqiptar, atij i duhet siguruar perjetesisht jeta e tyre dhe e familjes se tyre. A behet kjo? Kush ta siguroje sot Rama e Çuçi? Po pse nuk e di Dumani cfar mutrash jane te dy palet? Pse ai i vetem do e ndreqi kete vend. Jo shqiptar. Bejani vete ju gjygjin ketyre krimineleve.

                      Lini një Përgjigje