Monika Kryemadhi ka komentuar largimin e Agron Çelës nga Partia e Lirisë drejt Partisë Socialiste.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kryemadhi u pyet se si Edi Rama po e çmonton Partinë e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta. Ajo nuk donte të komente Çelën, por tha se "tre ditë para se të kërcente me Elisën, këcente me mua".
Ylli Rakipi: Çdo palë zgjedhje që vjen Edi Rama fillon "çmonton" partinë tuaj. I fundit që ka ikur është Agron Çela.
Monika Kryemadhi: Tre ditë para kam kërcyer edhe unë me të. Tre ditë para se të kërcente me Elisën...
Ylli Rakipi: Si ishte kënga për ju, si e Elisës, "Monika sa e bukur je"?
Monika Kryemadhi: Problemi që ka sot Edi Rama, janë votat e Partisë së Lirisë. Votat nuk janë të lidhura me individin. Kemi korruptimin në qelizë të politikës.
Beteja nuk është për të sulmuar Partinë Demokratike por Partinë e Lirisë sepse bën diferencën. Edhe në 25 prill u bë betejë për të zvogëluar mandatet e LSI.
Pra, kjo është shumë e shëmtuar, por nuk kam ndërmend ta komentoj as ata që kanë ikur dhe as ata që do të ikin. Pse? Pika lidhëse e njerëzve që ikin është te inceneratorët.
Kryemadhi ka folur dhe për rikthimin e çështjes së "21 Janarit" në vëmendjen e mediave, pas publikimit të një materiali nga Artan Hoxha, ky pretendohet se shfaqet komunikimi me radio i ish komandatit të Gardë që urdhëron vartësit të bëhen gati për zjarr.
Kryemadhi tha se çdo çështje që mbetet e paqartë duhet hetuar, por shtoi se riaktivizimin e kësaj çështje e sheh si "konsum mediatik" me qëllimin që të heqë vëmendjen nga afera e inceneratorëve, të cilën ajo e ka denoncuar vazhdimisht.
"Për mua, çdo çështje që është e paqartë duhet të hetohet. Pavarësisht se mendoj, se çështja e hedhur sot për konsum, është largimi i vëmendjes nga inceneratorët. Është për konsum mediatik. Sponsori kryesor i kësaj është Edi Rama.
Mos harrojmë rastin e arrestimit të ish- drejtorit të FBI që e lidh me çështjen e financimeve ruse. Ka lidhje dhe me pagesa të bëra nga Shqipëria", tha Kryemadhi.
Plasi XHELOZIA sheshit , ç’ka Spiropali më shumë se Mona ?!!!