Artan Hoxha: Si e sigurova provën e madhe për 21 Janarin, radio që përdorej nga 10 vetë

24 Janar 2023, 09:14Politika TEMA

Artan Hoxha: Si e sigurova provën e madhe për 21 Janarin, radio

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se materiali i publikuar për 21 Janarin është regjistruar nga dikush që ka pasur akses në një kanal të veçantë të radiove të gardë së republikës, ku kanë komunikuar jo më shumë se 10 veta.

Ai tha se prokuroia nuk ka gjetur asgjë nga komunikimi i serverit të gardës.

"Në çdo protestë që bëhet çdo komunikim i gardës regjistrohet.

Në rastin konkret prokuroria ka shkuar t’i marrë dhe garda i ka thënë se janë prishur, ka shkuar të marrë urdhrat me shkrim dhe si ka gjetur.

Ky regjistrim është bërë nga dikush që ka pasur akses në kanalin e veçantë të radiove të gardë së republikës ku kanë komunikuar jo më shumë se 10 veta”, tha Hoxha. 

Lini një Përgjigje