GJKKO ka liruar nga qelia ish-nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi.
Nushi së bashku me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe dhe drejtorin e prokurimeve u akuzuan për shkelje të barazisë në tenderë.
Kujtojmë se në muajin korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Posaçme fillimisht kërkoi dënimin me 5 vite burg për Tushen. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje me 1/3 e dënimit, ndërsa do ta kryejë në një burg të zakonshëm.
Ish-kryebashkiakut i hiqet gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme. Po ashtu, edhe ish-nënkryetari është dënuar me 1.8 vite heqje lirie.
Lini një Përgjigje