Rasti Charles McGonigal: Alibeaj kërkon transparencë dhe hetim të thelluar në Shqipëri

24 Janar 2023, 11:06Politika TEMA

Rasti Charles McGonigal: Alibeaj kërkon transparencë dhe hetim të

Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me lajmin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se McGonigal akuzohet se ka fshehur gjithashtu një takim me kryeministrin Rama në vitin 2017, e cila lidhet me transaksionet e paligjshme në adresë të tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së apelon ndaj institucioneve për kryerjen e një hetimi të thelluar në lidhje me rastin.

"Akuzat e  Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar.

Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”, shkkruan Alibeaj.

2 Komente

  1. D
    Denisa

    O ALI BEJ, te mbarojme pune me kryekriminelin Sali Berisha, pastaj me Ilir Floririn, se edhe Edi Rames do t'i vije radha.

    1. B
      Besnik

      Me ngadale o trimi i Jutbines! Dale dale se nuk keni pare gje!……

      Lini një Përgjigje