Revoltohet opozita: Rama dhe PS po na marrin dhe Luiz Ejllin

24 Janar 2023, 17:40Politika TEMA

Revoltohet opozita: Rama dhe PS po na marrin dhe Luiz Ejllin

Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka ftuar për fushatë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili aktualisht është pjesëmarrës në një reality show.

Ndoka i revoltuar u shpreh se kandidati kishte bërë një status në rrjetet sociale, ku e ftonte për bashkëpunim.

“Ky, më thanë, e ftoi kandidati i Ramës për bashkëpunim. Bëri një status kandidati i Rilindjes, e ftonte, kemi bashkëpunuar i thoshte Luizit, të pres për bashkëpunim. Nuk është se po e fundos Ramën, Rama këtë stil ka.

Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.

Opozita e konsideron të vetin Luiz Ejllin, pasi ai ngriti dhe një dolli për Berishën.

Ndaj dhe janë revoltuar se ai mund t'i tradhtojë për PS-në.

6 Komente

  1. S
    Shqiptari

    O zot sa fantastik eshte ky Nardi!I madhi Viktor Hygo thoshte:Sa mire do ishte qe ne çdo kryqezim rrugesh te kishte nga nje Guimplen,(nje budalla).Njerezit do gajaseshin se qeshuri. Sa me gajas ,ky gjeniu me mençurine e tij!haha

    1. B
      Berti

      Nard Ndoka je tragjikisht “ DEBIL “.

      1. N
        Nul Moka

        Nard Ndoka : - Ky dimër do të jetë i ftohtë derisa të fillojë të bëjë ngrohtë.....

        1. t
          toni

          po pse o nardi tek oshee kush e futi ne pune(para se te hynte) ate parazitin PD-ja? Ti o nardi je nje histori tragjikomike ,me tipa si ti eshte plot ai vend ...po ti sdi cfare eshte cipa apo turpi or mik..dhe per fatin tend te mire as 85% e atij populli ,qe eshte arsyeja pse akoma vegjeton ne keneten politike te Alb....

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Berisha kërkon të politizoj dhe ndajë bigbrother , në të djathtë dhe të majtë!

              Lini një Përgjigje