A është zgjedhur kandidati i PS për bashkinë Vlorë? Ja çfarë thotë Taulant Balla

24 Janar 2023, 14:48Politika TEMA

A është zgjedhur kandidati i PS për bashkinë Vlorë? Ja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka lënë të nënkuptohet se e kanë zgjedhur kandidatin e PS për bashkinë Vlorë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se po bëjnë sondazhe nëpër qytete të vendi, faktor që do të ndikojë në zgjedhjen e kandidatëve.

“Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që  kandidatët tanë do të jetë kryetarët e ardhshëm të bashkive.

Ne për këtë nuk mund të konsultohemi vetëm brenda familjes sonë, por  duhet një konsultë më e gjerë me të gjithë komunitetin ku kryetarët e bashkive kanë detyrën dhe përgjegjësinë për të shërbyer.


Nuk njoh metodë më të mirë se sa sondazhi për të kuptuar vlerësimin për punën e bërë dhe atë që është arritur.

PS gjithmonë një nga rezultatet më të mira në shkallë kombëtare  e ka në Vlorë, kështu kandidati do u përgjigjet kërkesave votuesve  të nderuar të Vlorës.”- tha Balla.

1 Komente

  1. d
    detjonart

    Ne Vlore vetem dhe i vetem duhet te kandidoni Pedagogun e Universitetit Ismail Qemali Grigor N.Dede. Intelektuali i mencur i fisem,dhe shume i pregatitur shoqerisht e socioligjikisht.

    Lini një Përgjigje