"Prokuroria e Tiranës mos të të përfshihet më, manipulon provat", Braçe: Ka prova të reja për 21 Janarin që rrinë të fshehura

24 Janar 2023, 17:50Politika TEMA

"Prokuroria e Tiranës mos të të përfshihet më,

Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Braçe thotë se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.

“Dëgjova një deklaratë të tyre (Prokuroria e Tiranës) dhe për shkak të indicieve reja, do doja që të mos përfshihej më në këtë histori, ka bërë ca është e mundur për ta mbyllur, duhet të rrijë larg kësaj historie. Për mua, për sa kohë janë implikuar zyrtarë kaq të lartë, duhet të merret SPAK. Ka një kallëzim të bërë nga Ulsi Manja,  ata duhet të bëjnë të gjitha veprimet për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, SPAK do të bëj që të tjerë njerëz t’i dorëzojë provat. Ka prova të tjera, jo gjithçka është shuar. 

Ai që ka bërë tentativën për ta shuar ka marrë diçka për veten, kështu që duhet një gjest besimi nga drejtësia në raport me ata që janë përfshirë në këtë histori dhe që disponojnë prova që nuk janë bërë publike”, tha Braçe në Report TV.

Zbulimi i një audio-përgjimi me komunikimet e gardistëve në 21 janar, për deputetin Erion Braçe konfirmon që ka prova të reja. Për këtë arsye thekson se drejtësia e re duhet t’i gjejë këto prova dhe këto njerëz, duke kujtuar se në rast refuzimi pengimi i drejtësisë është një vepër penale.

“Për disa kohë që provat paskan ekzistuar provohet ajo që ne kemi thënë, që një pjesë e provave janë zhdukur, janë disponuar nga të tjerë njerëz. Mund të bëhej dhe më shumë nga drejtësia dhe këtë duhet ta bënin organet e drejtësie, jo partitë politike. Serveri i kamerave të sigurisë është fshirë dhe nga këto mund të kuptohej se cila ka qenë sjellja e zyrtarëve brenda kryeministrisë dhe e gardës jashtë. 

Pra pavarësisht se provat janë zhdukur një pjesë e tyre paska qenë e disponuar nga të tjerë njerëz që duhet të ishin kontaktuar dhe duhet të ishin bindur edhe për të rrëfyer për ngjarjen dhe se çfarë ka ndodhur më pas, pengimi i drejtësisë është një vepër penale, drejtësia duhet të kishte bërë shumë më mirë, sidomos Prokuroria e Tiranës”, tha Braçe.

Mes kritikave dhe Prokurorinë e Tiranës, deputeti socialist thotë se pengimi i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijon edhe sot e kësaj dite nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtor të tij. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën, që bëjnë fajtor Edi Ramën, drejtues i opozitës. Një gjë e tillë për Braçen është absurde.

"Pengimi vijon ende edhe sot, ka ditë që vazhdon kënga që fajtori kryesor i 4 qytetarëve që ai që thiri në protestë, në këtë vend ka ndodhur protesta, por vetëm në 21 janar janë pushkatuar, qoftë kur ka qenë PS në pushtet, qoftë kur ka qenë ky në pushtet janë bërë protesta dhe nuk kanë ndodhur që të vritet kush, pra organizatori ka qenë gjatë gjithë kohës, aty para kryeministrisë me njerëz që protestonin për votën e lirë. Kush qëlloi? Organizatori? Ishte në fund të saj protesta, po tërhiqeshin, po kush qëlloi, ne? Jo. 

Ka funksionuar një linjë e qartë urdhri dhe plani si mesazh shumë i qartë për të vrarë për të mos u kthyer më aty dhe përgjegjësia qëndron te Berisha, Basha, Garda dhe Policia Shqiptare aso kohe. Për organizimin e asaj proteste, edhe akte dhune janë arrestuar dhe dënuar mbi 200 persona, ç’a kërkojnë më, protesta është legjitime në një vend, pushkatimi pa gjyq është një krim i rëndë, ka ndodhur akte dhune shumë më të rënda dhe nuk është plagosur asnjë njeri kur kemi qenë në pushtet”, shtoi deputeti.

Në fund, po aq absurde i ka konsideruar edhe disa deklarata të bërë në media ku krahasojnë vrasjen e Klodian Rashës nga Policia me ekzekutimin e 4 protestueve në Bulevard.

“Të barazosh pushkatimin e 4 protestuesve me një akt kriminal të një polici në detyrë është jo normale”, përfundoi deputeti.

3 Komente

  1. M
    Mekatari

    Por si mund te flisni me kete gjuhe , more Z. Brace!!!!! ,Kur thua : qe keni humbur besimin ndaj PROKURORISE SE TIRANES PER TE HETUAR , SIC ESHTE ; 21 JANARI !!!! ATEHERE, LIND PYETJA ; c'fare keni bere juve, qe erdhet per te treten here ne "QEVERI" ?????????????? Populli ju dha voten !!! Juve ishit dhe zv. Kryeminister ,,,,,_______apo edhe ti nuk kishe " shkopin magjik" !!!!!?????? U kujtuat te beni "DREJTESI" pas shume vitesh , mbas gjakut te derdhur, ne Tirane , te kater personave te pafajshem ,, dhe 26 te tjereve ne Gerdec.... Kesaj i thone " drejtesi e vonuar " por ka rendesi qe saliun e keni ne krah,,,,,,, pa c'ka qe ata familjaret e atyreve viktimave jane akoma ne pritje te "DREJTESISE"!!!!!!????? Duhet t'ju vrase "NDERGJEGJA" n.q.se jeni njerez, dhe keni gjak shqiptari ___________!!!!!

    1. S
      Sapa

      Por kur disa pretendojne akoma se ky vend mund te beje shtet?

      Lini një Përgjigje