Nga Dorian Duçka, Agron Neza te biznesmeni-politikan, VOA zbardh të gjitha lidhjet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së me Shqipërinë

24 Janar 2023, 18:54Politika TEMA

Nga Dorian Duçka, Agron Neza te biznesmeni-politikan, VOA zbardh të

Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por, në bazë të një njoftimi tjetër të shtypit amerikan, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, portali “Business Insider” boton kopjen e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi:“Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.”

Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].”

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas akt-padisë, gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

Disa javë pas këtyre takimeve, më 5 tetor 2017, sipas akt-padisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”

Sipas akt-akuzës, McGonigal i kishte kërkuar Personit A nëse ai mund t'i siguronte një sasi parash që në gusht të vitit 2017 dhe një muaj më pas në shtator, ata kishin diskutuar përsëri rreth përpjekjeve të Personit A që t'ia siguronte paratë dhe që Personi A t'ia jepte ato pjesë-pjesë.

Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes.

Intervista e bisnesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Në të njëjtën ditë të intervistimit në Austri, po më 18 nëntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, janë takuar edhe në Shqipëri, por këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Sipas akt-padisë “politikani-biznemsmen diskutoi me të pamdehurin McGonigal dhe Personin A për mundësi biznesi”.

“Më 19 nëntor i pandehuri takohet me Personin B për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.

Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Në akt-padinë ndaj McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Persomni A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”

Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”.

Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal, i ka propozuar personit A që të nënshkruajë një kontratë me një individ nga Bosnia të indentifikuar si Personi D në mënyrë që në kompaninë e personit A të depozitoheshin 500 mijë dollarë nga Personi D dhe firma e tij farmaceutike për të mundësuar një takim mes Personit D dhe një përfaqësuesi të delegacionit amerikan në OKB.

Ndërkohë që në muajin prill, McGonigal ishte takuar në Gjermani me dy individë nga Bosnja, Personin C dhe Personin D, të cilët kishin lërkuar të takoheshion me ambasadoren amerikane në OKB-së, ose ndonjë zyrtar tjetër të lartë për një çëshjte politike për Bosnje Hercegovinën.

Akuzat për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Akt-padia tjetër ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Në ose rreth gushtit 2021, McGonigal, Shestakov dhe një person i identifikuar si Agjenti 1 (Këshilltar i Deripaskas) hartuan dhe ekzekutuan një kontratë, sipas së cilës një Korporatë e Qipros do t’i paguante një Kompani në Nju Xhersi 51,280 dollarë paraprakisht dhe më pas 41, 790 mijë çdo muaj për informacione zbulimi biznesi me interes për korporatën ruse. Megjithëse pagesat do t’i jepeshin McGonigalit dhe Shestakovit në emër të Deripaskas, asnjëri prej tyre nuk përmendet në kontratë.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, kompania e Nju Xhersit është në pronësi të një “Miku” të zotit McGonigal. “Miku” kishte ndihmuar që McGonigal të angazhohej me kompaninë e Nju Xhersit, ndërsa ai ishte ende agjent me FBI-në.

Në një dokument të Departamentit të Drejtësisë, ku depozitohen aktivitetet e lobimit për qeveritë e huaja, (FARA) të depozituar nga Shestakovi, ndonëse përmbahen pak hollësi, përmendet emri Charls McGonigal dhe firma “Spectrum Risk Solutions”.

Kjo firmë, në dokumentin e jurisë së madhe të dalë vitin e kaluar, figuron si kompani e Agron Nezës.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, McGonigal i ka thanë Shestakovit se “nuk e kishte informuar “Mikun” se po përdorte Kompaninë e tij për të marrë paratë nga kontrata. Shestakov falsifikoi firmën e Mikut pa dijen apo miratimin e tij. Më pas kur Miku i kërkoi McGonigalit të shpjegonte se pse Banka Ruse po i bënte pagesa Kompanisë së Nju Xhersit, McGonigal tha se pagesa ishte për punë “Legjitime” që ai po bënte për një “pasanik rus”. Miku më pas pranoi që të përdorej Kompania e tij dhe transferoi fonde në përputhje me kontratën, nën udhëzimin e McGonigalit, për atë dhe Shestakovin.(VOA)

36 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Ju kam thene 1000 here qe kryeministri yne eshte edhe HAJDUT edhe LEGEN. Per 4 muaj personi K-Rama eshte takuar 4 here me kete FBI-istin. Tani e kuptoni perse udheton shpesh dhe vetem ky LEGENI yne. Ky degjeneroi babane e vet cfare prisnin per te tjeret.

    1. P
      Prind

      Rastesisht Rama qenka me i ndershmi nga gjithe miqte dhe bashkepuntoret e tij ????. Te gjithe keta paskan punuar mbapa kurrizit te tij...pfffff. Si ka mundesi qe , te gjithe bashkepuntoret i ka zgjedhur kshu tipash te shkathet, eeee ????!!! Cfare fati, si nuk i doli nje mik i hajrit xhanem .....

      1. P
        Po c'mut prind je ti ti je idiot

        C'lidhje ka Rama mo idiot zotetia ka qene funksolionarr i FBI per Shqiperine dhe Bosnie paskeni qene popull idiot .Zotria ka shkelur ligjet e shtetit dhe shteti po e dergone ne gjyqe jo si Shqiperia qe non grata vodhi popullin me firmat piramidale gerdeci nafta milloshit vjedhje vrasje shitje deti greqise cez kater te vrare para kryeministrise grusht shteti dhe 1997 e kendone si gjeli ne maje plehut se e ka kuptuar qe jeni si peshku tru thate . Zotria i FBI ka pasur biznes me keta dy Tropojan te PD o budallen Shqiptare

      2. E
        E verteta dhemb....

        E mer corapekuq mer lanet, te kisha porositur disa here se: ki kujdes se duke ndejt mes korrakeve sunite do te vij nje dite qe te katandisesh karagjozi,mashtrues,i paftire,i pabese etj kesisoi zakonesh a tiparesh njethundrakesh arabe....! Po ske faj ti,si dhenderr tek muslimon brother's ki ishte perfundimi it,ne i pabese.... Tani shtrengo verren se sunitet jane te "beses",kur je i mire me ta dhe nuk u rrezikohet interesi te lepijne edhe rrocken,kur ndodh e kunderta nuk e kan per gje te te flakin apo te han pas shpine,tipike kjo per "ndershmerine" turke....

        1. T
          Thimi Mitko

          Ik ore cigani zi!

        2. L
          L.Xh

          Deri sa VOA, drejtohet nga Elez Byberaj - kushëri i Sali Berishës, dhe Arben Xhixho - xhaxha (vëlla i babait të sajë Piro Xhixho) i Erisa Xhixhos - deputete e LSI (PL) dhe shoqe shumë - shumë e ngushtë me Ilir Metaj(I.M), vetëkuptohet se çfarë drejtimi do ti jepet i formacionit, në mos direkt, me insinuata, e nënkuptime kunder kesaje qeverie dhe KM Edi Rama. Por, edhe këto “pushkaliqe”, do tu shkojnë huq, mbasi Edi Rama, këto ditë, do të kryejë një vizitë në shtepinë e bardhë, për tu takuar me Presidentin e USA, takim ky i kerkuar nga ky i fundit. Prandaj, edhe VOA me Elezin dhe Arbenin, bashkë me Sali Berishen dhe Ilir Metën, le të kruhen e të pjerdhin sa të duan.

          1. V
            Vranakonti

            Vito,t'i hash koqen e mutit Edi Rames. Ai nuk eshte as hajdut e as legen,cilesi keto qe mund t'i kesh ti. Edi Rama eshte shume i paster dhe ka besimin e popullit, te cilin do t'a votojn ne menyre spektokolare. Ti shiko ate Salin tend qe jo vetem nuk do fitoi ne 14 Maj por do shkoi ne burgun e Reçit te beje kokren e qejfit.

            1. c
              ceni

              Historia e Shqiperise perseritet njesoj si ne vitet 1990!Perseri "Zeri i Amerikes" kesaj radhe mungon Elez Biberaj dhe ne vendin e tij eshte "Qytetari Digjita" ku ka kohe qe ka humbur ne arshivat e (agjnesive sekrete) per te shpetuar sadopak Sali Berishen!Media e tera ne sherbim te nomenklatures "blu" ku kete radhe kerkojn te ,ndertoj e nje "Babale "edhe me te demshme e qe per fat te mire kane kapur te gjitha dritaret e kazanit mediatik!Parat do te thoni Ju ku i gjenj?Ka patur shume Krraba e per rrjedhoje nuk eshte problem!Pasketaj Shqiperia e bere bordello,padyshim qe kushdo do te prostituoje deri sa ne krye te saj te rivendoset "Ylli ne ,ngjitje" si garanci e shkerdhatokracise se vendit te vetshpallur shtet kolonial. E padyshim qe shqiperia e kethyer ne kuplara padyshim qe kerkon pronaret e ligjeshem te saj qe jane Saliu,Likja dhe Lulezimja fale edhe ndihmes se madhe te atyre qe na sollen shkerdhatokracine duke na e shirur per "Demokraci"!

            2. T
              Tropoja

              Ky pleher duhet te shpallet non grata por eshte akoma ne detyre dhe ka ndikim serioz ne mardheniet USA-Albanistan.Agron Neza ish operativ sigurimi ne kohen e dulles,djali Baram Nezes nga Troooja ish sekretar partie i rrethit.Nemoklature tipike sllavo komuniste te zhytur ne rubla bashke me lulushken.

              1. K
                Klimax

                Ke të drejtë, por nga Tropoja sikur është edhe një ish sekretar partie i spitaleve të Tiranës, një doktor i Bllokut, një që është sot non grata nga amerikanët si i korruptuar, mafioz, vrasës, antidemokrat, organizator i Luftës Civile, i vjedhjes së votës, i kontrabandës së drogës, armëve, naftës, shkatërrimit të pasurisë kombëtare e sa e sa të tjera. Si e quajnë more, si e quajnë?!

              2. P
                Proshi

                Një shkrim mjaft i ngatëruar qëllimisht , i cili merret me imtësitë por harron thelbin e saj. Pra merret me pjesën duke harruar të tërën, pra kush fitoi. Fitoi qeveria, Rama, apo humbën diçka këta të fundit. Ajo që dihet që këta persona nuk kanë përfituar asnjë marrëveshje shtetërore, as dhe ndonjë përfitim monetar prej kësaj. U mbars mali dhe Pollo një mi.

                1. D
                  Denisa

                  Po e persris komentin, se ju nuk lexoni pepara se te hidhni mendimet ne gazete. Kyeminsitri Edi Rama duhet te sqaroje kete skandal: "Në vitin 2020 ka pasur një vendim të Gjykatës Administrative Vlorë, e cila thoshte se përzgjedhja e kompanisë zvicerane në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender. Sipas gjykatës, Terraoil Sëiss sh.a me administrator avokatin Shefqet Dizdari, në aplikimin e saj në tender nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për kushtet teknike."

                  1. L
                    L.Xh.

                    Siç thotë edhe zotni PROSHI, këtamtë PD-së, pa kokë e pa këmbë, pa bythë e pa brekë, SHUL hynë, LLOZ dolën, lesh mbollën dhe presh volën, edhe njëherë, si përherë, në gojë ta mbajnë, si tapë e shishes me verë….

                  2. B
                    Beni

                    4 here jane takuar dhe Rama thote e kam patur dhe e kam mik, mgjs fjala mik eshte fjale e madhe! Dmth te njojturit nga te jep posti jane shoje e miq .

                    1. B
                      Beni s'ecen vet

                      Budalla kur perdoret fjala mik ne dipllomaci nuk do te thote se je vertete mik o bageti e bujqesi eshte politese dipllomatike dhe duhet perdorur po ne politike nuk ka miqe por vetem gishta dhe bryla

                    2. z
                      zhvejku

                      Me keto qe po degjojme tregon qe shqiptaret jane aq te "zgjuar" sa po shkatrojne dhe Ameriken duke koruptuar dhe sherbimet e siguris. E bera kete koment per disa "antiamerikan" qe ti mbushet mendja se sa na duan e per ç'ka na duan miqet tane.

                      1. z
                        zhvejku

                        Me keto qe po degjojme tregon qe shqiptaret jane aq te "zgjuar" sa po shkatrojne dhe Ameriken duke koruptuar dhe sherbimet e siguris. E bera kete koment per disa "antiamerikan" qe ti mbushet mendja se sa na duan e per ç'ka na duan miqet tane.

                        1. V
                          Vk

                          Ne shqiperi ska te.ndershem. Sidomos ata.qe.kan.lindur para.90

                          1. L
                            Leku

                            Dorian Duçka, 4 vjet drejtor ne Ministrine e Ekonomise, 2009-2013, drejtuar nga LSI. Ministra Prifti, Naço (sot PS), Meta vete dhe Haxhinasto. Pyesni mos dine gje keta.

                            1. F
                              Fatmira

                              Bjeri me shkurt: pyesni mos di gje Ilir Floriri?!

                              1. L
                                Leku Dollari Euro

                                Nuk e njoh dhe nuk e mare ne mbrojtje Ducken po nuk ka te drejte te beje biznes nese ka gabur pune madhe ka ligje amerika nuk eshte si Shqiperia qe vriten kater PROTESTUESE ne rruge dhe non grata kendon marshin komunist

                              2. K
                                Korcari

                                E e e e Z.Kryeminister nuk na qenke aq i kulluar sa hiqesh!!!! Paske ngjyer edhe ti ne corbat e prishura.

                                1. Idiot komplet ky shkrimtari, gjithe kjo zhurme nuk ka lidhje fare as me Shqiperine as me Ramen.

                                  1. E
                                    Engjell

                                    Rama qenka futur thelle shume. Nga ky i fbi se ka marre paisje pergjimi te pa dwklaruara ne USa. Jo suvenire sic thote Mero te manipulimi i dosjes. Gjtihashru parate jane dhene qe ky ish shefi Fbi miku i rames tashme ne arrest te hape ceshtje penale ndaj kompanive qe benin lobom per Pd dhw Lsi ne amerike. Etj etj. Keto jane super vepra penale dhe do shohim gallata ne vijim se si Ai Neza si Ducka do zberthehen mire. Bravo Rame. Ne gropen qw gatove per te tjeret do biesh vete.

                                    1. L
                                      Lenci

                                      Mero, jepe lajmin te plote. Amerikanet e vene me emer Ramen dhe do kontrollojne cdo komunikim te tij, bere me cdo mjet, me telefon dhe email. Dy shqiptaret e tjere kane cuar parate e dhena nga Rama per fbistin. Ish-Sigurimsi. Agron Neza ka filluar baskepunimin me drejtesine amerikane. Nuk do rrezikoje veten se ligjet amerikane e denojne rende. Ai eshte edhe qytetar amerikan. Po ndodh ajo qe duhet te ndodhte. Rama duhrt te denohet per kriminalizimin e Shqiperise dhe ka vepruar edhe kunder ligjeve amerikane. Para disa vitesh shpetoi me pagesen e 80 mije eurove per te bere nje fotografi me presidentin e Amerikes. Arriti e mbylli. Tani nuk ka shpetim.

                                      1. H
                                        Himarioti

                                        Edhe Rama e paska "Fazlliçin" e vet, ashtu si Berisha.

                                        1. S
                                          Socialist i vjeter

                                          Eh sa te thella jane gjerat, lidhjet e historite! Dorian Duçka eshte djale halle me Ilir Meten dhe kudo qe eshte fut neper ministri vetem me detyre si Mon Kukalesh. Mbledhje fondesh ka bere gjithmone per shefin e sheficen! Dhe me Agron Nezen Ilir Meta e Edi Rama kane lidhje te hershme sepse ai eshte vellai i Agim Nezes, analist, gazetar dikur zedhenes i Ministrise se Jashtme. Pas ketyre qendrojne parate ruse. Po s'besuat pyesni Luan Ramen e do zbuloni dhe arsyen e vertet se pse e shkarkuan Luanin, pale cu tha per pune femrash. Nuk e rru shume cifti Kryemadhi per pune femrash. Ato jane mburoja e historive te ndyra qe kane kurveruar e plackitur ai cift i peshtire.

                                          1. t
                                            tetovari2

                                            Lexojeni mirë dhe me kujdes pa u ngutur jo sipërfaqësisht dhe pastaj nxirni konkluzione. Mendoj se goja ju flet para trurit!

                                            1. E
                                              E verteta

                                              NJU JORK - Ish-gjuetari kryesor i spiunëve të FBI-së në Nju Jork u akuzua të hënën për marrjen e pagesave sekrete me para të gatshme prej më shumë se 225,000 dollarë ndërsa mbikëqyrte rastet shumë të ndjeshme dhe për shkeljen e ligjit duke u përpjekur të hiqte miliarderin rus Oleg Deripaska nga lista e sanksioneve të SHBA-së - akuza që tronditi botën e mbyllur të kolegëve të tij zyrtarë të lartë të inteligjencës. Jeni në Telegram? Abonohuni në kanalin tonë për përditësimet më të fundit mbi luftën e Rusisë në Ukrainë. Charles McGonigal, 54 vjeç, i cili doli në pension nga FBI në shtator 2018, u padit në gjykatën federale në Manhattan me akuza për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe akuza të tjera që rrjedhin nga lidhjet e tij të dyshuara me Deripaska, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Në rolin e tij në FBI, McGonigal ishte ngarkuar të hetonte Deripaska, aktakuza e të cilit mbi akuzat për shkelje të sanksioneve u zbulua në shtator. Një padi e dytë, e ngritur në Uashington, akuzoi McGonigal për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh që ai dyshohet se kishte marrë nga një burrë i Nju Xhersit, i punësuar dekada më parë nga një agjenci e inteligjencës shqiptare. Aktakuza gjithashtu e akuzon atë se ka vepruar për të avancuar interesat e atij personi. Krimet e supozuara të McGonigal mund të zvogëlojnë përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të rritur sanksionet ekonomike ndaj rusëve të pasur pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar. Aktakuzat e dyfishta janë gjithashtu një sy i zi për FBI-në, duke pretenduar se një nga zyrtarët e saj më të lartë dhe më të besueshëm të inteligjencës pranoi shuma të mëdha parash dhe minoi misionin e përgjithshëm të mbledhjes së inteligjencës të byrosë. Skepticizmi para një kërkimi: Brenda hetimit Mar-a-Lago të FBI-së për Trump McGonigal u arrestua nga agjentë të byrosë ku ai kishte punuar për 22 vjet dhe ku ai u ngrit në një nga pozicionet më të rëndësishme të kundërspiunazhit në qeverinë e SHBA. Duke pasur parasysh rolin e tij të mëparshëm, hetimi u drejtua nga agjentë të FBI-së në Los Anxhelos dhe DC dhe jo në Nju Jork. Drejtori i FBI-së, Christopher A. Wray tha se rasti tregoi se FBI e kreu detyrën e saj. "Mënyra se si ne ruajmë besimin dhe besimin e popullit amerikan është përmes punës sonë - duke treguar, kur dalin të gjitha faktet, se ne i qëndruam procesit dhe i trajtuam të gjithë në mënyrë të barabartë, edhe kur ai është i yni," Wray. thuhet në një deklaratë. “Ne e mbajmë veten në standardin më të lartë dhe fokusi ynë do të mbetet në misionin tonë dhe në bërjen e gjësë së duhur, në mënyrën e duhur, çdo herë.” Charles McGonigal, ish-agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, largohet nga gjykata të hënën në Nju Jork. Përmes avokatit të tij, Seth DuCharme, McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat e Nju Jorkut në një paraqitje të shkurtër në gjykatë të hënën, ku u lirua me garanci. DuCharme, një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, i cili kohët e fundit shërbeu si ushtrues i detyrës së avokatit të SHBA në Brooklyn, tha jashtë gjykatës se ai pret të shqyrtojë provat, "por ne kemi shumë besim tek zoti McGonigal". “Siç e dini të gjithë, Charlie kishte një karrierë të gjatë të shquar me FBI-në. Ai i shërbeu Shteteve të Bashkuara për dekada”, tha DuCharme. “Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij.” Si Jack Smith akuzoi presidentin e Kosovës dhe hodhi në erë një takim me Trump McGonigal është planifikuar të paraqitet përmes video-lidhjes në gjykatën federale në DC të mërkurën. Në atë rast, prokurorët pretenduan se të paktën nga gushti 2017 – dhe duke vazhduar pas daljes në pension të tij nga FBI – McGonigal nuk i zbuloi FBI-së marrëdhënien e tij me ish-punonjësin e inteligjencës shqiptare, i përshkruar si “Personi A” në dokumentet e akuzës. Ai gjithashtu dyshohet se nuk zbuloi se kishte një "marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë", thuhej në aktakuzë. Që nga viti 2013, Edi Rama është kryeministër i këtij vendi. Në fund të vitit 2017, akuzojnë autoritetet, McGonigal mori shuma të holla në total prej 225,000 dollarësh nga Personi A - herën e parë në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City dhe dy herët e ardhshme në shtëpinë e personit në New Jersey. Sipas aktakuzës, McGonigal "i tregoi personit A se paratë do të ktheheshin". Muaj më vonë, me nxitjen e McGonigal, FBI hapi një hetim ndaj një lobisti amerikan për një parti politike shqiptare që është rivale e Ramës, një hetim që përdorte personin A si burim informacioni, thanë autoritetet. Ky nuk ishte i vetmi rast në të cilin aktakuzat sugjerojnë se McGonigal e përdori punën e tij për të mirën e njerëzve me të cilët kishte marrëdhënie të pazbuluara financiare ose personale. Në një udhëtim në Austri në vitin 2017, McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kishte thënë më parë McGonigal se ata donin që dikush të hetonte një kërcënim me vdekje ndaj tyre, sipas aktakuzës në Uashington. McGonigal ishte prezantuar me atë individ nga Personi A, akuzat e aktakuzës. Lexoni aktakuzën e Uashington, DC të Charles McGonigal Një vit më pas, McGonigal dyshohet se

                                              1. N
                                                Naco

                                                Dorian Ducka eshte djali shpirteror I Ilir Metes, ai ka paguar per ta shkolluar ne Angli ashtu sic po ben me femijet e tij...

                                                1. A
                                                  Alibeu

                                                  Po andej nga Tema ka dal ndonje emer more aman se na fiku. Do mbyllin gazeten dhe si do jetojne patronazhistet

                                                  1. Z
                                                    Zaho made in lab

                                                    Rahhma Gotcha. You damn wright karma is a bitch, now you can smell your own medicine, because I’m loving this moment. 3 Albanian stooges are going down. Remember: nothing is forever. God bless USA. Rahma,Berisha,Meta/plastika, hopefully Basha, urihipi/ Veliaj Your going down bitches

                                                    1. D
                                                      Drini

                                                      Ky huri i gjate i halese duhet te qerrohet, po cila eshte alternativa? Saliu me liken?

                                                      1. s
                                                        shqiptar

                                                        Kjo tregon se ne nuk jemi shtet e per me keq nuk kemi politikane qe e duan kete vend.Mjafton te jesh i huaj qofte dhe karrocier e te vish ti besh te dhjesin gjak keta bajgat tona pushtetare.Kete helellek e filloi Sali kari spiuni i udb-s,i cili per te gjithe loqet qe takonte jashte shtetit qofte dhe portire tek dera e hotelit apo institucioneve deklaronte se ishin Miq te ngushte e me rendesi per Shqiperine.Ptu ju marrte muti shalet o legene ,o mut burra

                                                        1. E
                                                          Eva

                                                          Ku ishte punonjes i shteti amerikan i caktuar per shqiperine deri ne vitin 2018, ku eshte habia qe te takoje ramen?!

                                                          1. D
                                                            Daj Sami

                                                            Qe te maresh vesh mire,se kush eshte Neza,Dizdari dhe Ducka,pyet nga jane,me ke politikan kane lidhje te vjetra dhe te reja,dhe pune e kryer

                                                            Lini një Përgjigje