"Bie" teza e Sorosit, edhe Andi Bushati mendon se Berishën e shpalli non grata FBI (me lobimin e Ramës)

25 Janar 2023, 09:16Politika TEMA

"Bie" teza e Sorosit, edhe Andi Bushati mendon se Berishën e

Andi Bushati thotë se arrestimi i ish-zyrtari të FBI pasi është paguar ose kanë lobuar pranë tij njerëz që donin t’i zbuteshin sanksionet amerikane, tregon se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata.

Sipas Bushatit, nuk përjashtohet mundësia që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të Sali Berishës.

“Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. 

Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Vangjush Dakon, Tom Doshin apo  Sali Berishën. 

Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati.

Ai deklaroi se në aktakuzën për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, thuhet se ky i fundit është paguar për të hetuar një parti politike në Shqipëri.

Bushati u shpreh se kjo vërteton faktin që kryeministri Edi Rama ka paguar për të goditur ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ajo u kuptua qartë, e ke në aktakuzë. Ai thotë, u pagua për të hetuar një parti, nuk thotë PD-në, një parti kundërshtarë të kryeministrit. E para, çfarë vërteton kjo? Vërteton se këta nuk janë të interesuar të godasin një parti, ata thjesht kanë qenë korrierët e njeriut që është në politikë dhe do të godasë një kundërshtar.

Pra, që këtu Rama implikohet. Fakti që do të godasësh një kundërshtar tjetër politik, këtë e bën vetëm një politikan”, theksoi ai.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit ditën e djeshme të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal.

Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ai gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Bushati deklaroi se nga sot, kryeministri Edi Rama është i trembur, ndryshe nga asnjëherë tjetër.

Duke iu referuar statusit të Ramës pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, ai u shpreh se kreu i qeverisë nuk e di se çfarë provash mund të kenë të tjerët për të.

“Unë, në këndvështrimin tim modest mu duk më i paqetë se kurrë. Pse? Edi Rama që njoh unë dhe besoj se njihni dhe ju, është ai që zihet me fansat e Facebook-ut. Pra, kur dikush e shan, e kritikon në Facebook, ai kthehet me fjalime të gjata.

Thelbi i statusit që kishte bërë, ishte i një njeriu që nuk e di se çfarë provash kanë të tjerët për të. Prandaj, rezervohet për të mos folur. Thelbi është, unë nuk dua të flas”, theksoi ai.

25 Komente

  1. V
    Vdekje Kermave ne foto

    " Non Gratta " eshte nji tallje trapi me shqiptaret e atyre qe shfrytezuan ne menyren me perverse Frankenshtajnin qe vet Kultivuan ne Shqiperi e cila ishte nji art Larje e Mutit berisha me Shurr !

    1. V
      Vjosa

      Po ku ishe o mendje ndritur, o bushatlliu i kapajve ke fantazi të madhe. Shko mbaji uturakun SALI Karaxhiçit.

      1. B
        Berti

        Duro o Bushat, duro o koke e madhe prej tarallaku.Duro te sqarohen gjerat e fol para se te dale hetimi o shpifarak qe te marrin neper studio moderatore qe e mbyten kete popull me mashtrime e analiza ordinere.Ve bast qe ty shume shpejt do te diagnostikohesh me verem nga mllefi qe ke per Ramen.

        1. N
          Noci

          Kaq i rrezikshëm eshte Berisha per Ramen sa ai e do mundesisht ne ato pozita qe ndodhet sepse nuk ka fuqi t'ia marre pushtetin.E provoi ne 2017 dhe 2021 ku doli i vetem ne zgjedhje dhe i mundi.Ajo karta e vjedhjes se votave eshte shume e ulet por eshte rrite elektorati gri qe nuk e voton Salen dhe Ilirin.Keta kane kaq shume Bema e nuk mund t'ua mbushin mendjen.Vetem kur te ikin keta te dy Rama rrezikohet te humbe

          1. J
            Jonii

            Po non grata I shkrete Saliu duket qe ne paraqitje se cfare ndyresire eshte

            1. S
              Soni

              Te gjithe e njohim Saliun ,te gjithe te kqijat I ka kriminel,hajdut ,I paafte dhe emrin non grata e meriton

              1. A
                Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                sa i kupton gjerat ky i zgjuari i spiunit te bllokut

                1. d
                  dashamiresi yt

                  Hahahahahah ky eshte komplet rrot cari.Vari lesht shkrimeve e idiotesive te tua Ando,por na thuaj kur do e fusesh tet shoqe ne bigbradher se u tha e shkreta

                  1. T
                    Tea

                    Si sdoli nje i zgjuar nga kta aman njeri me idjot se tjetri jan

                    1. O
                      Olti

                      Po po rama i ben te gjitha sipas jush

                      1. T
                        Turi

                        Te gjitha keto lidhje Sorrosi i ndyre ja ka dhene Rames o Bushat.Ai po shkerdhen Ameriken duke financuar organizata ekstreme te majta jo me ne.

                        1. D
                          Dritan

                          Keta nuk jane ne terezi se cfar flasin ,ku vetem budalliqe din te nxjerrin dita dites

                          1. A
                            Armand

                            O na keni rrujt lesht dit per dit nga nji teori te re nxjerrin

                            1. O
                              Oligert

                              Po po fiks ashtu se Rama i kontrollon te gjitha me FBI me CIA me te gjitha

                              1. N
                                Nuk ka korrupsion jo

                                Po plasi syte mer karush, a kupton a vetem pjerdh ato qe te thote Mero. Funksionari i larte i FBI “KA MARRE PARA TE THATA ME ÇANTE NGA EDI “ o karabush. E thote AMERIKA jo Sala o palle. Tani pyete veten edhe njehere “A kontrollon Edi FBI-ne. Edi ka kry punen e tij tek FBI, pallosh dhe ka pahuar per sherbimin e (jasht)ligjshem .

                              2. F
                                Futja pordhës

                                Shume i thellë nipi i bllokut. Bushati ka lidhje të forta me FBI dhe gjithë informacionet i merr direkt. Sapo merr informacionin njofton mjekun e familjes që ti bëjë ndonjë a analizë muti dhe shurre doktor Brrisshhaaaaa.

                                1. A
                                  Ana

                                  Shifeni ne fytyre Bushatin. Ka nje mimike prej skuthi e mashtruesi.

                                  1. N
                                    Na mbyten budallenjte

                                    Kaq popull budalla paskemi qene ?????? Sa te degjojme mbrockullat e lloj lloj capaculesh per dite ? Hej zot.....

                                    1. k
                                      klodi11

                                      ik ere rrot kari se nje mhb ke ti

                                      1. V
                                        Vk

                                        Po pse shqiperi eshte usa hajd se dua un n'a ca lek dhe mbaroj puna.

                                        1. S
                                          SADIU

                                          Dy nevojtoret e fshatit të shekullit të kaluar që qelbin dynjanë.

                                          1. G
                                            Gjeto

                                            Mire qe McGonigal nuk e ka deklaruar qe ka takuar nje drejtues qeverie te huaj, po Qeveri jone nuk ka rregulla per te mbajtur protokoll te takimeve te KM? A kemi ne rregulla per te deklaruar takimet e KM me funskionare te huaj, qofshin keto dhe private?

                                            1. S
                                              Skenderbegasi

                                              Andi nuk mund te lexohesh e ke budallallekun jashte standardit.

                                              1. U
                                                USA

                                                ky bythqiri i Hysni Kapos eshte idiot Non Grata te shpall Departamenti i Shtetit Amerikan jo FBI o capacul i Mehdi Spiunit

                                                1. G
                                                  Gimi

                                                  Po FBI I ben hetimet dhe I propozon Dep te Shtetit o kelluf qe paske vene dhe emrin USA

                                                  Lini një Përgjigje