Klosi: 21 janari i qëllimshëm, Berisha i komandonte të gjithë, është mburrur se do e bënte sërish

25 Janar 2023, 11:34Politika TEMA

Klosi: 21 janari i qëllimshëm, Berisha i komandonte të

Për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosin në kohën kur 4 protestues u vranë në Bulevard më 21 janar, garda u detyrua të qëllojë me urdhër. Në një lidhje skype për ABC News, Klosi shprehet se e vërteta për vrasjet e 21 janarit duhet të dalë në shesh.

“Unë jam i sigurtë, askush nga ata që kanë armë në dorë nuk është i interesuar ta përdorë, se ka rregulla. Ka edhe një rregull të përgjithshëm urdhrat e paligjshëm nuk zbatohen. Në raste si ky, përgjegjësia më e madhe është e atyre që kanë dhënë urdhër. Cfarë donin të bënin. Donin të jepnin një mesazh le ta thonë..

Unë besoj se askush nuk ka dëshirë të vrasë njerëz. Janë detyruar, por mund të kenë rënë edhe dakord. Për mua ka qenë e organizuar. Duket se gjithçka ishte e planifikuar dhe kjo është më e rënda. Në gjyq duhet të shkojnë të gjithë zinxhiri komandues, le të dalë e vërteta.” u shpreh Klosi, ndërsa shtoi se edhe fshirja e provave të asaj dite, përfshi këtu serverin e kryeministrisë përbën vepër penale.


“Të dy ata janë maja e zinxhirit urdhërues të Gardës. Por u morën më probleme teknike të vogla. Duhet të dëshmojë gjithë zinxhiri komandues i gardës. Berisha është mburrur më vonë se sërish do e bënte këtë gjë. Pra, po bën tangërrllëk me shtetin. E quan veten mbi ligjin dhe akoma s’ka guxuar ta thërrasë dikush.

Ne dimë edhe plot fakte, fshirja e serverit është faj penal. Është krim, do zbardhte plot gjëra. Pse u zhduk. Ai kishte dokumete të rrezikshme për ta. Garda u mbajt tre ditë brenda kryeministrisë, edhe shërbimi shëndetësor u bë në kryeministri.  Pse? Se ishin shumë ndër ta që po thonin të vërtetën.” -u shpreh Klosi.

Për ish kreun e SHISH, vrasjet e 21 janarit ishin të qëllimshme, pasi ndodhën në një moment kur protesta nuk ishte e dhunshme dhe njerëzit nuk përbënin rrezik.

“Berisha ishte super i bindur se shteti do i bindej atij, ndaj edhe nuk e pati problem. Ishte një vrasje e qëllimshme, protesta kishte mbaruar, njerëzit nuk përbënin rrezik për godinën.

Është një varg padrejtësish, justifikimesh ndaj them rihapja e procesit mbase do të cojë në drejtësi. Por di këtë që në këto 12 vjet krimi është fshehur pas procedurave.

Trajtime të tilla, pas procedurave janë të paarsyeshme. Nuk është një kriminel që vrau, shteti vrau 4 qytetarë të këtij vend. Kjo zvarritje vetëm me Berishën ka lidhje. Berisha nuk ka qenë vetëm kryeministër, ka qenë mbret i këtij vendi, të gjithë e dëgjonin pa e diskutuar, ndaj nga kjo pikëpamje ka gisht në zvarritje.” – u shpreh Klosi.

2 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Nje shpjegim per personin ne foto me gjup blu,si simbol i protestes se 21 Janarit,te dhen ne shum media te botes fotoja e tij ! Mbas mbarimit te protestes 2 furgona te policis se Lezhes, zbarkojn ne Qytetin e Rreshenit ne mesnat per te "arrestaur problematikun" ! Policia kishte te gjith informacionin se personazhi ne fjal,nuk ndodhej ne ate familje,qe po e kerkonin,sepse ai qe nga mosha 3 vjec ishte rritur me Nenen e tij,dhe i Jati kishte formuar familje tjeter. Mbas trokitjes se dhunshme,deren e shtepis e hap gjysem vellai i "problematikut" ( nje i ri 18 vjeqar) dhe pas kontrollit te Shtepis,policia e merr te riun,dhunshem ne Furgonat e saj per ta derguar ne pronat qe kishin ne fshat . Policia e porositi te riun,qe te therriste te Jatin,dhe kur i Zoti i shtepis(nje ish Oficer ne pension) u zgjua nga gjumi nga lehja e Qenve,u habit nga prania terrorizuese e aq shum Policve ! E moren ne pyetje te gjorin,por sic duket nga mosha e thyer,Policet nuk u treguan aq "xhentil" sa me te Birin,te cilin e kishin "ledhatuar" ne furgon,ne ato 15 minuta rruge,nga shpija ne qytet deri te tokat ne Fshat. Sic e thash edhe me siper Policia e dinte shum mir se i dhunshmi i protestes,nuk banonte ne Rreshen,por ne Durres me Gruan dhe vajzen e tij,po shtetit te diktatures se Saliut,i interesonte terrori dhe frika qe donin te transmetonin ne popull . Me kalimin e javeve dhe te muajit,te riun e arrestojn ne Kakavij, gjykohet dhe denohet ne Tiran,se bashku me protestuesit e tjer per dhun ne protesten e 21 Janarit. Ne mbyllje te shkrimit,do ti kujtoja te riut ne foto,se mundi dhe guximi,i te gjith atyre qe ishin ne ball te protestes,per nje Shqiperi te se ardhmes dhe se drejtes,u shfrytezua nga te majtet per ta vjedhur dhe varferuar kete komb,duke e detyruar popullin te marr rruget e kurbetit ashtu sic mori edhe i riu ne foto duke u vendosur prej disa vitesh ne Island.

    1. P
      Petro Greveni Nr tel 0682793180.

      Berisha dhe komplet Zinxhiri komandues duhet të merren në pyetje nga SPAKU dhe të pyetje,ku midis të tjerave të dalim 1.Kush dha urdhërin? 2- Kush dha urdhërin dhe pse u zhdukën serverat e K/ Min. 3. Pse nuk u zbatua urdhëri i K/ Prok përgj. Ina Rama? 4. Përse u mbajt efektivi i gardës Rep dhe u mjekuar brënda teritorit të K/ Min, dhe nuk u dërguan të trajtoheshin në Spitalin Usht.? Matja në pyetje dhe hetimi i mëtejshëm do të nxjerit të vërtetën, mbas 12 vjet pritje. Me respekt. Petro Greveni

      Lini një Përgjigje