“O djalë” - I penduar apo dëshmitar, modelet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë!

30 Korrik 2024, 18:40Politika TEMA
“O djalë” - I penduar apo dëshmitar, modelet e

Nga Ylli Pata

Tashmë po bëhet telenovelë rrëfimet e përzgjedhura nga Arben Ahmetaj për një media që ka një afilacion thuajse të betonuar me Sali Berishën.

Por natyrisht kjo është pjesa më e vogël e kësaj telenovele, e cila dukshëm është më shumë se kaq. Pasi përbën një debat që vijon sa herë personazhi që sot ndodhet jashtë vendit për të mos u përballur me drejtësinë flet në mediat e opozitës.

Edhe? Po shumë mirë që flet aty, rëndësi ka që flet! Është rezonantja e krititikëve ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Në fakt, është e vërtetë. Kur dikush flet, rëndësi ka ajo çfarë thotë, përpara se ku edhe se si.

Por këtu jemi në një situatë pak më ndryshe. Pasi  Ahmetaj, nuk ka zgjedhur që të përballet me drejtësinë, ka çarë ferrën, sepse siç thotë e ndjen veten të kërcënuar, të sulmuar, të rrezikuar. E për këtë ka kërkuar strehim politik nga Konfederata e Zvicrës.

Asgjë e re në historinë shqiptare. Mjaft qeveritarë apo edhe drejtues politikë e kanë bërë këtë ndër vite. Por që në rastin aktual ka një gjë krejt ndryshe. Sepse subjekti për të cilën flasim është një i pandehur, i cili të gjitha këto që flet mund t’i bëjë të vlefshme zyrtarisht, duke i shkruar apo deponuar në një procesverbal zyrtar, e më e mira e të mirave në një proces gjyqësor. Ku mund të kthehet si heroi i romanit ”Nëna” të Maksim Gorkit, nga i akuzuar në akuzues.

Por ta lëmë telenovelën tonë, për të parë pak si ndodh në rastet kur personazhe të tillë, të rrethuar me dritëhije të ndryshme, bëhen protagonistë të rrëfimeve të fuqishme që më pas kthehen në bazë për procese penale.

Bota njeh të penduar, njerëz që kanë qenë të hurit e të litarit, që kanë vrarë, kanë prerë, kanë abuzuar me fonde publike, por në fund, të zënë me presh në duar, kanë pranuar që të rrëfejnë të vërtetat e tyre para një gjykate, duke pranuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Nuk është vetëm Tomasso Buschetta, modeli klasik i të penduarit klasik. Natyrisht ai u bë i famshëm, pasi i vetëm drejti gishtin mbi kupolën e Cosa Nostra-s dhe i numëroi një nga një të gjithë krimet e tyre. E bëri këtë për tu hakmarrë ndaj krimet që pezzo novantat kishin kryer ndaj njerëzve dhe familjarëve të tij. Në fund, vdiq i lirë, pasi kishte kryer dënimin e ulur si pasojë e bashkëpunimit.

Ka shumë sot, shumë fare njerëz që marrin përsipër që të dënohen për atë që akuzohen, natyrisht duke pasur uljen ligjore si pasojë e bashkëpunimit. Sepse kështu është shkruar edhe në ligjin shqiptar.

E sa për ta zgjeruar diapazonin e logjistikës proceduriale, një bashkëpunëtor i drejtësisë sot nuk flet vetëm duke ardhur në Tiranë, por edhe duke pranuar që një prokuror apo hetues të shkojë aty ku ai qëndron, apo duke folur për një prokuror të vendit ku qëndron, me marrëveshje që ky deponim është vlerë ligjore për deponimin në Shqipëri.

Ndërkaq, në gjykatë mund të mos flasë direkt, por online, duke përdorur teknologjitë e kohës. Pra mundësitë që një i hetuar apo i akuzuar të flasë me drejtësinë apo për drejtësinë janë aq të pafundme sa rrugët e Zotit.

E në këtë rast, kjo telenovelë që regjizori zgjedh pjesët sipas kontekstit të kohës, është më shumë një reality show se një konfesion real, një dëshmi e vërtetë.

Gjithsesi edhe kjo është zgjedhje, por një zgjedhje që do të ndajë opinionin siç e ka ndarë, njëra anë do ta anatemojë pse flet te media e Berishës, e pala tjetër do ta mbrojë siç e ka mbrojtur që në momentin që ka vendosur të hapë telenovelën.

Po e vërteta? Natyrisht secili ka të tijën, por nëse është shkruar në një procesverbal prokurori apo seancë gjykate, atëherë ajo do të ishte akt sovran, ndryshe nga një reality show me regji...

12 Komente

  1. a
    amerikani

    Ahmetaj e di mire qe rrefimet e tij nuk vlejne dy lek per Drejtesine. Ne fakt ai nuk eshte i penduar i drejtesise, ai eshte kaçak Anti Drejtesi dhe gjen strehe aty ku gjejne strehe te gjithe hajdute, vrases, perverse te Sali Berisha. Cim Peka eshte vete nje nga keta perverse qe ne aksident rrugor i mori jeten vajzes se ambasadorit shqiptar qe e kishte rrembyer ne makine dhe nuk pagoi asnje dite per ate krim makaber. atehere? kush eshte ne te vertete Arben ahmetaj dhe sa vlen sot fjala e tij? Shqiptaret e dine, nuk e di se kujt ja shet ato dengla. Ndoshta perpiqet te justifikohet perballe familjareve qe jane viktima te babezise se tij

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari i Partisë

      Si gjithmonë shkruan por nuk thua asgjë Buscheta, Ahmetaj Ylli Ju dhe te gjitha mediat kazan pro qeveritare siç është syri i çimit vegël e Saliut sepse i jep rrogën në fund të muajit Bën tigri nuk po kërkon të thotë të vërtetën por të bëjë pazar me akuzat që po nuk e lane rehat do flasë Ose nuk shkon SPAK -u t'a marrë në pyetje si Çimi?? Pse kërkohet vetëm arrestimi për akuza qesharake si fshehje pasurie që do ishin 90% e zyrtareve te lart në burg

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        Mire e ben analizën, por Pavel Korcagini i Gorkit, nuk eshte heroi i procesit te Laipsigut qe u kthye nga i akuzuar ne akuzues.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashi

          Një vërejtje do të t'a bëj , zoti Ylli . Ai që , nga i akuzuar , u kthe në akuzues , ka qënë bullgari Gjergj Dimitrovi , që u akuzua nga nazistët se i kishte vënë flakën Raishtagut në Berlin . Sa për romanin "Nëna " të Gorkit , që ti me sa duket nuk e paske lexuar , ka krejt një përmbajtje tjetër që nuk ka fare lodhje me akuza e kundërakuza .

          Përgjigjjuni
          1. I
            I paemer

            Po faceliftin e Ahmetajt e ve re njeri? Ne Zvicer jane klinikat me te mira. Nrm , ka be prova te ndryshoje identitet dhe mbase dhe gjini por per momentin ka kap vetem Qimin. Sic thote dhe Tigri: ndiq parane!

            Përgjigjjuni
            1. f
              fisnik

              Ky është kryehajdut i ndyrë....nuk i falet Edi Ramës që e vuri zv.kryeministër,turpi më i madh që ka bërë një ndyrësira të tillë në atë funksion.....

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mokrari

                Po qe se drejtesia jone do te beje te penduar nje monster te tille qe sa ishte ne pushtet e vodhi,e shkerlleu duke I kthyer zyrat e shtetit ne burdello,u pasurua dhe tani duhet ta falim kete plehre qe ri dhe vishet firmato me leket tona atij duhet mare dhe qindarken e fundit dhe te varet prej KOQE ne sheshin SKENDERBEJ kete njeri me te gjitha veset e nje MONSTRE por te vjene keq qe opozita ngrefet kur flete Brockville per veten e vete duke quajtur veten viktime ne nje ky plehre I kishte vete leket tona dhe I perdori si I deshi dhe tani duhet ta falim se po flete I erdhi goja MEMECIT,ai duhet te flase dhe te dorzoje gjene e vjedhur dhe te mare denimin qe meriton po e pranoje ZVICRA nje hajdute qe I ka bere keq popullit vete ta gezoje nje ARSEN LUPEN TE RRI SHQIPTARE.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  C'do tete e mr shume gjen sate dhjesr cc

                  O Yll po si mund ti thuash djale nje tugu me mut more i uruar , po kjo fjale ka edhe dinjitetin brenda qe ky bajge nuk mund te kete ne asnje qelize te tijen . Tigri i kethyer ne mi eshte i denje per te qene pjese e shokve te tij ne upodhite , andej mungon 200% dinjiteti e burreria se e kane mgrene me mur qysh ne krye te eres , e ke parasysh tigin ato kohe mbasi dha intervisten para Blendi Fevxiu

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tani, Canada

                    Ky palo qelbesire nuk vlen me.. Derisa te kapet dhe te galbet ne burg keto gjera dk neje.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur Hajdutet therrasin "Kapeni Ahmetajn"

                      Drejtesia kudo gjetke ish-zevendes-kryeministrit qe flet per afera korruptive skandaloze, do ti kishte ofruar Statusin e Deshmitarit e mbrojtje, por kurrsesi kjo Drejtesi e ketij pusht-Shteti Rama qe nuk e do neper kembe Ahmetajt qe vajti ta arrestonte vetem kur u bind se kishte kaluar kufirin. Ato qe thote Ahmetaj ne salle te gjygjit jane GJYLE ne koke te Pushtetit e Drejtesise kjo eshte njesoj si ti bjere mbi koke te saj.

                      Përgjigjjuni
                      1. Dhjaret e sufllaqes, nuk thine një llaf per 100miljonet e tunelit e AKSHIT. Ose Inceneratorit të Tiranës. Mirë Tigri është mut po I gjatë ca është, thes me mut? Apo Mut Muti?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Ko

                          Gylli Pata kka shkruar?! Vete Gjylli Pata?!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje