Olta Xhaçka reagon ndaj deputetes së PD: Do shumë guxim të flasësh broçkulla, të mirëpresim te bujtinat

29 Prill 2024, 20:48Politika TEMA
Olta Xhaçka reagon ndaj deputetes së PD: Do shumë guxim të

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme dy deputetet Sorina Koti nga PD dhe Olta Xhaçka nga PS, të dyja përfaqësuese nga rrethi i Korçës kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën.

Ligjvënësja demokrate ishte e para e cila deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën.

Koti shtoi se deputetja socialiste dhe kryebashkiaku i Kolonjës përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.

Nga ana tjetër Xhaçka ka replikuar duke thënë se “do vërtet guxim të flasësh broçkulla”, ndërsa tha se ndërtimet dhe investimet nuk janë në dëm të qytetarëve të zonës.

Sipas saj, Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër, ndërsa në përfundim e ftoi Kotin duke thënë se është e mirëpritur në bujtinat e zonës.

Replikat:

Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja  e PS, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.

Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritare si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.

Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.

3 Komente

  1. F
    Fat man

    Shoqja Koti je pjese e nje partie koti, ndersa Xhacka e di se Kolonja ndodhet ose ne Butrint ku ka pervetesuar siperfaqe nga Paku Kombetar i Butrintit apo ne Ksamil ku ka prona me dokumenta te fallcifikuara dhe po i zhvillon ne te "mire" te qytekareve dhe te Albanistanit qe drejtohet nga Sulltani Ramut.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Xhacka paska qene lubi per te vjedhur..ne fillim i vodhi burrin e martum asaj tjetres, pastaj vodhi ne ushtri, vodhi tokat andej nga himara, ja dhe llixhat e leskovikut.Ptu hajdute

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leon

        Xhacka hajdute e paskrupullt, po prish imazhin e PS.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje