Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë

31 Mars 2023, 16:24Politika TEMA

Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për akuzat se ka marrë para nga kompani “off shore” të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Sipas Kryemadhit nuk ka pasur edhe nuk ka llogari bankare jashtë vendit.

"Jam sot në këtë deklaratë për t’ju treguar disa të vërteta. Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbisë duke falsifikuar dokumenta bankare. 

Ja se çfarë thotë artikulli: “Vuçiç më pas pretendoi se kundërshtari I tij kishte fshehur pasurinë e tij në mënyrë të paligjshme në banka në mbarë botën dhe parashikoi se më shumë detaje do të dilnin së shpejti. Gjashtë ditë më vonë, gazetat pro-qeveritare serbe filluan të botonin histori rreth llogarive të supozuara të kundërshtarit të Vucicit në offshore. Për dy javë, akuzat për milionat e supozuara të kundërshtarit të Vucicit dominuan titujt kryesorë të gazetave. Gazetarët pohuan se kishin prova se llogaritë ekzistonin, komentuesit u shprehën se kishte  pastrim  parash dhe evazion fiskal, ndërsa zyrtarët kërcënuan me pasoja. Dëshmitë e mbledhura nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues sugjerojnë se raporti i falsifikuar i bankës është krijuar nga Tal Hanan, një ekspert izraelit i eksplozivëve që shet shërbime dezinformimi.”

Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht I njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët. Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere. Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit. Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.

Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: INCENERATORËT!

Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja.

Ndaj paratë për inceneratorët nuk ndalojnë. Sepse ndaj, Erion Veliaj paguan cdo ditë inceneratorin e Tiranës, që ju e keni parë me video se Aty mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digje, por vetëm hidhen kapic në mënyrë primitive. Sepse, me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihen media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofrojnë shërbime nga më të dyshimtat. Megjithatë, Ju rikujtoj edhe njëherë se, me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se cfare e pret. Ashtu sic I kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investimigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin Opinion, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij!", u shpreh Kryemadhi. 

9 Komente

  1. b
    bile - bile as Thesarin se vodhi burri ksaj

    jane llafe pazari me jaho .kte dhe xhuxhin e njeh tashma tan shqipnia . nuk jan kta Hajdytet me te ndyre te Shtetot Shqiptare nga ata ,qe te marrin rubla ruse , c'i dun mer jaho ? kta kan 32 vjet qe vetem vjedhin Thesare buxhete prona etj etje tj qe te gjith i dijme . Edhe nqs ka marr noj dor te vogel e ka perdor per Operacionet plastike jo per me iu bo e paser . po Vilen e ne Lalz ku e gjeten kto ? Pse kan frike ta deklarojne paret dhe tapine e Viles ne Lalz kto mer hej ! Kulmi kush i mba ala jashte kta e akoma me skandaloze ne politike me parti ! haaaaaaaaaaaahahahaha Wahnsin ..............geht's noch !!!!!

    1. k
      k

      Një baxhellë shurr-ufull .

    2. T
      Tre femije ne londer me studime me pare borxhe

      Leri fjalet bla bla bla per te kamufluar kontot e publikuara nese nuk eshte e vertete shko ne prokurori paditi per shpifje ....

      1. D
        Drejtesia qe Hesht

        Shura me plot gojen.I ka bere vete dhe akuzon te tjeret,kjo eshte nje nga femrat me te ndyra te ketij vendi,strumbullari i te gjitha te keqiave qe jane zhvilluar rreth famozit,te shoqit te saj.Kjo eshte marre me te gjitha pislleqet qe kane ndodhur ne kete vend,qe nga koha qe udhehiqte FRESH-in e deri me sot.Nuk e kuptoj akoma nese do te duhen te tjera pislleqe te kryera nga ky cift qe te kujtohet drejtesia.

        1. H
          Hypesi I cmendur

          kur meediet shkruajne per ramsin jane te verteta, po keto medie kur shkruajne per kokemadhin nuk jane te verteta munika kurva I quan shpifje

          1. L
            Lutfi

            Mona! Me qafsh mu! Trego i cike si e ke rraf Nora Malen, se nuk te dha pjesen, qe te takonte dhe si i kerkoje administrates te plotesonte formularin e aplikimit per anetaresi ne LSI dhe se si ju dhe urdher te derdhnin ne banke nga 50000 leke te vjetra secili perpara fushates per zgjedhjet e radhes....

            1. M
              Martin

              Tani eshte e vertete qe Mona i ka mbyllur te gjitha llogarite se u zbulua. Por duket qe ka paguar mire per te mbyllur gojen e SPAK-ut.

              1. a
                alphade

                S’ke pare gje akoma moj kokemadhe !!??

                1. r
                  robi

                  Flitet se levizjet me canta te parave te Nafije dybekut i menaxhonte sharebajga e haremit te Jales, Elona guri turikali, drandja e mirdites dru me pre, surratmalokja qe ta ben kopilin dhe ta le tek dera, qe ti ve breket ne koke. Kete sharebajge mos ta kesh ne lagje e jo me antare keshilli bashkiak se do ta ktheje keshillin ne nje kabare si tallagjare e leshelise qe eshte.

                  Lini një Përgjigje