“Kush ka qenë spiun t’i hiqet mandati”, Balla: Të hapur për propozimin e PD, duhet t’i japim zgjidhje

31 Mars 2023, 11:07Politika TEMA

“Kush ka qenë spiun t’i hiqet mandati”, Balla: Të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se socialistët janë të hapur për të diskutuar me opozitën lidhur me ligjin e “Dosjeve të ish sigurimit të Shtetit”.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.

Përdoret një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që merr vendimin përfundimtar që të mos jesh i zgjedhur apo të emërohesh në pozicione shtetërore. Të bëjmë bashkë propozimin tonë dhe të opozitës. Propozimi ynë është i hapur për t’u diskutuar bashkë me atë të PD.

E rëndësishme është që pas 32 vitesh duhet t;i japim zgjidhje. Sot po them që jemi të hapur të diskutojmë me opozitën,e  rëndësishme është rezultati përfundimtar. Mekanizmi ynë që kur dedektohesh humb kur je zgjedhur dhe pozicionin që ke marrë. Sot është moment i rëndësishëm kur ka konsensus. Sot mund të them me zërin më të lartë të mundshëm se jemi në prag të përmbylljes.

Njoh si pakicë në Kuvendin e Shqipërisë grupin parlamentar të PD. Grupi më i madh rezulton ky grup. Mos harroni, ka një rregull në politikë, nuk e zgjedh dot kundërshtarin”, tha Balla.

5 Komente

  1. s
    shoqeri moj te kam dhjere,qe nuk u bere trime asnj

    Vazhdo te tallesh bythen dhe ti me shqiptaretme kete mender liste te ish spiuneve qe jeni zene kaps, ti pioneri i thekur i enverit,bujtesi badjava ne hotelet e paligjeshme te hysebelliut dhe tani komunist i pasur dhe ´´demokrat´´.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leon

      Fytur bytha jep.leksione per spiunllikun. Bojkotoni zgjedhjet o njerez,keta si te.majte e te djathte apo ne mes,nje mut Jane. Vec te vjedhin,keshtu qe sja vlen te besh tifozllik per asnje krah politik

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fazlliqi

        No No No thuaje ti hiqet mandati dhe atyre si tani nuk jane aktive por ishin me perpara, ligji te kete fuqi para dhe prapa vepruese, te ju hiqen privilegjet , kjo eshte barra me e rende dhe se do i ndjeke shqiptaret ner breza duke paguar privilegje te te qenurit deputet ministra e shume e shume te tjera , tani si vodhen dhe shkaterruan te shkojne ne shtepi te pa ndeshkuar , eshte shume vone , populli kerkon konfiskim pasrish dhe heqje privilegjesh

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Fatosi i Partise ishte vec Pionier i Enverit....lol

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeqo Pilafi

            Shoku i lavdishëm Balla, unë kam një mendim që shpresoj se do ishte një zgjidhje rrënjësore dhe përfundimtare dhe po ashtu, besoj ty do të kënaqte shumë: Pordhlamenti ynë i ndritur të shpallte një moratorium, i cili si afat përfundimtar për hapjen e dosjeve të caktonte "ditën kur spiuni i fundit do të vdiste." Si ide për këtë mendim, (i cili besoj se do pritej me brohoritje nga soji i spiunëve, sidomos tani në prag zgjedhjesh) shërbeu data e çlirimit të Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, e cila u caktua mbi faktin që " më 29 Nëntor 1944, Gjermani i fundit kapërceu gardhin".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje