Lidhjet ruse të Kryemadhit, Balla: Është prekur siguria kombëtare, duhet t’i sqarojë këto çështje! Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA

31 Mars 2023, 10:48Politika TEMA

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Balla: Është prekur siguria

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Balla deklaroi se Kryemadhi duhet të kishte dalë e të sqaronte pasi kanë dalë aksionerët që janë në listën e zezë të SHBA.

“Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe lidhet me faktin se edhe Shqiopëria ka qenë vulnerabël dhe target i penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka, off-shore që financonin parti politike apo politikanë të caktuar.

Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plot, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Raste të tilla janë zbuluar. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende.

Kryemadhi duhet të kishte dalë e t’i sqaronte. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente tëe tilla. Kanë dalë dhe aksionerët që janë në listat e zeza të SHBA për shkak edhe sanksioneve të vendosura pas agresionit rus dhe më e rëndësishme është subjekti i deklarimit.

Në cilin vend të Europës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshortë e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off-shore. E mbani mend çfarë tërmeti shkaktoi emri i një politikani në llogaritë bankare të off-shoreve në Panama, shumica e politikanëve dhanë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese nisën menjëherë hetimet, në rastin tonë Prokuroria.

Unë mendoj që është prekur siguria kombëtare. Kur je në shoqëri tregtare ku marrin pjesë politikanë të lidhur me Putin, kjo është e rëndë”, tha Balla.

 

4 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Jeni te djallosur te gjitha palet ndaj nuk u flet zemra per nje gje qe ka dale ne drite te diellit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Pse nuk kerkoni qe Komisioni figurave ne Parlament te hetoje, nderkoh te aktivizoje SPAk te filloj hetimet? Ky eshte shume rast flagrant, keta persona nuk duhet te jene ne Parlament, duhet te izolohen sa me pare, burgu eshte zgjidhja e vetme.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jari

      Fol o Taulant fol se Dumani flë se s' ja mba nga Likja, po si ka mundesi që këta mender Analistash si; Tan Hoxha, Mis. Klodi Llalla (TIKU ), etj, etj, pse nuk e thoni troç që shkellet ne kallo Monika Kryemadhin me ato parate Ruse dhe ajo ju pergjigjje me nje karikatore " karamele ", ku u keput peri aty ku s mba te Roja i shketë. Gri o Taulant Palla gri !

      Përgjigjjuni
      1. b
        bALLA-bALLA-Pioner i Enverit

        o Balla...Ballla;Me demek do te dale Monika Karabuca dhe do te "Pranoj" se ka Marre Para nga Russia???Apo edhe ndonje Shtete tjeter Qofte??? 1-Ku eshte Prokuroria Shqipetare???????????????????Apo shikojne te Denojne ndoonje Hallexhi qe shete Perime "PA DOKUMENTE"..te rruga e Kavajes???????????????? 2-Familja Meta -Kryemadhi jane nje Familje Mafjozesh-Politike qe te Shesin , dhe te Vrasin...FAKTE KA PLOTE..pse nuk i Hetoni????????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje