Premtim i Këlliçit për transport publik falas, Kulluri: Shfaqje mediokriteti, ka 0 shanse që të fitojë bashkinë e Tiranës

30 Mars 2023, 20:30Politika TEMA

Premtim i Këlliçit për transport publik falas, Kulluri: Shfaqje

Analisti Ervin Kulluri foli edhe për kandidatin e “Foltores” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

I ftuar në studion e “Newsline”, ai tha se Këlliçi nuk është një vlerë e shtuar e PD dhe se ai nuk është kandidat i PD, por e pjesës së elektoratit që mbështet Berishën.

“Këlliçi është kandidat i “Foltores” dhe jo i Partisë Demokratike. Këlliçi përfaqëson një pjesë të elektoratit të PD që mbështet Berishën.

Këlliçi nuk ka bërë asgjë ndryshe nga Berisha apo Basha, ka qëndruar njëherë pas njërit dhe më pas pas tjetrit. Këlliçi nuk është një vlerë e shtuar për PD. Në momentin që votuesit e PD janë të përçarë, propaganda nuk e kalon dot realitetin.


Të gjithë flasin për atë që nuk janë dhe jemi në këtë situatë ku njerëzit dëgjojnë gafat e Big Brother, sesa të dëgjojnë politikanët. Unë parashikoj një bojkot masiv në këto zgjedhje. Elektorati gri po bëhet akoma edhe më i madh” tha Kulluri.

Në lidhje me premtimin e madh të këtij të fundit për transport publik falas, Kulluri tha se kjo është një shfaqje mediokriteti, duke shtuar se ai e bën këtë pasi nuk ka mundësi për të premtuar diçka reale.

Sipas tij Këlliçi ka “0” shanse që të fitojë bashkinë e Tiranës, por në rast e fiton ai diku do t’i marrë ato lekë duke i shtrenjtuar shërbimet e tjera.

“Unë shoh si një shfaqje të mediokritetit. Ai është në pamundësi për të premtuar diçka reale dhe gjëja më e thjeshtë është të hedhin shashka.

Për mua Këlliçi ka 0 shanse që të fitojë, por edhe nëse zgjidhet, diku do i marri këto para. Do shtrenjtohet pastrimi apo uji. Premtimi  që do ishte real, operatorët do të punojnë falas.

Ky nuk është një premtim, është diçka qesharake. Ajo që duhet të bënte Këlliçi është se si do ta përmirësonte më mirë një shërbim publik.

Nuk ka të djathtë që nuk beson të tregu i lirë. Dhe në tregun e lirë nuk ka asgjë falas,” u shpreh Kulluri

 

3 Komente

  1. k
    krrici fariut

    jevgu krrici,e ben autobuzin e bathores pa leke dhe do kenaqen cecenet duke bere xhiro,mire eshte te bej edhe autobuza me dreke qe te mos zbresin gjithe diten

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miradije Hoti

      Eshte ceshtje ekonomike ketu ne Luxembourg treni ,trame ,autobus brenda territorit eshte falas ( ne pamje te pare por asgje nuk ka falas ) pasi e paguajme ne cmimin e karburantit ne taksat ku 42- 46 % e rroges iken te shteti dhe ne na ngelet gishti mezit termi (falas )nuk egzistone . Ne Shqiperi shteti bene mire te vjeli taksat se gjithecka eshte ne te zeze dhe ti shpjegoje pensionistit cfare eshte ekonomi participative dhe si paguhet pensioni se kam degjuar qe njerzit kerkojne rritje pensioni kur nuk paguhen taksa shteti nuk eshte lope qe e mjele por institution qe distribué taksat e mbledhura dhe per kete eshte fajtore. Ne Danemark nje studente qe paguhet me burse shteti paguan takse dhe kur e pyete thote : Duhet edhe une te participé duke paguar nje shume simbolike takse ne shtete Me kujtohet nje shprehje e Macron kur tha : Edhe ne toilettes te fshiheni do tju gjeje per t'ju mare taksen . Ndersa per Gabel Kellici ky jo vetem qe nuk ka shance per te fituar Tiranen por do bente mire gjente nje pune te ushqehesh me ndershmeri mos ti qendroje pas pleqve 80 vjecare

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Ama e tha ky Kulluri, deficent, direkt do dali e kunderta , fiton Belindi Ky Kulluri eshte idiot fare , ky eshte krijese pa IQ , eshte hajvan fare . Ky ka vetem ligesi akrepi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje