Roland Bejko: Kandidatët e PD për bashkitë po largohen nga presioni i Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen

30 Mars 2023, 18:36Politika TEMA

Roland Bejko: Kandidatët e PD për bashkitë po largohen nga

Kandidati i Partisë Demorkatike zyrtare, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës. I ftuar në ‘Studio Live” në Report Tv, Bejko shprehet se ndaj tyre ka një presion shumë të madh duke i thënë “hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes”.

“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju”, tha Bejko.

Përballë gazetarit Arbër Hitaj, ai ka zbuluar edhe disa “të pathëna” nga mbledhja e stërzgjatur e Kryesisë ku u konfirmua kandidatura e tij për Tiranën në 14 maj. Ai tha se nëse ai nuk do e pranonte propozimin, Enkelejd Alibeajt do jepte dorëheqjen dhe se “vula rrezikonte” t’i kalonte Sali Berishës.

“Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, shtoi ai.

Bejko zbulon edhe propozimin e tij, për 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, që të kishin një “primare” me njëri-tjetrin dhe kush dilte i fituar të ishte kandidat i PD-së zyrtare për kryeqytetin në 14 maj. Mirëpo, shprehet se një propozim i tillë, nuk gjeti dakordësinë e asnjërit.

“Njëra që e donte vetëm këshillat Bashkiak dhe tjetra që të hyhej në zgjedhje me të gjithë kandidatët. Mirëpo, meqë PD më shumë se një vit ka një sulm prej Berishës, një dhunë verbale dhe fizike që 8 janar, fjalori i ashpër i Berishës, gjuha pret më shumë se vetë plumbi apo guri. Në këto kushte erdhi propozimi im, unë i kërkova që një nga drejtuesit e lartë, Tabaku apo Bardhi të bënin një sakrificë dhe të futeshin në garë për bashkinë e Tiranës, fakti që dorëhiqesh tregon që e ke seriozisht kauzën dhe ngroh entuiziazmin. 

Ata nuk pranuan, preferuan që të mbajnë detyrat e tyre dhe patën qëndrime krejt ndryshe nga kryesia, njëri thonte kandidat për bashki në zona të pjesshme, ku mendohet se do fitonim, nga ana tjetër ishte Tabaku dhe disa deputet të tjerë që të futemi vetëm me Këshillat”, shtoi Bejko në Report Tv.

Vendimin për të mos dalë me asnjë kandidat për kryetar Bashkie, Bejko thotë se do të ishte një asimilim i Partisë Demorkatike, prandaj tha se mori përsipër një detyrë të tillë, pasi nuk mund të pranonte që kjo forcë politike ku ai ka dhënë shumë kontribut, të kishte këtë fat.

"Jam kundër, nëse futesh vetëm me Këshillat, t’i asimilon partinë, se nuk ka një udhëheqësh, që të organizojë fushatën dhe të mbledhë votat dhe kështu, duhet një dikush ta udhëheq fushatë, meraku është rezultati në fund, por ne nuk jemi për rezultatin në fund, nuk jemi ndarë me palën tjetër ish PD për çështje rezultati, ne jemi në pozicion mbrojtës që PD të mos mbetet në duar non grata. 

Të thuash Berisha do na anatemojë pas humbjes? Ca kuptimi ka? Dhe andej dhe këtej, ta kemi mirë me amerikanët dhe pastaj jemi dhe me Berishën, kjo nuk shkon. Nëse do ishte futur logoja e PD, do konkurronin 4 flamuj të majtë, Rama, koalicioni i Ilir Metës, do ishte Arlind Qori, një parti e majtë dhe Endri Shabani, nisma Thurje, ky është thelbi i konfliktit”, shtoi Bejko.

Fakti që është një gjirokastrit në garë për Tiranën nuk e sheh aspak si një disfavor. Ai solli disa shembuj si Rishi Sunak në Britani e Madhe një indian në si kryeministër apo modele të tjera në shtete të tjera në botë.

“Berisha i bie që të mbaronte universiteti dhe të shkonte në fshat, edhe Nardi të hapte një servis makinash në fshatin e tij, unë kam 18 vjet në Tiranë, banoj këtu dhe jam pedagog këtu, kam qenë drejtues i lartë në Ministri të Brendshme, themelues i shkollës ASPA, drejtor i pushteti vendor dhe i integrimit, pastaj shkova nga Ministria e Jashtme pedagog.

Dhashë dorëheqjen se ishte një kaos total. Britania e Madhe e ka kryeministrin jo anglez, SHBA vendosi një president me ngjyrë, në Skoci po ashtu dhe ta kesh këtë mentalitet tregon se je shumë i vjetër, Tirana është kosmopolite dhe të drejtën e ka kushdo. Do kullosja lopët në Lazarat? Unë mbarova shkollën për të dhënë kontribut këtu”, deklaroi Bejko.

32 Komente

  1. D
    Dardan

    Roland te pershendes. Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi do ta shkaterrojne PD-ne zyrtare per te rikthyer Berishen ne krye te saj.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Jorida Tabaku eshte frikacake, po ta shikosh ne cdo moment eshte e acaruar. Ka frike se do humbasi karrieren ne Parti. Prandaj nuk e shkeput asnjehere lidhjet me Saliun dhe njerezit e tij. Eshte njesoj si Salianji, nje fshatar i lyer me vazoline. Njerezit e acaruar, jane njerezit e pasigurte, kane frike ndaj edhe bertasin gjithe kohen. Nje njeri me llogjike flet shtruar, me argumenta. Ndersa Gazmend Bardhi, per hir te vertetes i ka dale perballe Saliut, dhe gjithe foltores ne studiot e gazetareve te Saliut, kudo. Ne kete moment eshte njeriu me i forte i PD.

      Përgjigjjuni
      1. p
        paemer

        o loqe berishen se kthen as tabaku as bardhi (qe jane vari leshte gjithsesi) berishen e kthen elektorati qe ai ka ne pd (a bejne mire qe e votojne apo jo kjo eshte ceshtje tjeter).....perderisa sjeni ne gjendje te krijoni fryme mos u merrni me berishen se eshte shume e thjeshte te thuash berisha keshtu berisha ashtu ,fakti eshte qe askush nga ju sdel te kandidoje perballe berishesh per PD ,pse ndodh kjo ........sepse dhe ju vete e dini qe skeni asnje shans ,berishen mund ta akuzosh per njemije gjera por parazit politik si ju ska qene kurre .....

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          jo mo pa emer komunist saliu ja kalon edhe enveri per elektorat,populli cecen e do ate mut muti

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Berisha eshte antivlere. Prezenca e tij i ka bere dem te madh vazhdimesise se shqiptareve. Cdo "rivlersim" i kesaj monstre vonon te ardhmen e femijeve. Sa per vota e politike historia ka treguar qe votat dhe ndjekesit nuk jane baraz me cfare eshte e drejte apo cfare eshte e duhur.

            Përgjigjjuni
        2. t
          titi

          Prisni e shikoni, ne sandazhin e radhes Roland Bejko do te radhitet i 2, kurse ne te tretin do te kete ngushtim diferece me Erion Velian.

          Përgjigjjuni
        3. D
          Drini

          Landi mos u terhiq. Saliu eshte ne grahmat e funnit.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Edhe unë jam me ty Drini ! Bejko është një kandidat potencisl për kryetar të PD . I kompletuar në edukim e arsimim por dhe trim . I duhet opozitës një i tillë .

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bozhigradi

            Nje miku im, duke perdorur foton e ketij personit, kishte shkruar dicituren: "Tre qime per nje koke jane pak, por kur gjenden brenda ne texheren me gjelle jane shume."

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              Un do votoj per ty.

              Përgjigjjuni
              1. T
                The truth

                Drini, dorian, destan, dule, dushk, mos u merakos fare se nuk terhiqet Rolandi. Si tha Ramiu, ka cecua bicak. As ne mendje nuk guzon te mendoje doreheqjen.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tanguli

                  Se beri dje do ta beje neser dorheqjen Alicingia

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kryetari I Shoqates PD me vule

                    Shyqyr qe je ti o Bejko se do kishim humbur shoqaten dhe kryetarin ne te njejten kohe. Hajde corbe hajde...ndonjehere eshte me mire qe njeriu te most Flasi fare se te dali me keto budadalleqe qe edhe sikur te jene te verteta duhet tw rrine ne ate dhome e nuk duhet te dalin ne publik. Suksese ne zgjedhje.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kryetari I Shoqates PD me vule

                      Shyqyr qe je ti o Bejko se do kishim humbur shoqaten dhe kryetarin ne te njejten kohe. Hajde corbe hajde...ndonjehere eshte me mire qe njeriu te most Flasi fare se te dali me keto budadalleqe qe edhe sikur te jene te verteta duhet tw rrine ne ate dhome e nuk duhet te dalin ne publik. Suksese ne zgjedhje.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kryetari I Shoqates PD me vule

                        Shyqyr qe je ti o Bejko se do kishim humbur shoqaten dhe kryetarin ne te njejten kohe. Hajde corbe hajde...ndonjehere eshte me mire qe njeriu te most Flasi fare se te dali me keto budadalleqe qe edhe sikur te jene te verteta duhet tw rrine ne ate dhome e nuk duhet te dalin ne publik. Suksese ne zgjedhje.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vk

                          Ju jeni ber te gjith per te qar dhe per te qeshur.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            Ik e xhaje a futja anej nga Gjirokastra ti ke keqen se hallet e Tirones I qajme vete ne.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              BENI

                              VAZHDO TRIM... JEMI ME JU

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pd e ndrydhur po ka akoma burra .

                                Roland te kam xhan mos u terhiq nga gara Sali haleja shpejt a von do te dorzohet si ceco se eshte ne lufte me Ameriken . Landi nuk kam votuar kurre per pd e shkaku i vetem ka qene Saliu me nje nje surrat prej ujku te uritur po ti po me detyron qe te votoj per ty , po u terhoqe do te thote qe i ke merituar ata grushtat me 8 janar . Roland per demokraci jemi te gjithe po qe te jete simboli i saj Sali qen Berisha me Flamur Kriminel Noken une e per sa mund te bind se kam edhe soj te gjere , kurre po kurr rr rr e nuk jam dakort dhe do te lejoj persa me pyesin .

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eni

                                  O Landi na jep alternativen qe ke...leri llafet.....cfare do I afrosh Tiranasve....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lazarat o Lazarat na e more Saimirin ne qafe

                                    Po ky surrati i shemtuar c'pune ka me Tiranen? Pak katunar e malok ka k'tu? Jepi noi pune te Tema se boll na e veshtirosi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Optimisti

                                      Roland Bejko votat tona jan per ju edhe sikur te humbasim ne jemi te fituar me ju. Landi ju jeni qendrestar dhe do qendroni deri ne fitoren e vertet te demokracise.Te shporrim faren e keqe qe jane sali berisha, ilir meta, dhe ky shal gjati qe ben triqe mos e keput. Landi ju mbeshtes me gjithe fisin. Respekte pa fund Z.Roland Bejko

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Beu i fshatit Lapardha

                                        Ky fudërrina e ka rjepur PD që né lindje. Berisha e ka rritur qenin dhe tani qeni perpiqet ta kafshojë, dhe do ta kafshojë sepse prandaj eshte qen. Privilegjet e tij nuk i ka patur kush ne Gjirokaster, i ka prere shpata ne te dy krahat sepse eshte dhe nip ne Lazarat, nipi i Dash Alikos prandaj dhe kakarizet. Saliu e ka rritur duke e ushqyer me gjellé qenesh dhe prandaj dhe e kafshon. Nje mut jeni krejt nga Saliu dhe deri te miu. Prandaj banda e Rilindjes sundon e gllabron, lulzon e ndriçon sepse ju jep nganje kockë dhe ketyre qenve zagar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arben

                                          Zoti Bejko do te suportojme me te gjitha mundesite qe e kemi ....... Respekt per ate qe po beni per te djathten

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fat man

                                            Po cfare te presesh nga nje manikin duket si Fontomasi, apo si nje kukull e bere me dyll per te trembur miletin ne diten e Halloween. O Bejko o nipi i shefit te droges ne Lazarat, Dashnor Alikos, ti nuk fitove si deputet ne Gjirokaster ku duheshin 1500-2000 voto pretendon Tiranen, po ik edhe pirdhu ore koke qip.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Korcari

                                              Roland!Qe do te dalesh i fituar nga ky kandidim e di dhe Enkelejdi.Jo se do te zgjidhesh kryebashkiak.Do te ndani leket qe ju dha qeveria. Po nderin me te madh o Roland po ja ben Rilindjes dhe Erion Veliajt.Do te ta dije per nder tere jete dhe nga kjo do te kesh edhe perfitime te rjera.Nuk do te jete cudi we te te marre si drejtor ne zyrat e Bashkise. Prandaj jepi Roland

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                paemer

                                                keq apo mire saliu eshte realitet brenda PD ,ka vota dhe keta e dine shume mire ,e dine edhe qe do humbin ,a eshte dicka pozitivie qe saliu ka shumicn ne pd ,sigurisht qe jo ,por eshte fakt ,saliu mundet kur te humbe zgjedhjet e pergjithshme pas dy vitesh or mik deri atehere ,skeni cti beni .....keto idiotesirat pasat non grata e lesh epresh skane fare rendesi tek votuesi injorant shqiptar ....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gezimi

                                                  Sa mire qe paske pranuar kandidimin mor kok-Bole se do na dorehiqej pastaj Alo beu e di mbetej Vula ne duart e Pushtetit...per t'ja varur pastaj serish atij te dorehequrit Basha me VKM.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    altin

                                                    ky tipi eshte ast unik ne historine e votimit ,hyn ne zgjedhje duke e ditur 100% qe ne fillim qe ska asnje shans dhe kete e pranon po vete duke thene qe do ikte alibeaj po mos pranonte ......lot lot

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      L.H

                                                      Fatkeqesi!Me kete nivel kAmentuesish ,shumica 'koqevare' kamikaze te SS-Serbit Sali.Nuk arrijne as ta imagjinojne pa le kuptojne se dy shkronjesi 'PD' ( DEMOKRACI)nuk ka per te qene kurre me pas 30 vjetesh sinonim i emrit krriminel S A L I ! Nese nuk e shpetojne simbolin' PD' ky Bejko kush mund ta shpetoje nga kreret e bandes Flamur Noka,Salinjane klevis Ballinj e SALI!?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        PISLLEK POLITIK

                                                        Eshte e qarte qe duan ta zhdukin PD dhe ne vend te saj te jete Nevojtorja e Berishes.Nese Basha,Alibeaj jane inaktive dhe Bardhi me Tabakun jane aktive pro Nevojtores c kuptim ka te kete PD? Bejko se ka kuptuar ende qe kupola ka tradhetuar demokratet proamerikane dhe eshte pro Nevojtores.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Debila

                                                          Duan ta shesin partine por pa rene ne sy te Amerikes

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje