Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri flet para Senatit: Do forcoj punën e nisur nga Ambasada e SHBA në Tiranë për reformën në drejtësi

30 Mars 2023, 17:42Politika TEMA

 

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri flet para Senatit: Do forcoj

David Kostelancik, i përzgjedhuri për të marrë detyrën si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri, mbajti fjalën e tij në Senatin amerikan. Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të Shteteve të Bashkuara, luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se bazuar te eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri, është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë.

“Është një detyrë e rëndësishme dhe për shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Reforma në drejtësi do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara drejt institucioneve europiane. Unë do të forcoj partneritetin me Shqipërinë, e kam ndjekur marrëdhënien që ka krijuar stafi i Ambasadës amerikane në Tiranë për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e sulmeve kibernetike nga Irani. Ne duhet të forcojmë pra mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve, edhe në të ardhmen.

Për të mbrojtur infrastrukturën online të shërbimeve qeveritare shqiptare. Unë do ta forcoj klimën e biznesit në Shqipëri për të nxitur investimet amerikane, për të krijuar një treg transparent për investime të reja. 

Shqipëria po bën progres në rrugën e integrimit euro-atlantik, nëse unë do të konfirmohem nga Senati, do të kem nderin që të ndërtoj mbi bazën e eksperiencës time 30-vjeçare, forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju falenderoj për nominimin dhe jam i hapur për pyetjet tuaja”, tha Kostelancik.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

19 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Me mbaresi per te gjithe... shpresojme!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Çfarë epiteti do ti verë Berisha këtij? David Kostelançik. David ....?.... Pa-Vid....... La-nçik, apo s'la nçik, i vodhi të gjitha bashkë me Ramën...................................................................................................Bëhu gati David !

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hmmmm

        Hajde verja dhe ti shkelmin e fundit ketij vendi te mrekullueshem me hajna te pangopur si politikanet dhe pasardhesit e tu.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Te qafsha moj Kimete….cna bone!

        Përgjigjjuni
      3. m
        mirel

        Kujdes nga “Non Grata “

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ambasadoret nderrohen,por per "legjendarin" tone n

          Me reformen ne drejtesi keq e ka me Berishen.Ka per ti gjetur lidhjet me Sorosin.Cudi e madhe,nuk u gjet nje ambasador i hajrit per Saliun,ne gjithe ate Amerike.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            Pas ambasadores se suksesshme amerikane Yuri Kim, miqte e vertete shqiptare po te prsin i dashur David Kostelancik!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zzz

              Sa do gezohet salihi dhe agushi per ardhjen e ketij zotnia Ambasador

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drini

                Deri tani Juri Kim eshte ambasadorja me e suksesshme. Boll qe II thyeu hundet derrit te trapojes, sali qen shiqires.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mali

                  Edhe ju Ambasdori i ri Si gjithe te tjeret do jesh i korruptuar Keshtu qe mos u mundo te vish

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Daj Sami me pampers.

                    Nuk kane besim me tek kokrrat e orizit, po rikthjne per te dyten here Davidin ne Tirane, por kesaj rradhe ne rolin e Ambasadorit. Eshte agjent i mirepregatitur i CIA-s, kete e tregon rikthimi i tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Amerika shpresa e vetme e Shqiptarve .

                      Ky do te jete ambasadori Amerkan qe do ti japi gditjen e fundit Sali qen Berishes e Ilir Mutmetaj . Ambasadori Lu vetem sa e shkundi Sali halene , Kim e diskretitoj ndersa Kostelnacik do tu jape goditjen e fundit e drejt e ne burg se qelben dynjane keta pisa politikane te korruptuar deri ne palce e kriminela .

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal Melyshi

                        Ju zotni Ambasador i Ri do pyesni sapo te shkelni token Shqiptare , c'deqin ka bo Ambasadorja Kim , qe fitoi respektin e Shqiptareve ; thjeshte dy fjale i corri masken Kryekiminelit te Tropojes Sali Berisha dhe bandes se tije. Shqiptareve i u eshte sos durimi 45 vjet me Diktatorin Hoxha , ku benin burg se degjonin Zerin e Amerikes , kurre se kane besuar se do kene ne krye per 32 vjet nje Kriminel si Saliu. Kontriboni qe Saliu dhe banda e tije t'ua hiqni nga zverku ketij populli te shume vuajtur. Ardhsh me kembe te mbare dhe pac suksese zoti Ambasador. Jui kim do mbahet mend gjate nga Shqiptare , zoti ja befte jete vetem drite dhe diell.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ina

                          E cfare ndryshimi solli ne jeten tende kur Saliu u be non grata ??? E cfare perfitimi pati populli qe ju u gezuat aq shume ?? Nje mut sepse politiken asnje nuk e kupton , prandaj hani nje mut te madh te gjithe dhe ngopuni me lugen bosh….

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Do e lejoj Opozita te vij ne Shqiperi thu e ?

                          KryeTerroristi i Bandes se Lirise saleh hamutaj qe eshte njikohesishte dhe Macharacha i Vicidolit mundet ta minoje Aeroportin e Rinasit ,per cdo rast ,kur dihet qe Bordellon e Dreqsise dhe Putanen Spak ,i ka pjestare te Bandes se vet ._ Sulmi i T-Ch ,eshte nji tregues i qarte i humjes se Kontrollit nga Mullai i Opozites ,sahek hamut mutaj ,duke i treguar te gjithve se ai , eshte Aktiv ,godet e s'kapet nga askush . _Shteti Shqiptare eshte tashme paralajmeuar .Ka fjal qe do fillojn shperthimnet me tritol .Shteti mos te flej por te Veproje e arrestoje Mullah sali hamutaj para se te shkaktoj Viktimat e radhes

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ATDHETARI

                            Rikthim si ambasador frymemarrje per BERISHEN

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ardi

                              Ky duket si killer????????, hajde ishalla me rradhe , Salen , koklopen dhe Ramsin , uqr se e vidhen kete popull

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Shyqyr me se fundi nje ambasador Amerikan ...qe nuk ka emer Kinez!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje