
Është tërhequr nga gara për zgjedhjet loakle të 14 majit, kanididati i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Sheta përmes një postimi në "Facebook", ku thekson se arsyeja e tërheqjes nga gara është që të mos i shërbejë përçarjes së demokraëve në zgjedhjet e 14 majit.
Reagimi i Shetës:
Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.
Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.
Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!
Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.
Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!
Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim bashkepunimin me Ilir Metën.
Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!
Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!
O sabah ik qiu me salen .do merni sallatorin.
Se kuptoj: Terhiqet nga gara kandidati i Alibeajt qe kritikon Berishen dhe ben thirrje: Votoni nen logon e PD !!!!!???? Kush i jep "dum" kesaj pune...a di te me thote njeri.....? Me logon e PD eshte i regjistruar Alibeaj, apo jo..?
Vërtetë mendojnë këta se mund të shkojë në votime njeri për këshilltarët? Kë mashtroni ju , demokratët? Pse nuk doli një i foltores të regjistrohej si kandidat i PD zyrtare? Po ja hidhni Berishës, ë? Në fund do dalin kandidatët e Foltores (thonë) dhe do bejnë thirrje që votoni këshilltarët e PD!!! U pika në bythë! Po si mund t'a bëjnë këtë ata kur ju intereson qoftë dhe një votë më tepër? Ju e shkatrruar gjithçka që ka lidhje me PD e vërtetë, mor të mjerë, ja dhatë PD Ilir Metajt.
Votat e PD y shkojn Alibeajt dhe jo mutajt florìrit. Se saleu ka pjreth. Po duhet pastruar akoma nga berishistët e mutant.
Mire e ke zoti shaban por mbas14 majit sala dhe kopuket e sales do te fusin derin dhe do te nxjerin ne ledhe koha do ta tregoj se sa do ti sherbej percarjes ky veprimi jot me mire thuaj me bene presion dhe nuk ma mbante suma te kandidoja.